Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Ardhmëria je ti- dy poezi nga Nexhat Bexheti

Ardhmëria je ti- dy poezi nga Nexhat Bexheti

Ardhmëria je ti

Lundrova përms fortunave

nëpër eqeane dhe detra

eca pingul mbi vargmale

nuk u përmbysa erdha

kam kalue edhe më tepër

se sa njeriu mundet

zjaret e qeta më prinë

arita në qytetin pa dyer pa dry

fëmiu qante në pragun e shtëpisë

do t’a ngrohë thesari

deri sa të kalojë nata

zjari i qetë i trupit tëndë

do t’a tejkalojë majën e mprehtë

të dihet se rrugët n’a prinë

kurajon e gjej në trupin tënd

trupi yt shtëpia ime është

syri yt i  gjelbërt si dëshira e shkretirës

buzët si vargmalet e Sharit

flokët si dujë kashte pas shpine

lodhja s’ta shtrembëron kurizin

vëmendjen me ndërgjegje të pastër

çmimi i lartë për një grua

jeta nuk të theu,i përjetove si vigane

si hero mbi fortuna tek ti do të ari

edhe pse i kalova ruget në terr

drita s’mu largoheshte nga syri

ajo i kujton fjalët e vjetra

se pranvera nis me shi

dhe se ditët lodhen luhatshëm

kujtojme ato orët qe s’kthehen

kur ishim bashkë nuk shiqoheshim në sy

do t’ë kujtojme se u deshtëm tinëz

por se akoma duhemi qëndrueshëm

si anija qe lidhet në liman me spirancë

që të mos i bëhet pre fortunës

në këtë vend fortunat zgjohen befasishëm

pëllumbi në dorë i iku Skifterit

grabitqarët befasojnë në pritë

edhe pse e kthej shpinën lamtumirë s’them

lundroj në detin e ëndrrave i cili është pa ngjyrë

në këtë det është vështir të notoj

ruga për te e dashura është e vështirë

nuk jam engjull me krah të fluturoj

jam njeri me dy duartë që të të ledhatoj

edhe sakrificat për ty i zbukuroj

nuk lidhem për ate që s’është e imja

ngase nuk kam boshllëqe në kujtesën time

shiqimin e kam të pastërt si ujë burimi

lumturinë vet e ndërtoj dhe e përjetoj

fati rin pas dere,duhet vetëm t’a hapi

të hyjë brenda e t’a ndriçojë errësirën

ty të konsideroj si Dielli i ditëve të mia

sa kam mall për ty nuk ka deti valë

mos ngjalli tepër shpresa,mos  vdes i zhgënjyer

mos raskapitem për ate që s’është akoma e imja

gjer më tani jetën e kam me tepër kolorite

rudhat në fytyrë i kam dëshmi

gjurmët më janë damkosur.

dhe nuk mundet t’i fshijë asnjë stuhi

vetëm dora yte e ka atë dhunti mrekulie

nëse bëhesh e imja nuk do t’a kërkojmë

ardhmërinë,ardhmëria je vet ti.

Nexhat Bexheti

Përpara e rinisë

Rinia,një flakë që ndriçon në ardhje
Një ëndërr e madhe në çdo zemër 
Me shpresë dhe guxim,ajo ecën përpara 
Një udhë e re,një histori për të shkruar

Ëndrrat fluturojnë si zogj në qiell
Këngë të reja, zëra të rinj shpërndahen
Rinia është energji,është pasion 
Një moment magjik,një shpërthim

Në sfida dhe pengesa,ajo gjen forcë 
Me besim në vetvete,çdo hap është art 
E ardhmja është e saj,si një libër i hapur 
Me faqe të bardha,gati për t’u shkruar

Rinia është shpresë,është guxim 
Ajo ndjen dhimbjen,por gjithashtu gëzimin 
Me një zë të fortë,ajo kërkon të dëgjohet 
Në çdo zemër,një flakë që ndizet

Të rinjtë janë ndihma e botës 
Një burim energjie,një valë ndryshimi 
Me ëndrrat e tyre,ata krijojnë 
Një të nesërme më të ndritshme,një jetë më të bukur

Nexhat Bexheti