Ali Jaupi

ARTI I BUJAR KAPLLANIT…..MUZIKËE TINGUJVE QË VIJNË NGA LEGJENDAT.
Para dy vitesh në Malaga të Spanjës, në shtëpinë muze të Pablo PICASSO-s, lexova në mirin e saj një fjalë të tij:
“Piktura nuk shërben për të zbukuruar banesat. Ajo është një armë mbrojtjeje e sulmi kundër armiqve”.
Piktura nuk përdoret për të dekoruar shtëpitë;- Pikaso thekson se arti ka një funksion më të thellë dhe më kuptimplotë sesa thjesht dekorimi. Arti është një mjet shprehjeje, komunikimi dhe reflektimi.
Arti arti është një armë që mund të përdoret për të mbrojtur lirinë e shprehjes, drejtësinë sociale dhe dinjitetin njerëzor.
Fjalët e Pikasos zbulojnë angazhimin e tij si artist. Ai nuk krijoi thjesht vepra arti për kënaqësi estetike, por e përdori artin e tij për të mbajtur një qëndrim, për të denoncuar dhe për të frymëzuar nëpërmjet pikturës.
Bujar Kapllani shkruan:
MELODIA E PLAGËS DHE DRITËS
Ajo fluturon mbi shpirtin e shpendit,
e zhveshur si vetë e vërteta.
Në dorë s’ka hark, por shpatë,
dhe muzika që lind është plagë dhe dritë.
Trupi i saj është tempull i Eros-it,
zëri i saj është britma e Thanatos-it.
Njëkohësisht muza dhe ushtarja,
ajo krijon melodi me teh të mprehtë.
Shpendi bart mbi krahët e vet
peshën e një bote të dyzuar:
ku arti është luftë,
dhe lufta – art i fshehur në gjak e në dritë.
Në këtë fluturim të egër e hyjnor,
ajo është artistja absolute:
ajo që digjet, lind, dhe shkatërron,
për të krijuar mitin e ri të njeriut.
…..
Pasi e lexova titullin e këtij publikimi të Kapllanit, mora trenin e mendimit për të udhëtuar e të gjej kuptimin e kësaj fjale.Rrugës, nga dritarja e trenit ndjek vijat e lapsit të figurës së veprës së artit të sirenës natyrale femêrore e cila i kushton melodinë mjellmës në fluturimin e tyre ku si lexues më krijon një atmosferë ose emocion të veçantë.
Bujari nëpërmjet kësaj vepre arti më jep muzikalitetin e gjuhës për të na udhëhequr ne si lexues përmes historisë që buron nga legjendat dhe baladat e herëshme nga vjen kjo vepër dhe me poezisinë që atë e shoqëron.
“Melodia e Plagës ” është një shprehje e pasur që hap rrugë për reflektim mbi letërsinë dhe filozofinë. Ajo fton të shqyrtojmë rëndësinë e tingëllimit dhe shprehshmërisë së gjuhës, si dhe kompleksitetin e marrëdhënies midis fjalëve dhe realitetit ku syri ynë vëzhgon.
“Melodia e plagëve dhe dritës” është një frazë që hap rrugë reflektimi mbi gjendjen njerëzore, vuajtjen dhe shpresën. Na fton të eksplorojmë kompleksitetet e përvojës njerëzore dhe të gjejmë kuptim në kohë të vështira.
Dhe Bujari , jo pa qëllim e zgjedh këtë vepër arti në këtë kohë, në kohën e rrëmujës politike dhe vështirësive ekonomike të amullisë shqiptare. Gjithashtu ai gjen kohën ashtu si Picasso që ja kushtoi pikturën historike, “Guernika” ku ajo u frymëzua nga Lufta Civile Spanjolle dhe bombardimi i qytetit të vogël bask të Gernikës më 26 prill 1937, dhe denoncon një masakër të civilëve.
“Plaga”përfaqëson dhimbjen, vuajtjen ose vështirësitë e jetës, ndërsa “drita” simbolizon shpresën, shërimin ose transcendencën. Melodia që del nga ky kontrast përfaqëson aftësinë për të gjetur kuptim ose bukurinë në vështirësi.
Poema “MELODIA E PLAGËS DHE DRITËS”,përshkruan një skenë në të cilën një grua e zhveshur fluturon mbi shpirtin e një mjelme , e armatosur me një shpatë që prodhon muzikë me flokët mbi të cilat ajo vërtitet si shkopi i violinës.
Kjo femër e zhveshur, përshkruhet si një artiste absolute, ku ajo del njëkohësisht si muzë dhe ushtare, që kompozon melodi me një teh të mprehtë të shpatës së saj.
Kjo femër i jep jehonë lirisë së saj të cilës ajo i krijon edhe momentim muzikor, me të cilin ajo niset diku…. ndoshta në luftë ku ajo edhe mund të vritet, të plagoset.Ajo në bardhësinë e ditës, mëson artin e luftës dhe…. pse jo , ajo është e gatshme edhe për duel.
Por, nga historia e luftërave kemi mësuar po këtë që shpreh foto e kësaj vepre arti, ajo shkon e pregatitur pë duel, për luftë, ajo nuk trëmbet, por është e armatosur me lirinë e saj, kjo tregon mitin e ri të gruas së fortë, ajo përshkruhet si një “artiste absolute” që krijon dhe shkatërron për të farkëtuar një “mit të ri të njerëzimit”.
Trupi i femrës së zhveshur është “tempull i Erosit”, pra dashuria dhe jeta, është tensioni i brendëshëm, ndërsa zëri i saj është britma e midis këtyre dy forcave themelore.
Ky imazh i saj dhe poema duket se evokojnë një vizion intensiv dhe kompleks të krijimit artistik. Syri na shikon se ajo përdor një shpatë (një simbol i dhunës ose pushtetit) për të krijuar një “melodi” që është njëkohësisht plagë dhe dritë. Mjellma , duke mbajtur peshën e një “bote të ndarë”, sugjeron që arti është i vendosur në një hapësirë kontradiktash dhe tensionesh.
Mjellma simbolizon lirinë, kreativitetin ose shpirtin. Këtu, ajo mban peshën e një bote të ndarë nga shpata si simbol i pushtetit, dhunës, por edhe i mprehjes së mendimit dhe kreativitetit të kësaj bukurie femërore.
Gruaja e zhveshur përfaqëson të vërtetën, cenueshmërinë dhe fuqinë e krijimit artistik të artistit dhe dorës së tij të pasionit.
Pra imazhi dhe poema “MELODIA E LËNDIMIT DHE DRITËS” ofrojnë një vizion të fuqishëm dhe të pikpyetjeve të artit dhe krijimit, ku dualiteti i lëndimit dhe dritës është në zemër të përvojës së artistit.
Kjo vepër arti që përshkruan një grua nudo që luan violinë mbi shpinën e një mjellme është një kompozim intrigues që përzien sensualitetin, lëvizjen dhe një prekje fantazie.
Mjellma shpesh shoqërohet me hirin e penelit me bukurinë dhe muzikën në art dhe mitologji. Këtu, ajo shërben si një mbështetje për gruan, duke krijuar një bashkim midis kafshës dhe njeriut, ndoshta duke theksuar lidhjen midis natyrës dhe shprehjes artistike.
Vepra është realizuar në të zezë dhe të bardhë me vija të dendura, të cilat i japin kompozimit teksturë dhe thellësi ekspresive. Kontrasti midis vijave të zeza dhe sfondit më të çelët thekson format dhe lëvizjen e subjektit.
Qëndrimi i gruas dhe pozicioni i mjellmës krijojnë një ndjesi lëvizjeje dhe tensioni dinamik. Sqepi i hapur i mjellmës i shton kësaj ndjesie dinamizmi.
Muzika e përfaqësuar nga flokët si violinë dhe shpata që luan melodinë,është në zemër të këtij bashkëveprimi krijues të artistit në këtë vepër arti.
Pra kjo vepër është një përfaqësim poetik dhe ekspresiv i muzikës dhe natyrës, duke përdorur elementë të fortë simbolikë si mjellma dhe lakuriqësia për të evokuar një atmosferë lirie dhe harmonie artistike.
NJË ANEKDODË
Mjelma e lënduar
Një ditë Princi Sidarta dhe kushëriri i tij Devadata ndërsa po ecnin në pyll, panë një mjelmë. Devadata sapo e pa, nxorri harkun e vet dhe e qëlloi.Sidarta vrapoi drejt mjelmës së lënduar dhe e nxorri shigjetën nga trupi i saj. E mori shpendin në krahë dhe filloi ta përkëdhelte. Devadata i nevrikosur i bërtet Princit: “Ma jep mjelmën. Unë e gjuajta. Më takon mua!”
“Nuk do të ta jap kurrë . Ti do e vrisje. – Thotë Princi i vendosur- . Le të pyesim ministrat e gjykatës dhe të jenë ata që vendosin.”Ministrat të gjithë kishin këndvështrime të ndryshme mbi çështjen:Disa thonin: “Mjelma t’i jepet Devatadatës”. Të tjerë thonin se i takonte Sidartës.
Një ministër i mençur çohet dhe thotë: “Një jetë i takon atij që e shpëton, jo atij që e shkatërron.”
Princi Sidarta u kujdes për mjelmën derisa ajo mund të fluturonte sërish. Më pas e liroi që të mund të jetonte e lirë mes llojit të saj.
…..
NË MENDIMIN ARTISTIK ….
Figura e mjellmës është një shenjë absolute, një shenjë kalorësiake dhe romantike, një shenjë prejardhjeje, një shenjë fisnikërie dhe mirësjelljeje, një shenjë kristologjike, mjellma dëshmon gjithashtu për aspiratat e shoqërisë princërore të kohës duke shprehur vetëdijen për një lidhje të gjerë familjare, ndjenjat ose devotshmërinë e princërve.
….. A Jaupi, shkruar nga mërgimi në 26.09.2025 Normandi.