“ATDHEU”

Fjala jote më ndjek kudo, o dhe’ me rrënjë të thella,
Historia jote vjen në rrjedhë gurëzuar, ndër shekuj të heshtur,
Kurora ilire shkëlqen mbi ballë maleve,
E fyejt mallshëm këndojnë zjarrin e dashurisë së lashtë.
Në Arbëri jehon zëri yt i përjetshëm,
Në sofrën e mikut qeshim e qajmë njësoj,
Në gjuhën e artë që na mban bashkë,
Në flamurin që valon me gjakun e heronjve tanë.
Lumenjtë më flasin si vëllezër, malet shenjtërojnë çdo hap,
Valët kacafyten në brigje si rojtarë të kohës,
Vashat e djemtë ndritin si flori në historinë tonë,
Në barin e përgjakur të të parëve ngrihen muret e qëndresës.
Atdhe, ti je toka, kënga e pavdekshme që s’shuhet, Malli dhe dashuria që mbledh vëllezërit në përjetësi.
Adelina Mina
2025.11.26
@COPYRIGHT/RESERVED
GËZUAR FESTAT 