Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Atje tej, është rruga ime...Tomi Buzi

Atje tej, është rruga ime…Tomi Buzi

Atje tej, është rruga ime…
E vetmuar shkoj udhëve pa njeri,
pa zëra
që buzëqeshin,
E vetmuar
si trung që rrokulliset gurëve
thepisur prej viteve,
Përtej errësirës
dëgjoj gulçima që heshtin
në lutje,
Shohë silueta të krrusura,
që ecin ngadal,
sikur hapin siparin
e riteve..
Se di ku po më çojnë këmbët e mia,
udhë e pa udhë,
Degdisur humbëtirave si kavje eksperimentale
për ngujime..
Mbështjell me heshtje
udhëkryqeve
ku priten shekujt..
Ku ‘algoritmet’ e kohës kërkojnë
kushte
për të nxjer përfundime!..
As mëndja s’më bindet më
ndukur nga piskama
çmëndurie,
Nën ethet e vetmisë
që përçojnë dridhma si fusha
magnetike,
Se di ku po shkoj
e heshtur,
përtej të qënit murgesh Maria,
që përloti Papën,
si në kohërat antike !..
Dielli s’po më ngrohë më
hëna s’po më ndjek
hapave të mi,
I raskapitur kërkoj një dritë
të ndriçoj udhën
time të gjatë,
Të mos endem
n’ baltra udhëkryqesh ku errësira
më ka zën prit..
E mëndja të mos e lërë
trupin të zhytet
në mëkat !
E vetmuar shkoj udhëve të gjata udhëkryqeve pa agime,
Tutje, përtej errësirës që ka pllakosur ndriçon ende rruga ime !..
@-Tomi Buzi !
05.02.2026.