Bajani marrur nga libri “Antropogjeografia e fshatrave të Malit të Zi të Shkupit dhe të Moravës së Epërme.
Pra, shihni se si është ajo gjenealogjia e këtij fshati se kush dhe si u vendosën banorët në këtë vend dhe a janë shqiptarë.
Kaçanikët, janë, (4 shtëpi) të zhvendosur nga fshati tani shqiptar i
Gjurgjedellit të Kaçanikut. Kjo familje kishte 50 anëtarë që jetonin në një kooperativë së bashku në një shtëpi, por shqiptarët musliman atje në Gjurgjedell donin që t’ua merrnin motrën e tyre, dhe këta, sipas Trifunovskit, vranë shqiptarin dhe ikën. Ishin 4 vëllezër, njëri u vendos në Çuçer, tjetri u vendos në Pobozhje. Zllatani, i treti në Lubancë. (Prej atje rrjedhin Qankulovcit që kanë origjinën në Lubancë), dhe i katërti iki në Bulaqan; kjo është gjenealogjia e kësaj familje, po të kishin vra shqiptar nuk do të iknin secili në një fshat.
Gjakovët, (11 shtëpi) janë zhvendosur nga fshati shqiptar i Tanushës së Malit të Zi, ku gjenealogjia e tyre vjen nga vendi që janë edhe Komnenovcit në Kuçevisht. Në familjen e tyre njihet gjenealogjia e radhës nga Aleksandri, i lindur më 1944 Stole-Stevçe-Petar sipas Trifonovskit tre breza, por kush është i katërti? Ne nuk e dijmë, ata u shpërngulën nga Tanusha. Këta kanë migruar si familje edhe në Belinbegovë e Bullgari; por sipas Nazmi Lamallarit, 80 vjeçar nga fshati Mjak, disa janë në Preshevë.
Bojçevskit (33 shtëpi) emri i tyre i vjetër quhej Pupuçevci ose Popovci, ata vinë nga treva e Prizrenit. Nga kjo familje vjen prifti i fshatit dhe disa shtëpi quhen Joshevci, disa prej tyre quheshin Goshevci; Por, kush janë Goshevcit, a kanë lidhje me Goshincën? Gjithashtu edhe tri familje vinë nga
Breza 8.Pupunovci, (5 shtëpi), 9.Qallakovci, (2 shtëpi) dhe 10.Doriovci, (1 shtëpi) vijnë nga i njëjti vend nga fshati Brezë sot, lagjet e këtij katundi nuk janë dhe aq të vjetra, kryesisht mbizotërojnë lagjet e të ardhurve nga Tanusha, Breza, Kaçaniku e Gjakova, dhe Prizereni që të gjithë të ardhur jo më herët se para 200- viteve nga fshatrat shqiptare.
