Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Balade per Ismail Qemalin-Veledin Dyrmishi

Balade per Ismail Qemalin-Veledin Dyrmishi

Veledin Dyrmishi

Balade per Ismail Qemalin

Era fryn në palë flamuri,

Hapi retë e robërisë.

Palcë djali, kockë burri

Në menteshë të historisë.

Se vjen djali, më i miri,

Vjen nga Vlorajt Ismaili.

E lë hënën në Stamboll

Të ndizte  diellin në Vlorë.

Natën turke të përzinte

Tutje  Anadollit thellë.

Erën e lirisë po sillte

Shqipja jonë me dy krerë.

Tjetër faqe historia

Hapi atë ditë në Vlorë.

Si bekim nga Perëndia,

Ajo ditë si një kurorë.

Në  dollap të historisë

Mitet e legjendat fshehur.

Me aromën e lirisë

Veç Rilindja i kish dehur.

Një  damar me gjak lirie

E kish prekur Ismaili.

Si shqiponjë me krahë stuhie

Fluturonte Isë Boletini.

Tepelena erë lufte

I kish bijtë zjarr  e prush.

Një pasha me shtatë supe

Me barut çibukun mbush.

Një nga një u mblodhën djemtë,

Or’ e zgjimit po trokiste.

Me sy  i ndiznin rrufetë,

Shteti i tyre udhën niste.

Grekë e serbë – korbi zi,

Netët mbarsur me  intriga.

Tej kufirit tërë dredhi,

Një fole që pjell të liga.

Kalë i bardhë fatmbuluar

Historinë po shpje në Vlorë.

Një mandat më gjak nënshkruar

Ismaili ka në dorë.

Shenjtëruan kombin tonë

Ata burra, ajkë burri.

Rrinë bashkë në ballkon

Maliheri dhe flamuri.

Një nga një u kthyen djemtë,

Arbëria i kish thirrur.

Ëndërvrarët 500 vjet

Kohë e Gjergjit  kish rilindur.

Brymë malli, vjeshtë e thinjur

Ismaili kish mbi flokë.

Gegë e toskë ishin thirrur,

Gjuh’ e nënës i do tok.

Pse u zgjuan gjithë të rënët

Kur dëgjuan një vrap kali?

Ç’kapedan me gjuhë nëne

Gjergjit i troket te varri?

“Dielli lind nga Perëndimi”

Fliste Naim toskëria.

Nga Stambolli Ismaili

Hidhte sytë nga Shqipëria.

500 vjet terr e vrer,

Tokë e Arbrit  djegur, tharë.

E shqiponja me dy krerë

Nëpër ëndrra është vrarë.

Erdhi ajo ditë e madhe

Si agimi pas një nate.

Si shkëndijë që ndezi zjarre,

Si një dritë pas shtrëngate.

Lanë gradat e Dovletit

Ata  burra ëndërrdehur.

Te shqiptarët ngjizën shtetin,

Zgjuan shpresat shpirtit fshehur.

Në çdo thinjë rri mençuria,

Në çdo fjalë shteti mbruhej.

Gjeti faqen historia

Nëpër shekuj çfarë i duhej.

Djegur mallit një shqiponjë,

Hapësirash skaj më skaj.

I nder krahët mbi ballkon

S’ka unazë te këmb’e saj.

Tek i puth çdo palë flamurit,

Ismaili nuk flet dot.

Në ballkon pse heshti burri

ballëvrejtur, sytë  me lot.

Në kapak të historisë.

Gdhendën burrat atë datë.

Zot i dolën Shqipërisë.

Hodhën firmën ngjyer gjak.