Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Ç’mëkatimi i fjalës si përbetim poetik,në poezinë e Alfons Zeneli-t-Emi Krosi

Ç’mëkatimi i fjalës si përbetim poetik,në poezinë e Alfons Zeneli-t-Emi Krosi

Emi Krosi

ALFONS ZENELI

Tema: Ç’mëkatimi i fjalës si përbetim poetik,në poezinë e Alfons Zeneli-t.

Përsa i përket shkrimit sot, që është një “zanat” i çdokujt, poezia është krejt ndryshe. Prandaj S/Z e famshme e Bartesit është një qasje, në fakt një zbatim praktik i mendimit strukturalist ashtu si dhe një kontribut i rëndësishëm, në zhvillimin e narratologjisë së tekstit. Shkrimin mund ta bëjë dhe një fillestar, por jo më një profesionist, ama, problem mbetet leximi i kodeve të tekstit. Se lexuesit mund të jenë me nivele kulturore të ndryshme. Ndaj libri “Mëkat i papërlyer” (Zeneli: 2025), duket si rrëfim biblik, apo një njeriu që kryen rite fetare në vendet e faljes (kishë ose xhami), por në fakt është rrëfimi i “mëkatit” të tij poetik, poezisë.  Autori është i njohur për atë lloj lexuesish që e përcjellin poezinë e tij dhe i panjohur për turmën shkruese që “vetëlavdërohet” në vorbullën e madhe të modernes dhe post/modernes. Autori endet mes realizmit dhe surrealizmit, imazhizmit dhe absurdit përpos ndiesisë shpirtërore të lirikës përmes përshkrimit, ku mendimi dhe ideja filozofike, përrokin të gjitha elementet e universit poetik përmes stilit undividualist të poetit. 

Por libri në vetëvete nuk ka ndarje në kapituj. Por, përmes shenjëzimit mund të ndahet përmes receptimeve.

  1. Receptimi përmes miteve biblike dhe moderne: rrethanat dhe situatat e qenësisë

njerëzore, ndërthurur me qenësinë poetike, duke identifikuar modele të caktuara, të lidhjeve sociale, shoqërore, ekonomike si trashëgimia e tij biologjike, përmes kushtëzimit social dhe një mjedisi të përgjithshëm kulturor të mbushur me gjurmë të paqarta të njëmijë ideve të lashta dhe moderne (Lightman:1987: 10). Autori, përmes individualitetit të tij krijues, “huazon” mitet biblike në modernitet. Edhe mitologjitë e vjetra dhe të reja, shpalojnë “afresket” e fshehura të imazhit të një botë të ngjizur me dashuri kristiane, në kërkim të zemrës së shprishur të dashurisë njerëzore, që ka humbur në mirazhin e absurdit të modernitetit kaotik të jetës së tij. Poezia në f.17 mundimet/ mëkati/vuajtjet si Sizifi, ku çmitizi i Sizifit, është universializimi i miteve përmes arketipeve të njëjta letrare, por të sjell në kohë të ndryshme. Kjo marrëdhënie, është shumë e hapur nuk është as palimpsest as ndërtektori as një dërfutje poetike (Todorov: 2000), që e lidh me gjithçkanë: historinë, filozofinë, sociologjinë, teologjinë apo edhe modele të tjera shkrimore të risjella nëpërmjet vargjeve: brenda trupit tim ende nuk qe rritur/druri prej të cilit u bë kryqi yt. Fjala:[kryq del: 8 (tetë) herë] dhe fjala: [Zot/Ati del: 11 (njëmbëdhjetë) herë]. Elementet biblike, nëpërmjet gjuhës shndërrohen në shenja (Bejko :2025:289) dhe në ikona të pejzazhit shpirtëror, ku lënda e të shkuarës dhe të sotmes identifikohet, me shenjëzimin individualist të njeriut në mjedisin e tij kulturor, ku forma e shkrimit poetik gjen hapsirat e saj. Vargjet: fati mbërrin/dalëngadalë/në kishën me dritë/pa At dhe Bir/pa kryq/e shenjtëri./Vetëm me një trëndafil, nga poezia: “Fati”, sepse  postmodernizmi, si dukuri artistike/…/është një ligjërimi i ironisë dhe fragmenteve duke përfshirë artin dhe shkencën, kuturën e madhe dhe kulturën popullore, pjesën dhe të tërën (Topçiu:2010 :36 ), ku ndihet një lloj ndjeshmërie metafizike mes lidhjeve me filozofinë/qenies dhe ekzistencës, në marrëdhënie dhe raportin poet-krijues dhe Zot-krijues, ku vetë fjala ka shumë kuptime, përpos kuptimit religjoz, ka dhe kuptime polisemantike, duke qenë dhe si referim maksimal të qenies si:

  • si objekt referimi (përmes besimit),
  • si gjykim drejt absolutes dhe të pafundmes,
  • si synim themelor i njohjes ontologjike,
  • si perceptim i gjithësisë,
  • si referencë përmbysëse e konceptit post/modernist, pasi mohimi i objektivitetit është

trajta e pozicionit post/modern, si nga pikëpamja filozofike ashtu dhe koncepti i subjektivitetit dhe objektivitetit.

  • Receptimi baladesk, ku topika dhe dekodimi i metaforës së baladave (Krosi: 2021) vjen

përmes riaktivizimit të baladave, si shtresë post/moderne. Vetë fjala balada (nga wikipedia)është një formë e veçantë e letërsisë gojore, në të cilën janë të përziera elementet epike e dramatike, por me zotërim të elementeve lirike. Emri i saj del nga folja neolatine ballare (vallëzoj). Në fjalorin e Gjuhës Shqipe fjala: balád/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; [-a(t)] term në letërsi; vjershë lirike popullore ose me frymë popullore për ngjarje legjendare a heroike. Baladat shqiptare, mbizotërojnë këto elemente: elementin dramatik, lirik apo epik me qendërzim tragjikja individuale. Ata sjellin pastrim (katarsis) shpirtëror, edukojnë me idenë e pastrimit moral, duke realizuar fisnikërimin e njeriut, në kuptimin e ndryshimit pozitiv të situatës që është krijuar pa dashje (Haxhiahasani: 1982). Por, baladat si tituj, janë struktura semantike bashkëkohore, që verifikohen në tekst përmes receptimit:

  1. perceptimit të identitetit autorial,
  2. lidhja e brendshme poetike me funksionimin e jashtëm socio-shoqëror,
  3. njësia moderne/postmoderne,
  4. njësia e përcaktesës së filozofisë në kontekstin e marrdhënies mes formës dhe mesazhit,
  5.  lidhja e elementeve të narrativës mes elementeve biblike,
  6.  faktorët social vs faktorët letrare si imazh i receptimit në bashkohësi,
  7.  margjinarizimi i zërit poetik përtej “kulturës së shumicës”, përmes rrugëtimit të

refleksionit metapoetik, sipas këtij këndvështrimi, poezia mund të aspirojë për një këndvështrim më meditues dhe më pak egoist për çështjet që e zhytin botën në trazira kolektive, ku poezia hyn në një “krizë përfaqësimi” (Harvey:1990: 260), por që tashmë ka hyrë.  

  •  Receptimi universal dhe njerëzor, përmes vargjeve: ulërin një ujk bukurdhimbshëm/

brenda meje vetmuar si mall./Brenda meje ka ngrirë zemra ime:/maket i trishtuar i saj, në poezinë “Çast i verdhë”, në kontekstin e poezisë moderne, apo “luftën përtej tasqerave”, përtej realitetit të deformuar të kohë-poezisë, që rreket në identifikimin dhe emërimin e tendencave me ndryeshueshmëri të tekstit letrar (Terziu: 2010: 256), duke receptuar përtej moralit të shkruesit, ka dhe poetë që përtej personalitetit të tyre shkrimor, se zgjedhjet apo zgjidhjet e autorit dhe tekstit, mund të lidhen me fjalët që interpretojnë ose nënkuptojnë:

  1. sepse funksioni dhe qëllimet ndërvaren mes tyre,
  2. ndërlidhja mes dy kohëve, të shkuarës dhe të ardhmes,
  3. ndërlidhja mes faktorëve kohë dhe hapsirë,
  4. prania e aspektit filozofik i ekzistencës dhe boshësisë (zbrastësia),
  5. hapsira filozofike e mendimit dhe lidhja me virtualitetin,
  6. çmitizimi dhe deheroizimi i “madhështores” dhe “madhështisë”,
  7. përshkrimi i reales dhe surreales, përmes aftësisë së imagjinatës.
  • Topikat metaforike dhe stilistike, përmes një fjalësi që pasuron tekstin poetik si: [fjala,

himn: del,  28 (njëzetetë) herë], apo [fjala, asgjë/asgjëja: del 20 (njëzet) herë], apo dhe çerdhja e fjalës, [shpirti/shpirtrat/shpirtëzim/shpirtësohesh, del 32 (tridhjetëedy) herë], dhe [fjala, pemë: del 19 (nëtënmbëdhjetë) herë], se jo vetëm metafora për një të talentuar është si minerali (Amursi: 2025), por dhe metonimia, krahasimi, zhvendosja e fjalës apo dhe ndërtimi i tekstit, herë me rimë ab/ab por kryesisht me vargun e lirë, këngëzon, përmes një gjuhe të veçantë të vargut. Poezia e Alfonsit, gjithërrok tematika të shumta universale dhe përmasën e dashurisë njerëzore, mirazhi i atdheut, ekzili dhe braktisja e vendlindjes. Aty është edhe përmasa e dashurisë erotike, shëndërrimi urban i qyteteve dhe fshatrave shqiptarë, përditësia, ironia, inatet, xhelozitë, miqtë pse jo edhe vdekja, ku [fjala, vdekja; del 26 (njëzetegjashtëherë) herë], se poetët gjithnjë janë “paralajmërues” të vdekjes së tyre, dhe “testamentet” e pasjetëve janë veprat e tyre. Për të kumtuar më tej, dhe përimtësuar poetikën e thellësisë si dhesimbolikat metaforiale  ku sundojnë figurat e thella (Murry: 1931), ndërtohen të gjitha topikat dhe (nën)topikat metaforiale. Gjuha poetike ka një muzikalitet të brendshëm, ku përvoja shpirtërore mes gegërishtes dhe normës, si një vibrim i epërm, duke e shndërruar fjalën në mjet/ energji/shpirt dhe liri. Shkrimi në gegërisht, po ose jo? Një gjuhë, që sot po receptohet çdo ditë e më shumë, gegërishtia dialektore, kur vetë gegërishtia letrare a mund të quhet gjuhë shkrimore??!  Gjuha është produkt shoqëror dhe sistemi semiotik i saj, përdoret si mjet themelor i komunikimit në shoqërinë njerëzore. Gjuha trasmenton mjë mesazh përmes funksionit të sa poetik, se gjuha ka karakter krijues. Por, shkrimi i potit në gegërisht (ka shumë poetë/e që shkruajnë në gegërisht dhe janë njohur para lexuesit, përtej normës gjuhësore), por diskutimi është: a duhet të shkruhet gegnishtia në poezi (ndeshet shpesh si fenomen në rrjetet sociale), si njësi më vete gjuhësor, apo duhet të kthehet në një normë shkrimore, kur kemi tashmë standardin por edhe disa variante territoriale të gjuhës (Memushaj: 2004). Diskutime të shumta pro dhe kundra, nga shumë gjuhëtarë dhe studiues të gjuhës dhe letërsisë, për shkrimin e dialekteve të kthyer në “normë” në shumë botime poetiko-letrare. Vendosja e formave poetike gjuhësore popullore në sferën më të lartë të stileve dhe tematikave, nuk është një imponim i sintaksës dhe ligjërimit poetik në gegërisht, por është delikatesa e mjeteve artistike dhe aftësia për të moduluar ligjërimin poetik të cilat japin mundësinë për tu vënë në praktikë përmes distilimit tekstual (Pinsky: 1976). Shkrimi i gegërishtes, sipas rregullave të folmes dialektore, nuk është risi po as edhe e gabuar. Emetimi i gegërishtes në poezi, përdoret edhe nga vargjeshkrues të dialekteve të tjera, që herë-herë “struken” nën tingëllimin e ëmbëlsisë së gegërishtes duke u arratisur nga standardi.

  • Fjalët kyçe: himn /ëndërra /vdekje /shpresë /qiell /diell /qytet /muri /fat /shpirt /hije

/natë/ atdheu/ fati /pemë /bore /koha /shi /re /det /mall /vjeshtë /kryq /qershi.

  • Fjalëformime: pakuptimta/ luleprekje/ patretur/ fundmaj/ përqafimeve/

erëmirë/moskutimit/ vetvrasjesh/spërkatur/ vetvetes/ jetëvdekjes/ përkryer/erëdjegur/ luleplagë/ bukurdhimbshëm/ kokëfortë/ moskuptimi/ flokëbore/ trishtlindjesh/ përsosur/ përlotje/përditë/ mosmirënjohës/ stërpikte/ përbiruem/paikura/antistinë/bregdet/ përqesh/ paprâ./përmoçme/pashkelur/ zemërkuq/ fishekzjarr/fatlume/përskuqur/ mëshirëplota/ mëshirëplota/pakthim/ floklëshuar/përlotun/ platformë/ përbirojmë/mesnatë/ pakuptimit/ përgjakur/stërzgjatem/ përskuq/mbishruhen/ pakafshuar/ luleblu/ përdreq/ fatkeqësinë/vetëvrasës/ pashlyer/ pulëbardhat./ këmbëzvarritjen/sapokthyer/ mbijetuar/ përjetshme/hyjnatë/kapërthim/ thellëblu/ valëvitet/ përditë/ përditë/ pamëshirshëm/ luledele/ përmallet/ erëverdha/kurrfarë /kukama/platformë /pasagjert / përqeshjen/antilutje/ kryevepër/ bojëpezm/ lulkuqit/ përskuqet/metamorfoza/ lujkan/ ziheshtur/ hijehumbur/ përskuq/ njiksaj/ gojëhapur/ përthyhen/ përfyti/ përnatshme/ praruara.

  • Tropet metaforike: në flokët prej muzgjesh të ëndrrave/ menunë monotone të vakteve gri/

 të të bëjë algë në fund të shpirtit/ Është një mal i kaltër atje lart mbi mall/ lëpin plagët e saj të verdha/çast i verdhë/ i mpiksur si gjak në fytyrën e natës/ një flutur të vogël ëndrre/ ju mbijnë sythe mbi bishtin e sopatës/ të gatshëm të shndrisin plasave të muzgut/ duert e degëve t’mia/ duert e degëve t’mia/ të verdha qajnë përshëndetjet/ i piva reflekset e thyeme ndër gota shikimesh/ orët që binin nga pema/ mbi bedenat gri përleshen dashuritë/ shpirti më ngec degëve të tua/ flokët e trembura dhe pengjet e gishtave/ zogjtë e melodisë së pakryer/ fjollat e linjave ajrore/ pema e mbirë në cep të një muzgu/ nji kokërr qershi t’kputun prej zemre/ Shiu përmbi qelq/ Dy fruta të zinj prej degës tënde/ mbushur plot fruta prekjesh/ flatrat e dëshpërimit/ gjethet e padukshme të syve si të t’i gjelbëroj/ prehje buze mbi mishin e fjalëve/ rënkim i kaltër nën gjoks/ vizatojmë fishkëllimat/hiret e verdha të këngës/parajsa e verdhë/ përqeshjen e hijeve/ goja e shqyer e pendimit/ mbi supet plot myshk/ me qelqin e syrit tim/ dhe koha kafshon idhtas frutat e vet/ mbi kaktuset e pritjes/ andrrat e mia t’kuqe/shtegtim i kaftë/ mbi sy i përthyhen ahet e tua/ bëjnë kryq pemët, ëndrrat lidhin përfyti.
– Fjalë me vizë më mes: gur-kurban/tik-taku/ mort – lot/ Plagë – plaka,/plagë – foshnje/ish-qenia/ Gjithë-ti/ liqer-bekuar,/gjithë-unë/ natën-drithërimë/ heshtja-Emili/ klithma-Emili/ njëri-tjetrin/ çast-kumbim.

  • Fjalët e reja (homonimet): lumninë/ fellësirës/ rrëmiha/ murohet etj.
  • Eja t’i ngulemi territ si thikë:            metafora fantazmagorike.
  • Enumeracion: muajt, çastet, muzgjet, datat/ herë dhè, herë gur, herë tabut/

tingujt,banorët, nata/ barin, retë, zgjimin, qershitë, perëndimet/ kangët, kaçakët, blasfemitë.

  • Figura tingëllore: durim,/durim,/durim/mbi plagën e pangime/se dhimbja s’ka fund/e

      

së fundmi: ftesa për të lexuar një poezi të mirë, pasi mediokriteti jo vetëm e ka zhveshur poezinë nga qëllimi i saj parësor, por dhe zvetënuar çdo ditë vlerat, duke e lënë poezinë dhe jashtë çmimit kombëtar, por dhe jashtë tregut. Thënia se: poezia nuk shitet, është kaq ironike por dhe “dështake”. Sepse, poezia është shpirti i letërsisë ose mbretëresha e artit. Nëse doni poezi të mirë, lexoni poetin Alfons Zeneli. Ai nuk është më i miri, por një ndër më të mirët. Por dhe kritika e ka “harruar” dhe qëllimisht nuk ka kohë, sepse herë pas here shfaqen fantazmat e emrave të “mëdhenj” me qoka falas.

BIBLIOGRAFIA:

  1. Amursi, Fatbardh: (2015): Nuk përmendet puthja në shtëpinë e plagës, “VOAL”: https://www.voal.ch/nuk-permendet-puthja-ne-shtepine-e-plages-nga-fatbardh-amursi/kulture/letersi/
  2. Bejko, Sadik. (2025): Kompleksi i Klitemnestrës (ese, studime, përqasje), “Muzgu”, Tiranë.
  3. Harvey, David (1990) : The Condition of Postmodernity. Cambridge, MA and Oxford: Blackwell Publishing.
  4. Haxhihasani, Qemal: (1982), Balada popullore shqiptare, “Naim Frashëri”, Tiranë.
  5. Krosi, Emrije. (2021): Petrit Ruka, poeti modern i baladës shqiptare, “ExLibris”, Tiranë: https://exlibris.al/emrije-krosi-petrit-ruka-poeti-modern-i-balades-shqiptare/
  6. Lightman, Bernard. (1987):  The Origins of Agnosticism: Victorian Unbelief and the Limitsof Knowledge.  Baltimore: Johns Hopkins University Press.
  7. Memushaj, Rami. (2004): Hyrje në gjuhësi, “Dituria”, Tiranë.
  8. Murry, J.Middleton: (1931),  “Metaphor”, Contries of dhe Mind, second series, London.
  9. Pinsky, Robert. (1976): The Situation of Poetry:  Contemporary Poetry and its Traditions. Princeton: Princeton UP.
  10. Terziu, Fatmir. (2010): Kritika ndryshe , (Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare, pj. II), “Lulu”, New York.
  11. Todorov, Tsvetan: (2008), Teori dhe kritikë moderne,  “Rozafa”, Prishtinë.
  12. Topçiu, Luan. (2010): Tradita moderne në letrat shqipe, “Zenit”, Tiranë.
  13. Zeneli, Alfons. (2025): Mëkat i papërlyem, “Buzuku”, Prishtinë.