Përgatiti dhe shqipëroj Anila Dahriu



Roma – Senatin e Republikës Italiane
Në datën 30 tetor 2025 u zhvillua një nga eventet më të rëndësishme të kulturës italiane dhe ndërkombëtare, Çmimi “Tulliola-Renato Filippelli”, edicioni i 29-të, i kushtuar poetit Renato Filippelli. Ceremonia u mbajt në Senatin e Republikës, nën kryesimin e poetit Dante Maffia dhe kryetarës së çmimit Carmen Moscariello. Giuria përbëhej nga Dante Maffia, Giuseppe Trebisacce, Giuseppe Iuliano, Maria Pia Trozzi, Carmen Moscariello, Antonio Blunda, Evaristo Seghetta, Roberto Casati, Michael Peter Musone, Lilly Brogi dhe Giovanni Mancinone.
Fituesit e çmimeve në fushën e narrative ishin: Venne il giorno degli aquiloni i Carlo Bramanti, botuar nga Kimerik; Le tre vite di Lisa nga Margherita Eichberg dhe Maurizio Federico, Armando Editore; ex aequo A quattro mani nga Francesco Testa dhe Alessandro Ruffo, Grausedizioni; Profumo antico i Tiziano Malfatto, Kinètes; dhe La montagna intorno a noi: Inferno i Umberto Fratini, M. Collana Spazio Autori. Në poezi, çmimet shkuan për Le stagioni dell’ebrezza të Emanuela Della Libera, Puntoeacapo Ed., ex aequo Tente russade të Milena De Giusti, Consorzio culturale del Monfalconese, ex aequo Il cuore senile të Michele Zaramella Casotto, Ed. Imprimenda, ex aequo Traiettorie d’affetto të Michela Marano, Edizione Il Papavero dhe ex aequo Apophoreta të Stefano Baldinu, Ed. Heticon.
Në saggistikë, u vlerësuan veprat Riabilitare i classici. Levia itinera tra letteratura e vita e Alessandra Mazzei, Jonia Editrice, Tra politica e diritto. Piero Calamandrei e il Partito d’Azione e Andrea F. Patergnani, Edizione Diodati, Efficientismo selvaggio come icona e Giuseppe Rocco, Ed. Il filo di Arianna dhe Friedland. La battaglia che segnò l’apogeo dell’impero e Ferdinando Emilio Abbate, Ed. Jouvence.
Segnalimet speciale iu dhanë veprave Il valore della vita e la maternità nella Bibbia të Adele Caramico Stenta, Libreria del Santo, Riconversione alla società post-materialistica della pubblica felicità të Felice Soldano, Abel Paper, Buonanotte lenta të Roberto Bigotto, Ed. Totem, Il raggio di luce të Matteo Molino, Calibano Ed. dhe La casa del Mulino nero Infanzia scippara të Gaetano Vari, Albatros Ed. Eccellenzet e nderuara për kontribut kulturor, njerëzor dhe shoqëror përfshinë Enzo Bonafine për veprën Perduto per sempre, Dott. Raffaello Magi për Dentro la Giustizia, Michil Costa si Guro, ekolog dhe humanist, poetin Franco Casadei, Lilly Brogi si artiste dhe mbështetëse e fëmijëve autistë, Franco Manescalchi në kujtim, poeteshën Ninni Di Stefano, Pasqualino del Cimmuto si poet dhe mjek, Michele Iuliano Amato historian dhe saggist, Peter Michael Musone kritik arti, Prof. Avv. Giuseppe Fevola jurist, Avv. Generoso Benigni gazetar dhe drejtor i revistës Nuovo Meridionalismo dhe Paolo Miggiano si shkrimtar dhe botues.
Mes autoreve të huaj të nderuar u veçuan Mina Beer, poeteshë bullgare, Ion Deaconescu, poet rumun, Mariko Sumikura, poeteshë japoneze dhe përkthyese, Jeton Kelmendi, poet i Kosovës dhe Anila Dahriu, poeteshë shqiptare.
Në fushën e Mjekësisë dhe Kërkimit Shkencor, fitues ishin Lucio Pastore, Profesor Ordinario në CEINGE, Napoli dhe Lorenzo LoMuzio, Rektor i Universitetit të Foggia. Ceremonia u zhvillua pa ndihma ekonomike; pjesëmarrësit dhe fituesit kontribuan vullnetarisht dhe veprat e pjesëmarrësve nuk do të kthehen.
Nga Shqipëria dhe Kosova, dy zëra kryesorë u dalluan mes pranive ndërkombëtare. Anila Dahriu është poete, përkthyese dhe artiste hermetike, e angazhuar midis Italisë dhe Shqipërisë, e cila përmes poezive dhe tregimeve të saj eksploron thellësinë e brendshme të njeriut, rrënjët kulturore dhe kujtesën. Me zërin e saj poetik të thellë dhe simbolik, Dahriu ndërton një urë të vërtetë midis dy kulturave, duke përkthyer dhe kuruar botime të poetëve italianë në gjuhën shqipe dhe duke kontribuar në përhapjen e poezisë si pasuri kulturore e paprekshme.
Jeton Kelmendi është poet, profesor universitar dhe eseist nga Kosova, ndër zërat më të rëndësishëm të poezisë shqipe moderne. Veprat e tij, të përkthyera në mbi tridhjetë gjuhë, i kanë dhënë forcë të re gjuhës poetike si mjet dialogu dhe lirie. Prania e tyre në Senat theksoi se poezia dhe kultura nuk njohin kufij dhe mund të bashkojnë popuj dhe vlera në një horizont të përbashkët të ligjshmërisë dhe njerëzimit.



