Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Dashuria,nuk matet me kohën,por me durim!Cerazela Kondi

Dashuria,nuk matet me kohën,por me durim!Cerazela Kondi

 
 
 
Çdo mbazdite në të njëjtën orë,
Ana ngjiste shkallët prej guri që të çonin në kishë.
Nuk e dinte përse…
Nuk mbante mënt kur filloi të bënte atë rrugë.
Vetëm që diçka brënda saj,e tërhiqte atje si një forcë e padukshme,që donte ti kujtonte diçka të humbur.
Drita që futej nga dritaret,binte mbi të dhe ndjente…
Ta ngrohte!
Ta qetësonte!
Sa herë që mbyllte sytë,dëgjonte hapa pas saj,por kur kthente kokën nuk ishte askush.
Njerëzit në fshat,thoshin që kish pësuar një humbje të madhe.
Por ajo,të vetmen që mbante mënt,ishte një hije dhe dikush që mungonte nga jeta e saj,në mënyrë të menjëhershme,dhe të dhunshme.
Deri kur gjithçka ndryshoi,atë mbazdite!
Në mes të shkallëve,qëndronte një figurë,jo e turbullt,jo fantazmë por një burrë i palëvizshëm që e shikonte,si të kish vite që e priste.
Zemra e saj po rrihte me forcë,sikur ta njihte para se ta kujtonte.
” Kush je ti;” pëshpëriti me zërin që i dridhej.
Ai buzëqeshi me një mënyrë,që i preu frymëmarjen.
” Dikur më njihje,dikur ishim dy të dashuruar,dikur nuk ekzistonte asgjë tjetër,vetëm unë dhe ti”
Një ngjethje i kaloi në kurriz.
” Nuk më kujtohet” pëshpëriti.
Burri uli kokën,si të mbarte gjith peshën e botës.
“E di”!Ju afrua me hapa të ngadaltë dhe të kujdeseshëm.
” Aksidenti…të morri nga mua”.
Një figurë,u thye brënda saj si xham.
Nata,drita,zëri i tij,i thoshin të mbahej,të mos binte,të mos e linte.Aroma e tij,dora që shtrëngonte dorën e saj,të mos humbiste.
Kujtesa,ju kthye menjëherë,me
rrëmbim.
Fytyra e tij!
Dashuria e tyre!
Jeta,që kishin ëndërruar të dy!
Dhe errësira që kish përpirë,çdo gjë.
” Jeton..” foli me zë të lodhur.
Je i gjallë;
” Jetoj dhe prisja!
Prisja,të kujtoheshe që nuk ika kurrë nga ty,që isha gjithmonë pranë teje,qoftë dhe si hije,më mjaftonte.
Sytë e Anës,u mbushën me lot.
Kaq vite,u ndje bosh.
Ishte dhimbja e humbjes,që nuk mbante mënt si e jetoi.
Dhe të gjitha shkallët që ngjiste,ishin rikthim tek ai.
” Dhe tani;”e pyeti.
” Çdo bëhet tani,që të kujtova;”
Ai buzëqeshi,ishte ajo buzëqeshje,që dikur i jepte forcë
të merrte frymë.
” Tani jetojmë!
Mos ki më frikë!
Kujtesa jote u kthye,sepse erdhi koha të vazhdojmë,si të mos ketë kaluar një ditë”
E përqafoi,ndjeu trupin e tij,ngrohtësi,ekzistencë,jo ëndërr,
por një shpërthim ndjenjash për njeriun e saj.
Dhe atëherë,kujtoi diçka që kaq vite,nuk e shihte.
Dashuria nuk matet me kohë,por me durim.
Me atë që qëndroi,që priti,që ndenji në errësirë,duke pritur dritë.
Dashuria e vërtetë,nuk humbet!
Mund të harrohet,të humbasë,mes
heshtjes dhe plagëve,por kur ka themele të forta,kthehet.
E gjen rrugën e kthimit,në çdo mënyrë.
Dhe ajo,pas kaq vitesh buzëqeshi.
Sepse e kuptoi që çdo gjë të jetë shkruar për ne,çdo ndjenjë e vërtetë,as humbja e kujtesës nuk e shuan,dhe as koha nuk e merr.
Durimi,e kujdes!
Dhe dashuria,kthehet përsëri!!
Çerazela Kondi,27 Janar,2026,Athinë!!