Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
De Rada, pse ia kushtoi “Këngët e Milosaos” një ushtaraku himariot-Arben Iliazi 

De Rada, pse ia kushtoi “Këngët e Milosaos” një ushtaraku himariot-Arben Iliazi 

De Rada, pse ia kushtoi “Këngët e Milosaos” një ushtaraku himariot

Më 19 nëntor 1814, në Makia të Kalabrisë, u lind Jeronim de Rada, figura emblematike e Rilindjes sonë Kombëtare, letërsisë dhe publicistikës shqiptare. Ai ishte poet dhe shkrimtar, mësues, botues, folklorist, filolog. Aktivitetet e tij publicistike, letrare dhe politike, ishin thelbësore për vendosjen e themeleve të një letërsie kombëtare shqiptare.

De Rada është një nga figurat më të mëdha të letërsisë shqipe, artist i ndërgjegjes më të lartë dhe punëtor i pashoq. 70 vjet ndenji me pendë në dorë (1833-1903), duke i ripunuar disa herë veprat e tij. De Rada ishte nga ata njerëz që krijuan kozmogoninë e kulturës dhe letërsisë sonë , si një talent i mahnitshëm, i papërsëritshëm, i përmasave evropiane i cili, me veprën e tij të mirënjohur “Këngët e Milosaos” (1836), e bashkoi artin shqiptar me letërsinë e Romantizmit Evropian, duke u njohur në disa qarqe europiane letrare. Një takim i paharruar për të ka qenë me shkrimtarin e madh romantik francez Alfonse De Lamartine, në shtator të vitit 1844.

“Këngët e Milosaos” është një manifest i jashtëzakonshëm letrar, gjuhësor e kombëtar, shkruar me një gjuhë sugjestionuese dhe me origjinalitet të spikatur. Këtë poemë të famshme De Rada ia kushtoi mikut të tij, Dhimitër Lekës, një ushtarak himariot, që shërbente në Mbretërinë e Napolit dhe që kishte luftuar për lirinë e Greqisë, përkrah heroit shqiptar të revolucionit grek, Marko Boçari nga Suli i Çamërisë.

Latinët thonë : “poete nacitur” (poetët lindin). Është e vërtetë që De Rada është një nga poetët që nuk mund të përsëdytet më. Krijues sa lirik, autentik dhe i brishtë, aq dhe monumental, ai duhet të vendoset drejt dhe saktë në raportet midis shkrimtarëve dhe krijuesve të tjerë të mëdhenj të gjuhës shqipe, si përfaqësues i madh i një race të pavdekshme krijuesish dhe i trashëgimisë sonë letrare.

Vjershë e Bijës së Kollogresë

Nga m`erdh te kurmi gjith` ky gëzim?

Si e pafaj unë zhvishem te shtrati

E zgjohem e hareshme se u zgjova,

si ajo që gdhihet me një fat të bardhë .