Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Dëshmori Florin Baki Maliqi-Shkruan: Sami ARIFI

Dëshmori Florin Baki Maliqi-Shkruan: Sami ARIFI

Dëshmori Baki Florin Maliqi

(06/ 12/ 1977-06/ 05/ 1999)

U lind më 06 dhjetor të vitit 1977, në fshatin Sadovinë e Çerkezëve-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore e kreu në fshatin Sllatinë e Epërme, ndërsa të mesmën në qytetin e Vitisë. Rrjedhë nga një familje me taban kombëtar, Gjyshërit e tij nga dhuna serbe ishin shpërngulur prej Sanxhakut të Nishit, më saktësisht prej fshatit Turjanë. Florimi ishte në qytetin Inglistatit të Gjermanisë, por ai në mes jetës së mirë dhe çlirimit të atdheut zgjodhi të dytën. Florini me ca shokë ia msyen Shqipërisë, ku pas stërvitjeve disa ditore në Shqipëri, ai bashkohet në radhët e UÇK-së në Koshare. Florini në fushën e nderit, në Epopenë e Kosharës bie dëshmor, më 06 maj të vitit 1999, në të njejtën ditë me rënjen e fqiut të tij, nga Sllatina e Epërme, Njazi Rexhepit, pra, ra në përjetësi një javë para se atdheu i tij të çlirohej.

Dëshmori Florin Maliqi!

Regjimi serb për jetë kufizoi çdo mundësi,

i shtërnguar, Florin Maliqi, emigroi në Gjermani!

Nga atje u bë gati me pushkë në dorë,

s’lejojmë kurrë që atdheu ynë të bëhet horë!




Nga sanxhaku i Nishit ishte Florin Turjana,

kursesi s’do t’largohem edhe më në këto rrethana!

Bishat serbe na ngushtuan në trojet tona,

për liri tani jemi gati t’fluturojmë si shqiponja!




Për liri t’atdheut në UÇK do të qëndrojmë,

derisa ne atdheun tonë ta çlirojmë!

Shkjau n’Koshare grumbulloi forca të mëdha,

atdhetarët, shpirti i lirisë, thonë: “zmbrapsje s’ka”




Në vendin e quajtur “Rrasa e Kosharës” Florini në përjetësi ra,

atdheu i shqiponjave mos të mbetet më nën shkja!




Nga Sadovina e Muhaxherëve të Vitisë,

Florini i dha krenari gjithë shqiptarisë!

Nga ky luftëtar trim i rënë n’përjetësi,

N’troje tona burojnë rreze për liri!