Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Dëshmori Hebib Bejtulla Sejdiu-Shkruan: Sami ARIFI

Dëshmori Hebib Bejtulla Sejdiu-Shkruan: Sami ARIFI

Hebib Sejdiu u lind, më 01 prill të vitit 1964, në fshatin Smirë-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në qytetin e Vitisë. Hebibi nuk mundi t’i vazhdoi studimet shkaku i gjendjes së rëndë ekonomike. Me kthimin e kusheririt të tij, Miraliut, nga Zonat e luftës së Drenicës e Jezercit në fshatin e tij të lindjes në Smirë, ndikoi të aktivizohet edhe më tepër Hebibi dhe të tjerët në UÇK që në fshat udhëheqej nga Emrush Azizi. Hebibi punoi në furnizimin me armatim, nga Maqedonia, përmes fshatit Smirë për Viti me rrethinë. Ai ra dëshmor me rastin e rrethimit të fshatit Smirë, me 05 prill të vitit 1999. Hebibi la pas vetes bashkëshortën me gjashtë fëmijë, ai iu bashkëngjit radhës së dëshmorëve të përjetësisë për të mos vdekur kurrë në kujtesën e popullit shqiptar.

Dëshmori Hebib B. Sejdiu!

Për atdhe s’do t’ketë spirra,
lufton me zemër Hebib Smira!
Lufton trimi pa ndal çdo netë,
thotë; ndalu shkja se këtu ka hendek!

Se n’këtë vend ushton jehona,
lufton shqipja për trojet tona!
Jemi trima të lirisë,
t’bëmat tona janë t’pavdekësisë!

N’përjetësi trimi ra,
nga shokët n’luftë kurrë pa u nda!
Në Zonën Operative t’Karadakut;
ai për çdo herë,
atdheut t’vetë i dha nder!

Kujtohet n’popull vepra e trimërisë,
mbetet trimi simbol i krenarisë!

Shkruan: Sami ARIFI