Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Dita e Alfabetit, Nderim At Gjergj Fishtës-Arben Iliazi 

Dita e Alfabetit, Nderim At Gjergj Fishtës-Arben Iliazi 

Arben Iliazi 

DITA E ALFABETIT, NDERIM AT GJERGJ FISHTËS

Poeti ynë kombëtar At Gjegj Fisha, lindur më 1871, është quajur, me të drejtë, “syri ciklopik i vetëdijes së kombit”. Sot, në Ditën e Alfabetit, duhet të përulemi me nderim të thellë përballë figurës së këtij Krijuesi të kalibrit të madh, Mjeshtër i vërtetë i gjuhës shqipe, i mbiquajtur “Homeri shqiptar”, me kryeveprën “Lahuta e Malcisë”. Filologu i njohur arbëresh dhe historiani i letërsisë, Gaetano Pettrota, në veprën “Popolo, lingua e literatura albaneze”, Palermo, 1931, faqe 335, ka thënë se “diskutimi i Fishtës në Kongresin e Manastirit ishe vendimtar dhe se ai fitoi admirimin e të tërë të pranishmëve”. Mjafton vetëm kjo veprimtari kombëtare, në emër të unitetit të kombit, që emri i Fishtës të përmendet në histori. Por mohuesit e tij qëllimisht i mbyllin sytë. “Koha e ardhshme do të dijë ta çmojë më mirë rëndësinë e këtij njeriu”, ka thënë albanologu i shquar Maksimilian Lamberci, në parathënien e botimit të veprës së Fishtës, në vitin 1916, në Vjenë.

Si mendimtar me potencial të madh teorik dhe me një veprimtari të dendur praktike, në shërbim të mbrojtjes dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të shkollës shqipe, Fishta i kishte vënë vetes si qëllim që të luftonte për të ngritur nivelin kulturor e arsimor të bashkëkombësve dhe për të nxitur tek ata dëshirën për përparim dhe për atdhedashuri.

Trashëgimia e letrare e kombëtare e At Gjergj Fishtës është “vademecum”, ose udhëzues i përhershëm i shqiparizmit.