Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Dy mësuesve,dy drejtuesve të shkollave në Ishëm-Agim Lika 

Dy mësuesve,dy drejtuesve të shkollave në Ishëm-Agim Lika 

Këtë shkrim ia dedikoj dy mësuesve, dy drejtuesve të shkollave që dhanë një kontribut të madh në ecurinë e arsimit në Ishëm, konkretisht në shkollën e Ishmit dhe në Gjuricaj. Këto janë Drvish Agasi dhe Hamit Sbehu.

DERVISH AGASI

U lind në Kërtushaj Ishem, në vitin 1939. Arsimin fillor, 7-vjeçarinpërfundon në Ishëm,   në vitin 1953 mbaron shkollën 7-vjeçare dhe pas një kursi trenujor pedagogjik në Shkodër, fillon punë në moshë fare të re në shkollën fillore në Gjuricaj. Mbaron me korespondencë shkollën dy vjeçare pedagogjike në Tiranë në lëndët Bio-Kimi.  Në vitin 1962, pas tetë vitesh punë emërohet drejtor i shkolles 7, 8-vjecare Gjuricaj, deri në vitin 1970. Në periudhën 1870-1973 Drejtor i shkollës së mesme gjimnaz Ishëm. Në periudhën 1973-1875, përsëri drejtor i shkollës 8-vjeçare Gjuricaj. Në periudhën 1975-1982, kryetar i pushtetit në Ishëm. Nga vitit 1983 e deri sa doli në pension ka punuar si mësues e drejtor i shkollës 8-vjeçare Ishëm. Ai ka dhënë një kontribut të madh në arsimin 8-vjeçare dhe jo vetëm në Ishëm. Duke punuar si mësues dhe drejtor shkolle. Ai shquhej për korrektesë dhe ndërgjegje të lartë në të gjitha detyrat që ka kryer. Njëkohësisht ai shquhej për nivelin e lartë shkencor e pedagogjik. Ka punuar për ngritjen e kabinetit të biologjisë në shkollën Ishëm. Ka kontribuar në organizimin e përvjetorëve të festave të shkollës së parë shqipe në Ishëm, me përgatitjen e kumtesave. Gjithashtu ai shquhej për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me komunitetin, me prindërit dhe nxënësit e tij. Për punë të mirë në procesin mësimor dhe edukativ, është dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të dytë.  

HAMIT SHEHU  

U lind në Gjuricaj, në vitin 1946. Arsimin fillor dhe 7-Vjeçar i përfundon në Gjuricaj.  Në vitin 1962 përfundon shkollën dy vjeçare pedagogjike në Tiranë, nis punën si mësues i shkollës fillore në Gjuricaj deri në vitin 1965. Pasi përfundonme korespondencë pedagogjikenë katër vjeçare, përfundon më vitin 1968 Institutin pedagogjik dy vjeçar në Shkodër dega gjuhë – letërsi. Nga viti 1970 deri në vitin 1976, mësues në shkollën 8-vjeçare në Gjuricaj. Mbaron UT, me korespondencë në degën gjuhë-letërsi. Në periudhën 1976 – 1978, kanpunuar mësues në shkollën e mesme në Ishëm. Nga shtatori vitin 1978 deri në vitin 1986 mësues i gjuhë-leximit në shkollën 8-vjeçare Gjuricaj.  Në vitin 1986 emërohet drejtor i shkollës 8-vjeçare Gjuricaj deri në vitin 2011, deri sa doli në pension. Është dalluar si mësues si drejtor shkolle ka punuar me përkushtim të madh. Ka dhënë një kontribut në transformimet që janë kryer për rregullimin e ambienteve të shkollës dhe terreneve sportive,  sidomos në vitet 2000, në pajisjen me kompjuter etj. Ai drejtoi punën për ngritjen e kabineteve dhe biblotelës së shkollës. Ka drejtuar punën më lidhje me aktivitetet letrare të shkollës,  në aktivitetet dhe konferencat shkencore për fjalën e rrallë dhe toponaëomastikën e Ishmit. Ai ka kryer të gjitha kurset, trajnimet dhe  kualifikimet sipas kërkesave të ligjit parauniveristar. Ai dallohej për korrektësinë dhe seriozitetin në kryerjen e detyrës së tij si mësues. Duke gëzuar respektin dhe simpatinë e nxënësve, kolegëve, prindërve dhe komunitetit në përgjithësi. Ai ka punuar me përkushtim të veçantë për të arritur rezultate të larta me nxënësit  e tij, kudo ku ka punuar si mësues. Ai do kujtohet si mësues i rregullt, korrekt rezultativ dhe e spikatur në procesin mësimor edukativ të nxënësve, në shkollat ku e kërkoi detyra dhe misioni i shenjtë i mësuesit. Njëkohësisht ai shquhej për nivelin e lartë shkencor e pedagogjik.  Gjithashtu ai shquhej për ndërtimin e marrëdhënieve shumë të mira me personelin vartës, me komunitetin, me prindërit dhe nxënësit e tij. Për punë të mirë në procesin mësimor dhe edukativ, është dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të II- të. Nga DAR, Durrës është vlerësuar mësues i i vitit 2013.