Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
E fortë,në thellësi!Cerazela Kondi

E fortë,në thellësi!Cerazela Kondi

Ese.

E fortë,në thellësi!

-Nuk e dini kush jam, prandaj mos gjykoni.

-Nuk i sheh njeri,shënjat që kam në trup dhe as luftën që dhashë heshtur,kur asnjë nuk më shihte.

-Nuk ishe aty në netët që qaja,pa nxjerrë zë,duke mbajtur veten time në këmbë,vetëm e vetëm që të mos rëndoja njeri.

Nuk ishe aty,kur vishja buzëqeshjen,të dukesha mirë dhe brënda meje gjithçka rrënohej.

Vetëm unë e di,sa dhimbje kisha,dhe kam, për të hedhur qoftë dhe një hap.

Vetëm unë njoh rëndesën e zgjedhjeve të mija,dhimbjen e rënieve,lodhjen që ndjeva përsëri e përsëri,pa më mbajtur dorën njeri.

Ekzistonin çaste,që duhej të isha e fortë,nuk e zgjodha,por nuk kisha tjetër zgjidhje.

Por disa flasin,gjykojnë,krijojnë histori të pabesueshme në kokë.

Hedhin fjalë si gurë, pa ju interesuar sa të lëndojnë.

Nuk ishit aty,kur u tradhëtova.

Nuk ishit aty,kur në një botë të egër,mbeta vetëm.

Nuk ishit aty,kur mësova të mbijetoja,pa litar sigurimi.

Dëshpërimi shpesh,lind nga e panjohura dhe frika,nga nevoja që kanë disa,të duken më lart,sepse nuk durojnë brendësinë e tyre.

Sepse po të shikonin,do ta kuptonin, që askush nuk është i përsosur,që të gjithë mbartim çarje,thjesht ata i mbulojnë më mirë.

Në do të mundeshit,të shihnit me zemër,do kuptonit që çdo njeri,mbart një histori që s’është nevoja të duket.

Që pas çdo shikimi,fshihet një mundim i heshtur.

Dhe ajo që shikon nga jashtë,është vetëm një copë e vogël për çtë ka ndodhur.

Prandaj,nëse nuk ke ndër mënt të shtrish dorën,mbaj superioritetin për veten,askush stë ka zili.

Nuk jetoj për shabllon.

Jetoj,me luftën që dhashë dhe jap dhe shumë të tjera që durova.

Këto,fatkeqësi dhe vështirësi,më bënë njeriu që jam sot.

E pathyeshme!

E fortë,në thellësi!

Prandaj,sado të mundoheni të prisni lulet nga kopshti i shpirtit tim,po kaq të tjera do të mbjell,do të rilind,dhe do tju dhuroj gonxhe shumëngjyrëshe dhe plot shkëlqim!