Edhe ajri rëndon

Edhe ajri rëndon
Edhe ajri rëndon,
qëndruar pa fjalë.
Sikur maten e numëron,
ata të mos i pranon.
Fytyrat janë jeshile
nga ajo që mshifet.
Sytë shikojnë përpara,
pa shpresë n’pritje.
Heshtja flet më fort
se çdo zë.
Më fort se një fotografi?!
Koha rri pezull,
si barrë duke na verbuar sytë.
Gjithçka është e lodhur,
pa qenë e vjetër.
Durimi ka marrë formë guri.
Por shpresa prapë kurrë nuk tretet!
Njerëzit janë hije,
të shtypur nga një peshë
që nuk shihet.
Por gjithmonë me zemër të qëndrueshme i ndesh?!
Deri kur do shpresojmë,
jo për dritë,
por që kjo gjendje
të mos zgjasë pafund.
E as duke pritë?!
Njerëzit janë bërë hije të vetes,
jo nga frika,
por nga ngarkesa.
Të jenë apo të ndahen
kah vdekja.
Nuk ka britmë, ka lodhje duke prit?!
Sepse britma është harxhuar.
Nuk ka pyetje,
sepse përgjigjja mungon prej kohësh.
Vetëm qëndrimi vazhdon t’prinë,
si dënim pa aktgjykim.
Si pritje pa fund.
Me shpresë n’rënkim?!
Deri kur do shpresojmë,
jo për diçka,
por thjesht
që kjo gjendje
të mos zgjasë
pa shkak.
Sepse kur gjithçka mbetet pa emër,
në terr pa dalje,
shpresa nuk ndriçon –
sepse derbederët nuk kërkojnë falje?!
Akad. Miftar Tërshnjaku
Vjenë