Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Enver   Gjona  me  vorbull  kujtimesh…Nga  Spasse   Thanasi

Enver   Gjona  me  vorbull  kujtimesh…Nga  Spasse   Thanasi

Enver   Gjona  me  vorbull  kujtimesh…

Gjithmonë  mbetem  me kujtime të bukura si kjo foto ngazëllyese në kalanë e Beratit. Një imazh rinor që shtegëton me ne nëpër kohë për të ta sjell ëndërrat e bukura, dëshirat e dlira, pasionet e lumtura në shpirtë. Spasse  Thanasi na e “ndezi” këtë vorbull kujtimesh me librin e tij dhe unë po shfletoj një kohëz të artë shkollore që mbetet e përjetshme, e paharruar se është “esenca” e viteve tona të fillimit kur hodhëm hapin e dijes në Beratin e bukur. Nostalgjia ime vjen e harlisur se kam ndjerë e kam jetuar vite plot vrull rinor, kam miqësuar shokë e shoqe të veçantë, të paharruar asnjëherë. Nga Pogradeci im liqenor, unë u befasova me Beratin  e lashtë me kala e lumenjë gurgullues, me male madhështore në minjaturën e tij poetike. Nga një peisazh liqenor të poezive të Lasgushit të madh, u hodha në krahët muzeale plot shkëlqim të qytetit  “të një mbi një dritareve”,që për mua mbetet“kartolina natyrore” më e mahnitshme.

Në atë “rrugëtim dëshirash” unë derdha rininë time, zgjova ëndërra për të ardhmen, ndjeva krenarinë e “moshës së artë”, njoha vizione jete që mua vërtetë më ngazëllyen në gjithçka. I jam mirënjohës shkrimtarit Spasse që fjalën time të thjeshtë në kujtime, e ngriti në artin e dashurisë së ndjenjës, e përjetësoi  në rrjedhën e viteve me zgjedhjen e imazheve shkollore të paharruara.

                         Me shoqet e klasës në Kalanë e Beratit…

Ne vërtetë  mësuam në një shkollë të bukur, me portën e dashur të kujtimeve “Kristo Isak”, jetuam intensivisht qytetin e Beratit në tërë shtrirjen e tij natyrore, me Kalanë e lashtë, me rrjedhën e lumit “Osum”, me hijeshin e maleve Tomorr e Shpirag, me dritëhijet e ndezura të “Urës së Goricës” etj. Dhe i sjell këto kujtime aq të bukura në këtë libër të veçantë me një memorie “të zgjuar” nga nostalgjia për të treguar “vitet tona të arta”, dashurinë e moshës së brishtë, miqësinë e dlirë me shokë e shoqe nga e gjithë Shqipëria. Tani që jetoj në Tiranë, nuk kam harruar të risjell “ një kohë të ikur” si trëndafil i moshës rinore, takoj gjithmonë miqtë e mi të vjetër, shkëmbej biseda e ndaj kujtime.

                 Në  punë  prodhuese  të  shkollës  në  Uznovë

Fotot me klasën time në Berat i risjell në këtë libër me freskine e dikurshme, me rezatimin kohor që nuk humbet asnjëherë dhe shihni ju shokë e shoqe të mi veten tuaj e krahasoni ndryshimin me vitet e jetës.

                  Me kolektivin  e klasës në Kalanë e Beratit…

Ju të gjithë mbeteni për mua “ një balsam në shpirtë” që më ushqeni me nostalgji për të treguar, me kujtime për të përjetësuar, me dashuri për të ndarë me ju vite e takime të tjera kudo ndodhemi. Ma dha bukur Spasse  Thanasi këtë“fuqi madhështore” ndjenjash, më bëri vërtetë të shpërndajë nga largësitë e viteve rinore këtë “vorbull kujtimesh” me pamje të paharruara. Po ju kujtoj të gjithëve në shkollë, në punë  prodhuese, në eksursionet në Kala, në vezullimin diellor në Uznovë ku ne gjithmonë punonim e mësonim nga praktika bujqësore në ekonominë didaktike të shkollës. Aty na shoqeronte me dashamirësi mësuesi Ndini Gjata.

           Gëzim  diellor  në  fushën  prodhuese të Uznovës

Ju kujtoj si shokë e shoqe të përkushtuar me mësimet, me dëshirat për dituri  e ëndërrat në shtigjet e hapura të jetës, ju të gjithë ishit “ndjenja e pastër” e shpirtit, “magjia mikluese” e pamjes rinore, ishit “pastërtia e ndjenjave” si ëngjëj të zbritur nga qielli.

Dhe ju mbaj të tillë në mendje e zemër përgjithmonë !..

                             ( Nga libri në process botimi “ OAZET E ËNDËRRTA” TË SHKOLLËS

                                          në  shkollën ekonomike “Kristo Isak” BERAT )