Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Fizarmonika Magjike-Vullnet Mato

Fizarmonika Magjike-Vullnet Mato

Vullnet Mato

Workflow: {}

FIZARMONIKA MAGJIKE

Eh, moj fizarmonika ime, e viteve rinore,

ku shkuan gjithë ata tingujt e tu, të dehur?!

Me tastierën lodërtare, moshën e thyer më trazove

më ngjalle sërish pasionin, në gishtat e mekur…

Eh, sa të kam dashur, moj e ëmbla fizarmonikë,

njësoj sikur ti të ishe, dashnorja ime e parë!

Kur gishtat e mi, të gudulisnin brinjët me vërtik,

gufoja brenda shpirtit, njësoj sikur isha i marrë!

Tingujt e tu, filluan sërish të më ndjekin,

shpirtin po ma ribëjnë, përsëri njëzetvjeçar…

Gishtat duan, notat e tastove prapë t’i prekin,

të zgjojnë prapë ëndrrat e çifteve kërcimtarë.

Meloditë e tua, ende i ruaj në tru të lidhura,

ndonëse gishtat m’i ka mpirë, i thinjuri acar.

Mosha e kaluar, po më shkakton të dridhura,

ku ta gjejë shkathtësinë rinore, shpirti im këngëtar?!

Kur tingujt frymor, dëgjoj nëpër orkestrina,

zemra më troket gjoksin, me impulse djaloshare,

të drithëroj gishtat, mbi notat e bardha si balerina,

të tërboj gjithë djemtë dhe vajzat vallëzimtare.

Dua gjoksin e palosur, ta ngjesh në gjoksin tim,

që zërat e saj, të më tingëllojnë brenda në zemër,

të harroj se bota ka dhe halle të tjera, pambarim,

të çmallem si dikur, kur isha i fiksuar te këngët,

Më duket, fizarmonika me nota të pavdekshme,

më thotë: “Po më more si dashnore të përjetshme,

të më puthësh brinjët e bardha, me gishtat e etur,

s’ke për të vdekur, as në vitet që të kanë mbetur!…”