Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Flamuri kuqezi në shkollën fillore të baicës në Drenicë-Skënder Karaçica

Flamuri kuqezi në shkollën fillore të baicës në Drenicë-Skënder Karaçica

Skënder Karaçica

Fletëza jete

FLAMURI KUQEZI NË SHKOLLËN FILLORE TË BAICËS NË DRENICË

Ditë e bukur e majit në Drenicë.Në shkollën fillore,paralele e ndarë në Kroikovë,mësuesi Ibrahim Hoxha,në fund të orës,me një fjalë të gëzimit na lajmëroi.

– Nesër do të shkojmë në shetitje në shkollën fillore të Baicës.Atje na pret një ditë e gëzimit,na tha mësuesi Ibrahim dhe,do të shohim diçka të madhe të historisë shqiptare…Ne,nxënësit e klasës mbetëm pa frymë dhe,njëri prej nxënësve e pyeti mësuesin Ibrahim:

– Ditë e gëzimit,na tregoni mësuesi Ibrahim,për ditën e gëzimit që na pret nesër në shkollën e Baicës…?

– Po,nxënësit e mi,nesër në shkollën e Baicës do të shohim se si do të valojë Flamuri Kuqezi,simboli i kombit shqiptar,-tha mësuesi Ibrahim dhe mori ditarin e doli nga klasa.

Ditë e majit,gjelbrim në të gjitha anët e Drenicës.Në mëngjes në rresht si e do rendi i shkollës,morëm udhën për të shkuar për të vizituar shkollën e Baicës.Në ecjen tonë,herë-herë dëgjoheshin këngët e bukura të nxënësve,buzëqeshje dhe pak nga pak,zhurmë e natyrshme…

Udhëtimi ynë nga Kroikova deri në Baicë të Drenicës,zgjati për nja dy orë,si ecja e nxënësve,rresht e rresht e më këngët e kënduara dhe recitimet të përcjella me pak zhurmë.Udhë e bukur përmes luleve të majit në ditën e gëzimit,sikurse na tha mësuesi Ibrahim Hoxha.

Kaluam lugje,male dhe kodra dhe u afruam shkollës në Baicë.Në një këndë të shkollës,mësuesit e kësaj shkolle e kishin vendosur Flamurin Kuqezi,që për ne ishte hera e parë të shihnim simbolin e kombit shqiptar!

Ditë e gëzimit në shkollën fillore të Baicës,aty ku për herë të parë në vitin 1968 u vendos të valojë Flamuri i Kombit Shqiptar!Për disa vjet,regjimi i ashtuquajtur,,nacional-çlirimtar,,serb e pati ndaluar të valojë Flamuri Kuqezi në tokën e shenjtë të Kosovës,kështu na flisnin mësuesit e shkollës shqipe,Qerim Zariqi,Sala Bujupi Hoxha,Emin Hoxha,Feriz Hoxha,Ismet Mehmeti, dhe,plejada e mësimdhënies në Drenicën tonë.

Në shkollën fillore të Baicës,ne nxënësit e shkollës në Kroikovë,e pamë për herë të parë dhe, afër zemrës tonë se si valonte aq bukur në majin e luleve në Drenicë,Flamuri Kuqezi i Kombit Shqiptar…!