Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Gjalle e dek , t'a puthsha shkabën-Kol Beci

Gjalle e dek , t’a puthsha shkabën-Kol Beci

.

Pa Flamur, unë s’kam jetë

Si gjithë Kombët Botërore

Me të kam gjakun e shtrejtë

Sa një mal, me lule bore

.

Jam krenar, me ty Flamur

Gjall e dek, t’a puthsha Shkabën

Pa ty kurr, s’kam jetë unë

Ma, sa, s’ka, dielli pa hanën

.

Kombi im, më i miri Komb

Halle ti ke përjetuar

Të pagëzoj një Kastriot

Dora e zotit t’ka bekuar

.

Sa me shpirt këndoj për ty

Sa të due, o Flamur

Ti si nana, më merr n’gji

Para teje, gur i ngul

.

Jam krenar, e rroj krenarë

Nga lavdia e heronjëve

Shkaba e malit kryelartë

Kuq e zi, përjet kto troje

.

Autori…..Kol Beci….