Gladiola Jorbus

Në network‑un interurban,
gjuhës i janë shpërfytyruar konturet.
Si një fjalor i miratuar,
pa asnjë konsensus gramatikor.
Fjalët shtrembërohen
nën duart e ksilografëve
që s’e ndiejnë peshën e simboleve.
Autenticiteti rrëshqet
si rëra…
në klepsidrën e qelqtë.
Së brendshmi gjëmon,
si rrufeja fishtjane,
zëri i shqipes së lashtë.
Që kurrsesi s’u përulet
prapashtesave tjetërsuese
të globalizmit.