Dritan Mardodaj

Na ka dalë një film o vëlla
Është “full” çdo kinema
Janë shitur t’gjitha biletat
Kështu thanë ato tetat.
Bëhet fjalë për një qafir
Që hiqet si djalë i mirë
Dmth. bën si shkrimtar
Mbase edhe e ke parë.
Del ky tipi medemek
Promovon librat e vet
Hëm tregime hëm romane
“Hieroglife egjiptiane”
Se kush tha pra që ky film
Titullohet “inskenim”
Ndaj më mirë o milet
Futi një “publicitet”!