Kujtim N. Mullai

Ja dhe një këngë tjetër e përfshirë në tekstin shkollor “Edukata muzikore – 3”
(autore Teuta REÇI) SHQIPËRI:
“HOP, HOP U ÇOVA”
(teksti dhe muzika Kujtim N.MULLAI)
– I –
O n’maj’ të fikut hipa,
Bum! U rrëzova.
O erdhi gjyshja m’foli,
Hop,hop u çova.
– II –
O n’maj’ të mollës hipa,
Bum! U rrëzova.
O erdhi mami m’puthi,
Hop,hop çova.
– III –
O n’maj’ të lisit hipa,
Bum! U rrëzova.
O nga larg pash’ un’ babën,
Hop,hop u çova.
Kënga gjendet në You Tub apo disqe në shumë varjante interpretimi.
Në çdo strofë të kësaj kënge me gjithsej
19 fjalë dallohen disa simbolika:
*Hipje-rrëzim-çuarje në këmbë
*Gjyshja/fiku,mami/molla,baba/lisi
*Gjyshja flet,mami puth,baba shikohet
Pa u zgjatur në hollësinë e këtyre simbolikave,
po vemë në dukje se FIKU mund të fishket a tkuret,por nuk i humb shija dhe ëmbëlsia.(Kujtoni si e thotë ajo kënga “I ëmbël zëri i gjyshes”)
Pra,mjafton fjala e saj që djali i vogël i këngës,
të çohet në këmbë.
Ja lë lexuesit të fantazojë rreth simboleve mami/molla,baba/lisi…
Gjersa veprimet kryesore të heroit tonë të vogël janë rrëzimi dhe çuarja në këmbë,llogjika anon nga titulli “HOP, HOP U ÇOVA” sepse RRËZIMI e ka një shije të keqe.
Por ç’ndodh me realizuesit e disqeve?
-Këngën e titullojnè “ÇU RRËZOVA”
-MOLLËN në strofën e dytë e bëjnë KUMBULL
(Sikur duan ta thartojnë puthjen e mamit)
-Fundin e strofës së tretë
“O nga larg pash’ un’ babën,
Hop,hop u çova.”
(djali nuk do ta shohë baba të rrëzuar)
e bëjnë “O e pashë unë babain,
Hop,hop u çova.”
-Dhe më e papranueshmja:
Këta realizues disqesh nuk shënojnë
AUTORIN E KËNGËS …
Ç’emër mund t’i vihet kësaj?