Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Ka një zbrazëti që s'vjen nga uria-Migel Flor

Ka një zbrazëti që s’vjen nga uria-Migel Flor

Migel Flor

Një thellësi të heshtur në shpirtin tim,

Ajo rrjedh mes ditëve të qeta,

Kur bota pushon dhe zemra s’ka rrugëtim.

Është mungesë që ska emër,

Një çast ku gjithçka duket e largët,

Afër ndjej ngrohtësinë e heshtjes,

Dhe bota më duket, një gotë e zbrazët.

Në errësirë hapen dritare të reja,

Shpeshherë dhe fshehtësi të bukura,

Si hëna që shndrit mbi ujë të qetë,

E më mëson të shpresoj në të shpirtit flutura.

Kur zemra dridhet nga boshllëku,

Nuk është frikë por mundësi,

Tërmet ku lëkunden ne ballë të shkuarat,

Dhe të rejat ndërtohen përsëri.

E kështu zbrazëtia bëhet premtim,

Një rrugë që të çon drejt ndjesive tona,

Çdo boshllëk ka një dritë që pret,

Të ndriçojë shpirtin që guxon në shkronja.

Migel Flor