Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Kohë e pakohë...Rexhep Polisi

Kohë e pakohë…Rexhep Polisi

KOHË E PAKOHË…

Më mbyti kjo kohë e pakohë,

Ky shi që bie me ngashërim,

Mendime të lagura vërtiten

qiellin pa ngjyrë,

Ndërsa ajri mpikset në fytyrë.

Në lokalin që ka zaptuar

Trotuarin

Dy të moshuar

Rrufisin dhembjen

Në filxhanin e kafesë,

Rrethuar me gulçe gangësterësh.

Qelqi i avullt

Pasqyron portretin tim,

Ndërsa në tokën e lagësht

Dielli mezi mbushet me frymë…

As malet e lartë

Nuk paskan shpëtim

Nga ky rrethim…