
Ma solli gjermani nga minerat e Jemenit
…Prandaj ajo gjendet në ujrat e deteve,te lotët dhe sipas një poeti, duhet të jetë pse jo e shenjtë…
Gëzim Llojdia
1.
Isha te postbloku i ushtrisë në Orik. Një diell i ngrohtë udhëton në perëndim dhe nëpër gjakun tim, për tu shuar në muzg.Nga këtu fillon uji.Deti i mbyllur në tepsi.Këtu përfund është një hark, që duket vetëm nga kodrinat.Edhe këtu besoj janë rrëzuar asteroidë, që krijuan ujërat dhe bekuan këtë vend. Dhe aromat e detit në mëngjes, parfumohen me aromën e bregut.Kështu është çdo mëngjes. Nga këtu fillon dashuria për stërgjyshërit tanë
që e adhuruan bukurinë e detit dhe të tokës , e shpërndanë dhe u shkrinë dhe në tokën e tyre ,epokat materializohen.
…Mbriti një kamper, si të ushtrisë.Një lloj skode e vjetëruar e mbytur nga pluhuri.Dhe brenda saj, një gjerman.
-Drejtor,më thotë ushtari te porta ,është mbyllur baza pas orës 16.00.
-Po si thua ta lëmë këtë gjerman pa e parë Orikun.
-Mirë -tha shoqëroje vetë, por mos vononi shumë.
Gjermani e la kamperin e vjetër te porta.Ne shkuam me makinat tona, në parkun arkeologjik.I dhamë një flepalosje në gjermanisht i treguam sitin tej e t’hu.
Ai pastaj ndenji më shumë ,te gjurmat e ndërtesave ,që zgjateshin në lagunë.
Pyeti se kur erdhi këtu Cezari dhe si ariti ta pushtonte qytetin pa luftë.Fortesa dukej e fortë,mirëpo ajo ishte rrëzuar.M.Zequa thotë se me fryrjen e burrive,portat ranë apo është një metaforë e arkeolgut poet?
Nuk pati luftë.Cezari u mbështet nga vëndasit dhe ushtria e Pompeit u tërhoq, udhës për në Apoloni.Atje në lagunë duhet të ketë anije të mbytura, në kohë të kohës dhe ca ushtarë romak, që mbetën përjetësisht në ujërat e liqenit.Ata u trembën furisë se mos digjeshin qiejt nga flaka e luftës,mirëpo përfunduan vetë në ujërat e ftohtë të lagunës.
Dhe në pranverë ,atje çel një lloj lule e veçantë në ngjyrë gjaku.
Është bimësia e vetme e zonave kënetore, që mbjell ngjyrën e kuqe dhe e lidhur me legjendat edhe ndoshta të gjakut të ushtarve, që dergjeshin në liqen.
U doli shpirti me xhan- thonë plakat tona.
…Pastaj pyetja më tregoi një giud, që e kishte blerë diku në Munih.
Shqipëria kishte shumë site, por në atë guid kishte pak rreshta.
Ndërsa Mali i zi kishte pak site arekologjike,por kishte shumë rreshta madje, më shumë se Shqipëria.Dhe ne botojmë guida për veten tonë.
Ata ,që vijnë këtu vijnë me guida, që i kanë blerë në kioskat e vendeve të tyre.Nuk është që shkojmë kuturu ose tafti bafti, siç thonë shqiptarët,të dal ç’të dalë…Këtë ma thanë edhe disa motoristë ,që kishin ardhur nga Bavaria ,duke gjesdisur me motor, të gjitha vendet turistike të Mesdheut…
Edhe ky gjermani andej kishte ardhur.Nëpër viset e Medheut.Kishte udhëtuar 3 muaj nëpër vende të Azisë ,për të dalë pastaj në Lindje të Mesme.
Përshëndetëm ushtarin.
-Natën e mirë o trim!
Te kamperi gjermani më zgjati një kolor dhe më tha të vendosja një firmë në suprinën e kamperit, ku gjëndeshin shumë të tilla.Ishin siglat e drejtuesve të vendeve, që gjermani kishte përshkuar.
…
E ftuam për një kafe.Pranoi dhe kërkoi një gotë raki ,por që e thërriti,diçka si uzo.
-Jo raki albaneze-i thamë.
Pastaj kur do ikte u fut në kamper.Doli prej andej duke mbajtur në dorë një copë të madhe , që shkëlqente në diell në ngjyrë të bardhë dhe bojëqielli, por që nuk e kuptuam se çfarë ishte.
Gjermani zgjati gishtin tregues te copa e bardhë, pastaj e futi në gojë.
-Aha e kuptuam ishte kripë.
E ndjem menjëherë shijen e saj.
Kristalet e saj shkëlqenin aq shumë prandaj, nuk po e kuptonin se çfarë duhej të ishte ajo copë kristalore.
…Ishte kripë guri.
Gjermani qeshi dhe tha se e kishte marrë nga Jemeni ,mirëpo viset që ai kishte përshkuar me kamper kishin mjaftë miniera me kripë guri.
Dukej pak e pistë, ngase ajo duhej të ishte marrë direkt nga miniera e kripës.
E futa në xhepin e xhaketës.Shkova në shtëpi dhe e hodha xhaketën për tu larë.Ishte fillim vere.
Pas tre orësh u kujtova dhe po tregoja historinë e kripës së gurit.
-Një copë e kam atje te xhepi.
-Pa dale ta shikojmë si është?
-Po ku është xhaketa?
Çe bëra xhaketën dreqi ta haj!
-Të rëntë një damlla mu në xhaketë!
…Vrapova ta nxirrja xhaketën nga lavatricja,mirëpo ajo nxirte një shkumë të bardhë dhe uji ishte aq i kripur, sa ajo mund tja kalonte edhe detit të Vdekur…
2.
…Mirëpo kur hyra te dervishët, aty mësova se përpara se të fillonte ngrënia e ushqimit,ata ngjyenin dorën te kripa dhe fusnin në gojë.
…Prandaj thonë është gjithë dhe kripë jo sheqer…Prandaj ajo gjendet në ujrat e deteve,te lotët dhe sipas një poeti, duhet të jetë pse jo e shenjtë.
3.
Kripa ka një vend të veçantë në praktikat shpirtërore në mbarë botën, me shumë kultura që e lidhin atë me mbrojtjen dhe pastrimin . Një nga shembujt më magjepsës të rëndësisë shpirtërore të kripës është në kulturën japoneze. Në Japoni, kripa përdoret për të hequr “papastërtinë shpirtërore” gjatë ritualeve të pastrimit të 𝘮𝘪𝘴𝘰𝘨𝘪. Është një ceremoni tradicionale japoneze Shinto që shënon fillimin e vitit të ri. Është një kohë kur njerëzit kërkojnë të pastrohen shpirtërisht dhe fizikisht dhe ta nisin vitin me një fillim të ri.
…
Në disa kultura afrikane, kripa përdoret gjithashtu për të larguar shpirtrat e këqij. Njerëzit spërkasin kripë në dyert dhe dritaret e tyre për të parandaluar që energjitë negative të hyjnë në shtëpitë e tyre. Gjithashtu besohet se kripa ka fuqinë për të pastruar dhe objektet, të tilla si kristalet, që përdoren në praktikat shpirtërore.Në traditat vendase amerikane, kripa shihet si një simbol i vetive shëruese të tokës. Besohet se mineralet në kripë kanë fuqinë për të rivendosur ekuilibrin dhe harmoninë në trup dhe shpirt.Për më tepër, kripa luan një rol vendimtar në ritualet dhe ceremonitë e komuniteteve indigjene të Kalahari. Ata besojnë se ka veti pastruese dhe është në gjendje të largojë energjitë negative dhe të pastrojë shpirtin. Në disa raste, kripa përdoret edhe në praktikat e hamendjes për të fituar njohuri mbi çështjet shpirtërore.
…Depozitat e kripës shkëmbore njihen se ekzistojnë në një numër vendesh në Aden dhe përtej kufirit në Jemen. Depozitat e kripës shkëmbore janë të zakonshme si shkëmbinjtë mezozoikë ashtu edhe kenozoikë.
Data e operacioneve të minierave të hapura të paktën në pushtimin turk të vitit 1538.Kripa e shkëmbit alternohet me gips, anhidrit dhe argjilë. Është e bardhë dhe me ngjyrë gri, masive dhe e veshur me rreshpe bituminoze dhe gips. Kupolat e kripura të moshës së Miocenit ndodhin përgjatë bregu të Detit të Kuq nga jug-lindja e AlHudaidah deri në Al-Luhayyah. Depozita më e rëndësishme është në zonën e As Salif.Kripa e shkëmbit ndodhet rreth 75 km në veri-perëndim të Al-Hudaidah.
Përbërja mesatare kimike është: 38.6% Na,59,53% Cl, 0,014% K, 0,39 Ca, 0,006%.Mg, 0,87% SO4, 0,38% e pazgjidhshme në ujëdhe 98,12% NaCl.
…Gjithashtu 10 përfaqësues nga mostrat e kapjes janë analizuar dhe vlerat mesatare janë: 0.38 e patretshme në ujë,0,63% SO4, 0,001% CaO dhe 5,4% alumin i pazgjidhshëm.
Vlerësimet e rezervës mbulojnë një sipërfaqe prej 680 000 m2, dhe me një shfrytezim thellësia 30 m, vëllimi i minueshëm është 43 milion ton.
4.
Një pushim i vogël.Një pjesë e tekstit të këngës :“Esmerkë lezet me kripë” nga Kleopatra Dokle.
…Esmerekë o moj esmerkë
Esmerkë o lezet me kripë.
Esmerkë o moj esmerkë.
Esmerkë o lezet me kripë.
E pa dil pak.
….
E pa dil pak.
E pa dil pak.
Pa dil të të shoh një çik..