Vangjel Pellumbi

Më dhe frymë nga fryma jote!
Më dhe frymë nga fryma jote,
Gjak,nga gjaku yt më dhe!
Në dimrin e kësaj bote,
Nuk e di,t’i ike e më le.
Më dëgjon,kur flas me vete,
Edhe kur duart zgjat drejt teje.
Se,unë jam pjesa jote.
Pse më le në mes t’kësaj bote.?
Shumë vështirë pa ty NËNË,
Zjarrin e mallin mese t’a shuaj?
Më mungon drita e syve,NËNË!
Eja NËNË, prapë më duaj!
Eja nënë,se dhe unë të dua!
Të ve kokën në gjoksin tënd.
E të më përkëdhelësh t’i mua,
T’më thuash;-ka për ty një vënd!
Shpirti mbushur me mall,
Më detyron lapsin të mar.
Të shkruaj për atë diell,
Që e kam në zemër dit’e natë
Që balli të mos më rrudhet,
Nga mungesa jote,t’kem pranë.
Eja m’jep frymë nga fryma jote.
Që e unë të ndjehem si më parë
Kjo botë është vetëm karnavale
Pa ty,ka vetëm përbuzje,fyerje.
Që si hyjnë në xhep t’mijat halle
Se as,i ndreq e as i prish punë.
Eja NËNË, më jep frymë nga fryma jote!
Se me hallin tim jam veç unë
Dhe të mos pi,mos dehem
Me mallin e mungesës tënde
Eja më jep,gjak nga gjaku jot!
Dhe për hallin tim t'mos të qaj.
Që as t'mos pi të dehem me lot
Dhe t'dukem i vetëm n'këtë botë
Pra eja të më japësh frymë nga fryma jote NËNË!
V Pëllumbi.autori.
07/01/2026. Artë.Greqi