Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Mehdi S. Daci ushtaraku që u diplomua në akademinë ushtarake të Romës dhe nuk e lejuan the qe nuk e lejuan te punonte as si arsimtar- punonte as si arsimtar-Sakip Cami

Mehdi S. Daci ushtaraku që u diplomua në akademinë ushtarake të Romës dhe nuk e lejuan the qe nuk e lejuan te punonte as si arsimtar- punonte as si arsimtar-Sakip Cami

Sakip Cami

Mehdi Sulejman Daci, ka lindur më 1 janar 1915, në Zall-Kalis të komunës së Sllovës, në rrethin e Dibrës Fëmijëria e tij qe tepër e vështirë se, që në moshën 1 vjeçare u vra babai i tij, Sulejmani, në krye të forcave të Kalisit dhe të Ujë e m’ Ujës, në luftime me forcat pushtuese serbe, në qershor 1915, në Kërrabë të Tiranës. Ndërsa, nëna e tij e la jetim në moshën 3 vjeçare. Në këto kushte ai u rrit në varfëri e vështirësi të mëdha.

          Por, edhe pse në kushte të rënda ekonomike e familjare, ai vendosi t’i përkushtohej udhës së dijes e të mësimit, të ndiqte shkollat e të bëhej dikush në jetë. Dhe, këtë e realizoi. Në vitet 1927-1931, Mehdiu kreu me rezultate shumë të

larta mësimet në Internatin e Krumës, ku bashkënxënës pati Fadil Hoxhën (Më vonë kryetar i Kosovës dhe i ish Jugosllavisë), Xhavit Nimanin (Më vonë kryetar i Qeverisë së Krahinës Autonome të Kosovës), Man Salinë-djalin e bajraktarit të Tropojës, dëshmorin Xheladin Hana etj. Më pas, në vitet 1932-36, ndoqi mësimet dhe mbaroi gjimnazin e Shkodrës, përsëri së bashku me Fadil Hoxhën. Ndërsa, në vitet 1939-41, kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Romës, në Itali, përsëri me rezultate shumë të mira, ku bashkë-student kishte Mehmet Shehun, Zoi Themelin e Zija Kambon. Nga kjo shkollë e lartë ushtarake doli oficer me gradën Nëntoger.

Më pas, fitoi gradën  Toger. Në vitet  1936-1939, ka punuar si nënoficer në Mbrojtjen Kufitare të Zogut. Pas kthimit nga Italia, në vitet 1941-1943, ka punuar si oficer me gradën nëntoger dhe toger  në Guardia di Finanzza.

Më 9 shtator 1943, u kthye në shtëpi dhe nuk punoi më si ushtarak, por u muar me ekonominë familjare dhe me mbështetjen ndaj LANÇ.

Shtepia e tij ishte shtepia e Zotit dhe e mikut. Gjatë luftës, në shtëpinë e tij janë strehuar  për periudha të gjata, edhe për mjekim e shërim, disa ish partizanë e komandant të partizanëve, si dëshmorët Riza Doda e Hasan Luma, ish kuadri i lartë i Ushtrisë Hamdi Doda etj. Gjithashtu, shtëpia e tij qe strehë e sigurt dhe për nacionalistët, si: Muharrem Bajraktarin, Sali Dodën, Hamzë e Dostan Rexhepin, Gafur e Selim Nokën etj.

          Në shtëpinë e  Mehdi Dacit, në gush të vitit 1944, është zhvilluar edhe takimi i rëndësishëm në mes Haxhi Lleshit, Hysni Kapos, Liri Gegës, Dali e Esat Ndreut me Muharrem Bajraktarin, Sefë Xheladinin, Tasim Spahiun, Hamzë e Destan Rexhepin, Selim e Gafur Nokën.

Ne kete foto Mediu eshtë kapiteni i skuadrës së parë të futbollit të Kukësit, në vitet 30-të të shekullit kaluar, skuadër, në të cilën ishin futbollistë dhe Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Man Saliu, Xheladin Hana etj. 

Pas Luftës,  që më 23 dhjetor 1944, çeli të parën shkollë të pasçlirimit, ku mësonin fëmijët e  Zall-Kalisit dhe të Kalisit. Këtu e nisi udhën e bukur e të rëndësishme të edukatorit të brezave të rinj. Detyrën e  mësuesit, Mehdiu,  e kreu edhe në shkollën fillore të Sllovës.  Pastaj, ka punuar si mësues, me përkushtim e  profesionalizëm të lartë dhje hë shkollat e Shumbatit, të Zall-Dardhës, të Cerenit dhe në Kllobçisht të Maqellarës. Kudo që, ai, punoi u dallua si mësues shembullor dhe pati rezultate shumë të larta. Kjo, ashtu si dhe ato që thamë më sipër,  vërtetohet dhe në raportin vjetor të Seksionit të Arsimit të Rrethit të Dibrës, të vitit 1947.

           Por, kur pikërisht Mehdiu jo vetëm ishte i dalluar, por edhe shembull për mësuesit e tjerë, u pushua nga puna për motive politike, përse ai kishte kryera studimet e larta ushtarake në Itali dhe se kishte shërbyer si oficer në regjimin e Zogut dhe në kohën e Italisë. Menjëherë pas pushimit nga puna, në vitin 1953,  u internua në Shijak të Durrësit. Në internim qëndroi 4 vjet. Kjo dëshmohet dhe me statusin e ish te përndjekurit politik  që, ai, gëzon. Ishte mësues i dalluar. Ja faksimilja nga raporti vjetor i seksionit të Arsimit të Dibrës:

           Pas kthimit nga Shijaku, ai mbajti mbi kurriz luftën e  egër të klasave  dhe asnjëherë më në jetën e tij nuk iu dha mundësia për të kryer punë shtetërore, si nëpunës në institucionet shtetërore. Në vitin 1967, vetëm 15 ditë u la të punonte si përgjegjës i furrës së Sllovës, ku punonin tre veta dhe menjëherë u pushua nga institucionet partiake e shtetërore të kohës.

           Me gjithë jetën e  tij të trazuar e plot vuajtje, ai qe nga burrat më me emër të kohës së tij në krahinën e Sllovës, Kalisit  e më gjerë. Ai luftoi fort per shkollimin e femijve te tij dhe te gjithe krahines. Amaneti i tij sot eshte derguar ne vend. Familja e Medi Dacit sot eshte me tre breza intelektualesh. Kombi kerkon njerez te ditur e te shkolluar, kjo ishte deviza e tij.  Vdiq në vitin 1976, kur ishte vetëm 61 vjeç.

Me poshte po ju njohim me femijte e tij:

Xhavit Daci, djali i madh,  ish student i shkëlqyer i Fakultetit të Mjekësisë, i përjashtuar në vitin e tretë të këtij fakulteti, për shkak të së kaluarës së babait. Xhaviti  shërbeu me profesionalizëm si ndihmësmjek, si askush tjetër, për  17 vjet, me shumë përkushtim në Sllovë, Reç, Kala të Dodës, Vilë,  Kalis, Zall-Dardhë etj. U vra në krye të detyrës, më 29 dhjetor 1978, dhe është shpallur “ Qytetar Nderi” i komunës së Reçit, ku edhe u vra në krye të detyrës.

Ibrahim Daci, djali i dytë, mbi 40 vjet, mësues i gjuhë-letërsisë në Sllovë, Kala e Dodës, Zall-Dardhë dhe Lugjej të Dibrës, drejtues i grupeve artistike, autor poezish e tekstesh këngësh, autorit i librit me poezi “Nuk ka paqe pa drejtësi.Immagine

Akademik, Fatos Daci, djali i tretë, Mjeshtër i Madh, “Qytetar Nderi” i pesë bashkive e komunave, autor i mbi 60 librave historiko-enciklopedike, autor  i  20 dokumentarëve televiziv, botues e kryeredaktor i gazetës “Dibra”, organizator i shumë veprimtarive përuruese e përkujtimore -historike me pjesëmarrje të gjerë në Tiranë, Kamëz, Bulqizë, Peshkopi, Dibër e Madhe, Lurë, Sinë, Sllovë, Shupenzë, Maqellarë, Kalis etj.

Djemte e Fatosit, niperit e Mehdi S.Dacit, juriste dhe gazetare te shquar

Prof.Asoc.dr. Jordan Daci, Avokat. Ka kryer me rezultate të shkëlqyera studimet në Fakultetin Juridik të UT dhe masterin në Bolonja të Italisë, si dhe disa kurse e specializime në shtete të ndryshme. Aktualisht, kryen detyrën e  dekanit të Fakultetit Juridik në Kolegjin Universitar  “Qiriazi”, ndërsa më parë ka punuar si këshilltar për UNDP (Organizatën e Kombeve të Bashkuara) në qeverinë e Kosovës, për Ministrinë e Ekonomisë dhe të Mjedisit e Rregullimit të Territorit), këshilltar i kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe këshilltar i ministrit të Financave. Është  fitues i konkursit ndërkombëtar të drejtësisë në vitin 2018, dhe në vitin 2019, u shpall studio ligjore më e mirë në Evropë.

Ka një përvojë të pasur në kërkimin shkencor dhe deri më tani ka botuar 5 botime të librit të vetëm universitar në RSH për lëndën e “Të Drejtave të Njeriut” me rreth 480 faqe, format B5,  librin “E drejta ndërkombëtare në të drejtën e brendshme”, si dhe më shumë se 1.300 faqe të tjera A4 me punime shkencore të botuara kryesisht në gjuhën Angleze dhe në gjuhën Shqipe në revista vendase dhe ndërkombëtare, si dhe ka mbajtur kumtesa dhe referate në shumë universitete të njohura në SHBA dhe Evropë, si në: Universitetin e Columbias, Universitetin e Pragës, Universitetin e Frankfurtit, Akademinë e Shkencave të Moldavisë etj., si dhe ka marrë pjesë në disa sesione e takime shkencore në SHBA, Gjermani, Turqi, Austri, Belgjikë, Itali, Greqi, Holandë, Maqedoni, Bosnje–Hercegovinë  etj.

Ka dhënë intervista të shumta  televizive, edhe në emisionet më të ndjekura, dhe ka shkruar e publikuar  shumë artikuj në shtypin e përditshëm ImmagineAkademik Alban DACI, Ambasador i Kombit, gazetar i akredituar në Itali, ka kryer studimet universitare e pasuniversitare në Gevona Itali, me rezultatin maksimal Cum Laude( me yll), autor i qindra artikujve në shtypin e përditshëm, autor i pesë librave të fushës marrëdhënieve ndërkombëtare e diplomatike, si: “Evropa dhe shqiptaret”, “Evropa në marrëdhëniet ndërkombëtare”, “Kuq e Zi”, “Manifest Liri-Demokraci” dhe “Demagogjia e Foltores”. Në Itali, ka botuar edhe gazetën ”Arbëria”.

Dardan Daci, ka kryer Fakultetin Juridik dhe studimet master në Universitetin e Modenas në Itali dhe në Fakultetin e Drejtësisë të UT. Ka fituar titullin Avokat. Është jurist në KESH, ku ka kryer edhe detyrën e drejtorit për Marrëdhëniet me Median dhe Publikun. Kur ishte nxënës në gjimnazin “Arben Broci” ka qenë kryeredaktor i gazetës “AB Vision”, dhe më pas ka botuar disa artikuj në shtypin e përditshëm.

Edhe niperit e tjere te Mehdiut jane shkolluar dhe militojne me sukses. Qe te gjithe kane nje mirenjohje per komandantin qe i drejtoi ne jete,  ushtarakun e pergatitur Mehdi S.Daci.