


Halil Rama – Mjeshtër i Madh
Myrteza Lala ishte njeri i thjeshtë, me cilesi të jashtëzakonshme. I thjeshtë gjer në madhështi që me sjelljen shembullore la gjurmë të pashlyera te familja e tij e mrekullueshme, tek të afërmit, bashkëmoshatarët, shokët e miqtë e tij të shumtë, jo vetëm në Muhuur por në gjithë Dibrën dhe në Tiranë, Durrës, Lezhë e Shkodër.
Si pinjoll i një familje me tradita atdhetare, nip i patriotit emërndritur në historinë tonë kombëtare Nuz Lala, që për 15 vjet do të drejtonte me dashuri e mendjepmrejtësi Muhurrin si kryeplaku i tij që nga viti 1933 e deri më 1945, gjatë monarkisë, luftës ANCL e pasluftës, Myrtezani do të trashëgonte prej tij virtytet më të mira, urtësinë dhe mencurinë popullore.
Myrtezan Isuf Lala Lindi në Muhurr, me 5 Shkurt 1940. Shkollen 7 vjecare e kreu në Muhurr. Ai qysh në fëmijeri shfaqi aftësi profesionale. Por rrethanat dhe koha nuk ishin në favor të tij.
Në vitin 1947, babaj i tij, Isuf Lala, duke mos rënë dakort me sistemin komunist u detyrua që të largohet nga Shqipëria. Myrtezanin e rriti nëna e tij Sude Lala, (Nikolli) një nënë heroinë, bashkë me gjyshin e tij Nuz Lala, një njeri i jashtëzakonshm.
Myrtezani pasi kreu ushtrinë, ju fut profesionit të mekanikut elektrik, ku punoj për një periudhë të gjate, duke dhenë nje kontribut të jashtëzakonshëm për elektrifikimin e Dibrës. Si një profesionist i përsosur, kontribuoj në të gjitha ndërmarrjet e Dibres.
Krahas profesionit elektrik, Myrtezani kishte pasion muzikën dhe këngën. Luante shkelqyer në fizarmonikë, pasi kishte punuar 5 muaj me të madhin e muzikës shqiptare Agim Krajka.
Vëllai im Selmani, bashkëmoshatar i tij në vitet e shollës 7 vjecare, sa herë vinte me lejë në fshat nga shërbimi si oficer marine, të parin që do të takonte ishte Myrtezan Lala për të cilin ruante dhe gëzonte respekt maksimal.
Kështu, edhe unë, si vëlla fisi e shok të babës tim, Myrtezanin e konsideroja shok e vëlla të besës e idealit edhe si bashkëbisedues për librat. Sepse qoftë kur isha përgjegjës i shtëpisë së kulturës Muhurr edhe i vatrës së kulturës në minierën e mermerit, Murtezan Lalën e kisha ndër frekuentuesit kryesorë të bibliotekave të tyre.
Si njeri me fisnikëri e inteligjentë të rrallë natyrore Myrtezani dijti tu bëjë ballë sfidave të jetës dhe ti rezistojë me punë e përkushtim luftës së eger te klasave gjatë regjimit dikaktorial, si simbol i paqes dhe miësisë njerezore, i bashkëpunimit të vazhdueshëm me shokët e punës në ish minierën e mermerit dhe më vonë në fshatin tonë, Muhurrin. Po me këto virtyte shembullore, me bashkëshoretn Kafilen – bijë e Dine Xhanit në Fushë Muhurr, do të rrisnin, edukonin e mirëshkollonin edhe fëmijët e tyre: Rrahimin që me përkushtrim e drejtësi drejtoi Muhurrin si ish kryetar komune si edhe tani si administrator i Njësisë Administrative, Emrien me familjen e saj në Shupenzë, Naimen, Resmien e Njaziun që me punë kanë bërë emër si emigtant në Oksford.
Me triumfin e demokracisë Myrtezani u angazhua në levizjet demokratike. Ne vitin 1991 shkoj ne Angli ku u takua me babën e tij, Isuf Lalën dhe më pas e solli në Shqipëri, pas gati 40 viteve në mergim. Kthimi i babës në Shqiperi e gezoj pa masë.
Si Njeri i punës e progresit Myrtezan Lala do të shquhej edhe gjatë 30 viteve të fundit të demokracisë në tranzion të tejzgjatur:
Si nga një vullnet hyjnor, harmonizohen gjer në përsosmëri në portretin e tij, thjeshtësia me vetëkontrollin, e zakonshmja me të pazakonshmen, dashuria për bashkfshatarët, shokët e miqtë me pakënaqësinë për mosmirënohësit, një shok , vëlla e mik në situata atipike si ato që kaluam në kohën e dikatorës dhe po i përjetojmë me amkth e trishtim edhe në në këtë tranzicion të tejzgjatur.
Ai ndërroi jetë më 29 nëntor 2024 për të mbetur në kujtesën e familjes, farefisit, miqve e shokëve si simol i mirësisë njerëzore.
Të tillë do ta kujtomë e nderojmë sa të jemi gjallë Myrtezan Lalën.
Parjasa qoftë vendbanimi i tij i përjetshëm.