Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Në 81-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë...Halil Rama

Në 81-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë…Halil Rama

Halil Rama

Në 81-vjetorin e çlirimit të tiranës nga pushtuesit nazifashistë…

Idhulli im, veterani 91-vjeçar SHUAIP METHASANI (me mendje e memorie për t’u patur zili, mishërues dhe përçues dinjitoz i urtësisë dhe mençurisë dibrane), me Kryetaren e OBVLP TATJANA PARLLAKU ÇARKAXHIU, vendosën kurorën pranë monumentit të ushtarit të panjohur, ditën e 81 vjetorit të çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë, në nderim dhe përkujtim të heronjve dhe dëshmorëve të asaj lufte, si një nga epopetë më të lavdishme të LANÇ.

Pas ceremonisë solemne, ku mbajti një fjalë rasti mbresëlënëse kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Z.Aldrin Dalipi, po aq mbresëlënës ishte edhe bashkëbisedimi i ngrohtë e miqësor me veteranin më të vjetër të OBVLP Riza Lika (ish-i burgosur politik, nga Baldushku i Tiranës), nënkryetarin e kësaj organizate kol. TRIFON LLUPO, Z.ILIRJAN ÇARKAXHIU dhe ish-ushtarakun shembullor Hysni Çela.

Së bashku, ndërsa përkujtuam me nderim të veçantë gjeneral Dali Ndreun-strategun dhe drejtuesin kryesor të luftës legjendare për çlirimin e Tiranës dhe gjeneralin legjendar Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i kombit, biseda kaloi te libri, ku unë pata kënaqësinë t’i dhuroja “poliglotit” Hysni Çela librin tim “MUHURRI, HISTORI DHE PERSONALITETE “