Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Në Dhërmi ku rri Petro Marko...Gezim Llojdia

Në Dhërmi ku rri Petro Marko…Gezim Llojdia

Reportazh

Gezim Llojdia

1.

Shkrimtari nën hije.

…Petro Marko kaloi shumë vite të jetës së tij në errësirë. Pa mundësinë për të shprehur veten.I persekutuar nga regjimi dhe nën frikën e gjithçkaje që mund të ndodhte. Ai jetoi pa punë, i degdisur, dhe shpesh në terrin e mundësisë për t’u arrestuar. Çdo fjalë, çdo ide, çdo shkrim ishte një rrezik i madh për të. Në këtë heshtje të detyruar, ai qëndroi për shumë kohë, por tërmeti i vitit 1967 i solli një ndryshim.Ky ngjarje e fuqishme, që e tronditi Shqipërinë, ishte gjithashtu një moment ku shkrimtari mund të rikthehej në vëmendjen e publikut. Ai gjeti një mundësi për të shprehur prozën e tij.

…Në kujtimet e tij, Petro Marko tregon sesi vuajtjet, persekutimi dhe censura e kishin formësuar jo vetëm jetën e tij, por edhe mënyrën si ai shkruante.

Kështu që një ditë të vitit 67 “Prologu dhe Epilogu i një tërmeti” është një shkrim ku ai ndan ngjarjet, tërmetin si një simbol të pasigurisë dhe të ndryshimit të dhunshëm .Me një stil të thellë e të ndjeshëm, ai përshkruan atë që ka ndodhur.Por vetëm në tokë, por edhe në shpirtin e tij dhe të atyre që u prekën nga tërmeti. Tërmeti nuk ishte thjesht një katastrofë natyrore. Për Petro Markon, ai ishte një metaforë e lëkundjes së çdo besimi.E e sfidës, që përjetoi në gjithë jetën e tij si shkrimtar i shtypur.Ky shkrim është një pasqyrë e shpirtit të tij të thyer.Por gjithashtu e forcës, që ai gjeti për të vazhduar. Për të krijuar.Për të mbijetuar në një botë, që kërkonte të mbyllte gojën e çdo individi . Fjalët e tij, të shkruara me një thellësi dhe ndjeshmëri të jashtëzakonshme. Janë një kujtim i fuqishëm për të gjithë ata, që vuajtën nën hijen e frikës dhe censurës

2.

Në këngën e detit dhe të tokës: Petro Marko dhe Dhërmiu.

…Në dimër, fshati Dhërmi mbetet një pasqyrë e gjelbërimit. Mbushur me agrume që, siç thotë Petro Marko, me qitrot e tij mund të fitonin shumë. Ky fshat i vogël është një oazë i bukurisë, ku deti është i qelibar dhe shkëmbinjtë rreth tij kanë dëshmuar shekuj të tërë historie. Po ashtu, shpella të ndryshme, si ajo e Parashqevisë, e piratëve. Janë dëshmi të një kohe të kaluar.Por gjithashtu të lidhura me legjendat dhe kulturën e vendit. Për këtë të fundit, Petro Marko ka shkruar një libër për fëmijët. Një libër, që i ndihmon ata të shikojnë dhe të kuptojnë magjinë e këtij vendi.

…Por, më shumë se kaq, Dhërmiu është vendi që mbart frymëzimin e Petro Markos.Aty, ku deti është gjithmonë i pranishëm. Petro ka gjetur një burim të pashtershëm për frymëzimin e tij. Ai ka jetuar dhe ka shkruar në një mënyrë të tillë ,që fjala e tij bëhet si një valë deti e butë.E ngrohtë dhe e ëmbël. Në vargjet e tij, ka diçka hyjnore.Një tingull i pastër, që buron nga shpirt i tij.Sikur çdo fjalë të ishte përplasur në bregun e shpirtit të tij dhe të dilte si një përshtatje me shpirtin e natyrës që e rrethonte.

…Dhërmiu ishte vendi ,që i dha Petro Markos frymëmarrje. Ky ishte vendi ku ai shkrinte detin dhe bregun. Ku në çdo valë që përplasej. Ai dëgjonte përsëri tingujt e zemrës së tij. Ai ishte një poet i fjalës së ngrohtë dhe të ndjeshme. Një poet, që u bë një valë e bardhë dhe e bukur. Një valë e qëndrueshme, që kalonte përmes çdo kufiri të kohës dhe hapësirës.

3.

…Eci një ditë në Dhërmi. Në bregun ku deti godet shkëmbinjtë e ngurtë dhe ku shpella e Parashqevisë fsheh sekretet e të kaluarës. Por dhe mund të ishim të gjithë, duke kërkuar të takojmë poetin. Por, si çdo poet i fjalë, Petro Marko ishte gjithmonë i paarritshëm. Si valët që, edhe pse godasin bregun. Kurrë nuk mbeten aty.Por vazhdojnë rrugën e tyre të pafundme.

4.

-Ku mund ta takojmë sot,poetin Petro Marko?

Prania dhe Humbja.Është një pyetje që kërkon përgjigje. Por ku nuk mund ta gjesh. Petro Marko, poeti dhe shkrimtari i njohur, nuk është më ndër xhinët e kësaj bote. Ai ka kaluar kufirin e jetës fizike, por mbetet një shkrimtar, që nuk mund të zhduket nga kujtesa e njerëzve.

-Është në kohën e tretjes së madhe. Ku çdo gjë shkon në errësirë.Por ai mbetet i paharrueshëm. Kjo është kohë, që mund të duket si kalim i fjalëve dhe kujtimeve.Por Petro Marko është një kujtim i përhershëm. Një monument ,që nuk mund të fshihet.

…Ai është në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë.Por gjithashtu ai është një emër, që njihet vetëm nga ata që e kanë lexuar dhe kanë ndjerë fuqinë e tij. Ai është gjithnjë prezent. Por gjithashtu është i pamundur të preket me duar.

…Ai është në kopertinat e librave, që mbajnë fjalët e tij të përjetshme. Kur kalon koha, ai mbetet si një kujtim i rëndësishëm, një shkrimtar, që nuk mund të harrohet dhe që vazhdon të flasë edhe pas shumë viteve.

…Ai është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës. Aty ku historia e ka lënë gjurmët e saj. Petro Marko e pasuroi me fjalët dhe ndjeshmërinë e tij, duke ndikuar në jetën e atyre që e njihnin.

…Ai është në koperturën e një shoqate shkrimtarësh. Një shenjë e pranishme, që vazhdon të shërbejë si udhërrëfyes për ata që e çmojnë artin e tij. Por ai gjithashtu mbetet një dritë, që është dhe nuk është. Gjithnjë i pranishëm në shkrimet e tij, por gjithashtu i larguar nga syri i atij, që kërkon ta prek.

…Ai është kudo, i gjithë gjendur.Në çdo varg dhe në çdo kujtim. Por gjithashtu ai është dhe nuk është. Petro Marko është një përjetësi që mbetet të jetë një emër i paepur.Një prani, që tejkalon kufijtë e kohës dhe hapësirës.

5.

Por, koha nuk e ka haruar poetin e fjalës, Petro Markon. Dhe përse duhet ta harrojë? Ka kaluar shumë kohë. Shumë ngjarje të vështira dhe të lumtura, që kanë përshkuar jetën e banorëve të këtyre viseve jugore. Por emri i Petro Markos. Si një dritë, që nuk shuhet. Besoj se kurrë nuk do të bëhet i harrueshëm.Ai është një zë i rëndësishëm.Një pjesë e pasur e trashëgimisë letrare shqiptare.

Nuk kam pasur mundësinë ta njoh atë personalisht.Por ndjej një nevojë të thellë, për t’i çuar një lule atje, ku ai prehet në paqe. Mirëpo, si të gjej lule në këtë stinë të ftohtë dhe të mjegullt?

A mund të bëhet kjo?

…Mbase jo lule, që mbijnë, por do të mundohem ta nderoj në një mënyrë tjetër.Për këtë arsye, mendimi im është, që më mirë do të ishte të shkojmë atje, të vizitojmë varrin e tij.Një vizitë në këtë kohë dimri është një akt i vogël mirësie, që i bëhet poetit që e ka lavdëruar shqipen dhe ka lënë pas tij ,një pasuri letrare të paçmuar. A e kanë bërë vallë këtë poetët e rinj, që mbajnë gjithashtu emrin poet? Më kujtohet se Petro Marko ishte më shumë se një poet i fjalës. Ai ishte një shenjtor i fjalës së shkruar shqipe, që na e la këtë trashëgimi.Ai do të mbetet gjithmonë një udhërrëfyes për ata që duan të ndjekin rrugën e artit dhe të shkrimit shqip dhe ky është një nder ,që duhet ta mbajmë përjetë.

Por koha, ajo forcë e padukshme, që gjithçka e lë pas.Nuk ka mundur ta harrojë, Petro Markon. Dhe përse duhet ta harrojë? A mund të harrohet një shpirt, që ka dhuruar fjalët më të thella. Ato që përjetësojnë dhimbjen dhe shpresën e kombit? Kohët kanë kaluar, disa të mira, disa të këqija, por emri i Petro Markos është si një dritë që ndriçon edhe në errësirën më të thellë. Ai është një dritë që do të ndizet gjithmonë, sepse shkrimet e tij, janë më të fuqishme se kalimi i kohës.

6.

…Ishte një soj qiriu, që shkrihej me çdo fije të jetës së tij. Një qiri, që u fërkua dhe shkrinte në luftë me regjimet dhe diktaturat ,që e qëllonin pa mëshirë.Sa majtas, djathtas, para e mbrapa. Ai ishte krijues, poet dhe si poet ndihej ngushtë nën çdo rregull të padrejtë. Çdo regjim, që kërkonte ta shtypte.Jeta e tij ishte një luftë e pandërprerë për lirinë e fjalës. Për lirinë e shprehjes. Për të vërtetën që shpesh mbetej e fshehur ,nën mure të forta të kontrollit.

7.

…Poeti, që ishte si një qiri, që digjej nga të dyja anët. E dinte se nën çdo regjimin, që kishte kaluar.Ishte një poet, që ndihej i mbyllur. Që përpiqej të shkruante.Por ku fjalët nuk mund të merrnin fluturim. Sepse ato rrezikonin të mundoheshin për t’u shuar nga një sistem, që nuk kishte shumë vend për krijim. Poeti i shkrirë në luftën e tij, që pësoi si kurrë më parë, duhej të kish një shenjë. Një hapësirë ku mund të lindte dhe rritej krijimtaria e lirë, jo nën shikimin e censures.

8.

…Në fshatrat e lumit të Vlorës, si dhe në zonën e Himarës, lidhjet mes këtyre vendeve nuk ishin vetëm ato që ndonjëherë shpjegohen në disa libra. Jo, këto lidhje ishin më të thella, më organike, më të natyrshme. Ato nuk ishin thjesht një ndërlidhje gjeografike, por një rrjet kulturor, historik dhe social që ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë përmes brezave.

Kënga e njohur që thotë:

“Që në Gumenicë e lartë,-Himarë është çdo fshat…”

…Nuk është thjesht një shprehje, por një pasqyrë e një tradite dhe e një lidhjeje të fortë, që ka mbijetuar gjatë shekujve.

Himarë, Kaninë, Drashovicë, Tepelenë, Kardhiq, Nivicë të gjitha këto ishin, dhe janë, pjesë të një bote të ngushtë. Të lidhur ngushtë me njëra-tjetrën, si nga gjeografia ashtu edhe nga ndërlidhjet e tyre shoqërore dhe kulturore.Në kuadrin e kësaj lidhjeje të veçantë. Himarjotët ishin të pranishëm dhe ndërmjetës për shumë gjëra. Pjesë e kësaj marrëdhënieje ishte gjithashtu ndihma dhe lidhjet që krijoheshin përmes martesave dhe krushqive, një mënyrë tjetër për të forcuar këto lidhje dhe për të sjellë bashkë më shumë njerëz në atë sistem.Një moment i veçantë që shfaqet ndër këto tradita është pyetja që himarjotët i bënin, kur vinin këtu:

“E keni dëgjuar Petron, Petro Markon?”.Kjo është një pyetje e ngjashme me atë që bëjmë kur duam të ndajmë me dikë një emër të shquar. Një emër të njohur dhe të dashur për një komunitet. Petro Marko ishte, dhe vazhdon të mbetet, një emër i njohur për poetikën dhe shkrimet e tij. Po ashtu, edhe Neço Muka, i cili ishte një tjetër figurë e shquar .Kështu, himarjotët dhe fshatrat e lumit të Vlorës kishin një lidhje të natyrshme, të pandashme, të përsëritur herë pas here jo vetëm përmes tregtisë dhe marrëdhënieve shoqërore, por edhe përmes gjakut.

9.

Historia e shkrimtarit Petro Marko është e ngjashme me atë të Lasgushit për ne, që e lexonim nëpër këndime dhe faqe të librave të fshehura.I fshehur,thuajse i padukshëm, Petro Marko përmendej rrallë.Pasi kishte kaluar në errësirë nga dikush që e kishte fshehur emrin e tij. Ai filloi të bëhej një emër, që nuk dihej nëse ishte i gjallë apo i vdekur. Vetëm në momentin kur ai largohej nga kjo botë. Një ndriçim ngjante me një dritë të humbur ,që kishte mbuluar hijen e tij për shumë vite.

10.

… Duke qenë një pjesë e historisë, Himara gjatë shekujve kishte një ndihmesë të paçmuar për të formuar lidhje, që shtriheshin përtej kufijve të një kohe të caktuar.Himarjotët, ndonëse një grup i vogël i popullit shqiptar, ndihmuan që të ruhej uniteti i katundeve dhe ndihmuan në forcimin e një identiteti ,që ishte shpesh në rrezik të humbiste. Gjatë shekujve XVI dhe XVII, himarjotët kishin krijuar një lidhje të fuqishme me të tjera zona të Shqipërisë. Ata qëndruan të lidhur me Tepelenën, Butrintin, Sarandën, dhe gjithë bregun e Jonit, dhe kjo lidhje përfshinte një numër të konsiderueshëm katundesh.Po ashtu, siç tregon edhe akti zyrtar i M. Argiroit, që tregon për 38 katunde të njohura ,që bënin pjesë në këtë lidhje, ajo ishte e fuqishme dhe e qëndrueshme deri në fund të shekullit XVIII.Përndryshe, këto janë histori të mbetura, të hedhura pas nga koha, por që mbajnë pas vetes një pasuri të pashtershme të trashëgimisë sonë. Ky është një pasazh i gjetur vetëm për ata që janë të gatshëm të zbulojnë thesaret e fshehura të traditave, fjalëve dhe idesë së jetës së kësaj toke. Poeti Petro Marko dhe çdo fshat që ka lidhje me të, qëndron si një flamur i një historie të lavdishme, që sot nuk mund të fshihet, por vetëm të ruhet.Një pjese e madhe e fiseve te Himarës (sotme) kane ardhur aty nga Kurveleshi e Lumi i Vlorës.Në Himarën e madhe, ne shume dokumente dalin emrat e fshatrave: Piliureus,

Drimades (Dhermi), Nivicë Pallasa, Pikern (Piqeras), Llukova, Vunoi, Dukat Radhim, Gjonboqari (Tragjas), Gumenica,

Durbag (Terbaq), Kudesi (Kudhes), Liopes (Lopesi), Mavrove,

Vranishta, Smokthina, Kallazherates (Kallarat ,Zgugliati, Vermiki,

Lepenica, Progonates,

Tepelena,shprehet pikërisht pak a shumë kështu një studiues dhe në mos gaboj është Sh. Delvina tek ‘Epiri… Mbi kurrizet e Çikës godiste me… ‘Vetëtima Zeus (mitologji, te vjetrit)…

Nëse Homeri do te kishte zgjedhur malet e Himarës për skenën e Iliades,gjerat do te kishin marre rrjedhë tjetër gjatë periudhës 3000 vjeçare -shprehet Pukvil.

11.

Mirëpo vetë poeti dhe shkrimtari Petro,ç’thotë për origjinën e tij dhe të fisit?

…Me sa kam dëgjuar, me sa di unë rrjedh nga një familje që në fshatin Dhërmi quhet Bua.Shekuj më parë ne fshatin tone erdhi për tu strehuar Gjin Bue Shpata. nipi i luftëtarit Gjin Bue Shpata. Ai, nipi, siç; thonë pleqtë, banoi ne një vend midis Shenapremtes dhe Shën Theodhorit, aty ku kishte nomenë Zhupa dhe që quhet Paloshpita…

Pastaj erdhi dhe ndërtoi një konak, nën Qëndushen, aty ku ende i themi Konaku i Gjinit. Aty i linden dy djem: Markoja dhe Gjoni. Pak metra poshtë ngriti një kishë të vogël: Shen Janin, qe është ende. Djemtë e tij u rriten dhe ndërtuan shtëpi të tjera të vogla nen shpellën e Pano Gjinit. Markoja dhe Gjoni i bene pranë e pranë. Aty, ne atë vend, Markajt Gjanet bene shtepi te tjera, se u shtuan. Edhe Buajt shtëpi pranë Konakut te Gjinit. Kështu qe, shekuj me radhë Markajt , Gjonet, Buajt ishin një bark, një fis gjer vone, sa isha unë i ri, nuk martoheshin me -tjetrin. Kishin të drejtën e gjakut për njeri-tjetrin….etj,etj.

12.

…Mirëpo, Petron unë sot nuk kam ku ta gjej. Ai nuk është më aty, mes nesh. Mes fjalëve, që dikur rrodhën nga” penxherët e mendimeve të tij” ,të thella dhe të trishtuar. Ajo, që mbetet e gjallë nga ai, është shpirti i tij, një shenjë e pashembullt, që ndriçon edhe pas vdekjes.Shpirti i Petro Markos vazhdon të ndriçojë jo vetëm aty ku prehet,në varrezat ku ai ka gjetur prehjen e fundit.Aty, paqësisht, ai fle pa ankth, pa shqetësim.

13.

Në ditë të mira,në ditë të këqija.Ai vazhdon të prehet pa u shqetësuar nga ndryshimet, që kanë ndodhur pas largimit të tij nga kjo botë.Në dimër, kur ajri është i ftohtë dhe dheu i ngrirë, e deri në verë, kur dielli digjet mbi tokë dhe zhegu thith çdo pikë uji nga dheu. Ai mbetet atje, përjetësisht i qetë. Edhe në stërbima të ashpra, kur toka vërshon me ujëra dhe stuhitë mbështillen rreth maleve.Ai është atje, duke shijuar kohën e prehjes së madhe.Të vërtetën e përjetshme të jetës, që ai jetoi dhe të krijimtarisë që la pas.Në këtë botë, ai nuk mund të gjendet më. Por jo për atë që ka ndodhur me trupin e tij. Ai ndodhet në çdo libër të tij. Çdo fjali që rrjedh nga mendja e një njeriu të vërtetë, të ndershëm dhe të paepur.

14.

Petrua ishte një shqiptar i vërtetë dhe kjo e vërtetë fliste vetë, pa nevojën për fjalë të tepërta. Ai mburrej me gjak të pastër shqiptari. Një shpirt, që nuk mund të shitej, as të zëvendësohej nga asgjë tjetër. Ishte një njeri, që e barte identitetin e tij me krenari.Petro Marko ishte një udhërrëfyes.Një dritë, që ndriçonte rrugën e shkrimtarëve, për ata që guxonin të shkruanin me zemër dhe shpirt.Për ata, që ishin të gatshëm të sakrifikonin gjithçka në emër të fjalës së vërtetë.

Figura e tij, si një yll, që ndriçon natën e errët të letërsisë shqiptare, është një frymëzim i përjetshëm. Ylli i tij, që u ngjit lart, sot vazhdon të ndriçojë ndjenjat dhe mendimet e secilit poet që e ka njohur, qoftë nga larg, qoftë nga afër. Edicionet e librave të tij janë më shumë se faqe letra, janë pasqyrime të shpirtit të tij të lartë. E ndërsa shpirti i tij është ndoshta larg. Ai vazhdon të jetojë në çdo poezi të atyre ,që i pasojnë hapat, si një dëshmi e pavdekshmërisë së fjalës.Por në ato ditë të errëta, ku diktatura kërkonte ta zhbënte dhe ta shkatërronte atë që ai ishte, Petro qëndroi i palëkundur. A kishte pranga që mund ta mbanin? A mund të lidheshin duar ,që ishin mësuar të shkruanin vetëm liri? Si mund ta ndalnin një zemër të tillë, që e vuante po aq sa e dashuronte realitetin, Por që po lëngonte për lirinë ,që ia kishin mohuar? Jo, asnjë prangë nuk mund ta mbyllte. Asnjë hekur nuk mund të ndalonte, një shpirt të tillë, që sa më shumë e mbyllnin, aq më shumë ai ndriçonte.

15.

Dhe ndoshta, ashtu si deti që është përherë i paanshëm, i qetë në dukje, por i turbulluar brenda tij, edhe Petro, pas asaj lufte të pafundme që ka kaluar. Tani fle paqësisht, nën atë qiell që e ka dashur gjithmonë. Petro Marko është një shenjë. Një dritë, që do të mbetet gjithmonë në errësirë, një yll që ndriçon në paqe,

Në tablonë e portretit të tij, anija petrojane ecte në detin e gjerë të letrave, duke shkrirë pafundësisht krijimtarinë dhe dhimbjen e tij të brendshme. Çdo valë e jetës së tij ishte një sfidë. Një përpjekje për të kapur diçka më të madhe, më të thellë se vetë ekzistenca e tij. Dhe megjithëse deri në palcë i futën hekurin, ndjehej gjithmonë i pa prekshëm, siç ndodhte me ata që ishin të destinuar të ishin më shumë se thjesht trupa në këtë botë. Thikën e ndjeu deri në kockë nuk mundi ta ndalte. Ajo ishte dhimbja e asaj kohe, që e godiste.

16.

Viktimë e atij shekulli, Petro ishte një poet që asnjëherë nuk humbi muzën edhe kur bota rrotullohej në rreth të errët dhe të ngushtë. Muzën e tij e gjente çdo ditë. Çdo natë, çdo minutë, duke përballuar gjithçka, që i vinin përpara. E ndjeu thellë botën pa rërë dhe guaska. Një vend ku e kaluara dhe e ardhmja fshiheshin nën natën pa hënë.Një vend ku mendimet u shpërndaheshin si thashetheme dhe ku ai vetë ishte në çdo hap, një shkrimtar ,që vazhdonte të shkruante edhe kur i thuhej se nuk kishte më fjalë.Në atë det të tmerrshëm të sistemit , ku lundronte një frymë që po e shtynte gjithmonë andej e këtej, lart dhe poshtë. Ai ndjehej si një udhëtar i pafund.Që ishte në rrugën e tij të krijimtarisë. Ndërsa dallgët e regjimit mund të ecnin sipër.Ai kurrë nuk e humbi drejtimin e tij. Petro lundronte përherë. Duke kaluar përmes sprovave, por duke ruajtur gjithmonë shkëlqimin e tij të brendshëm. Dallgët mund ta shtynin. Por asnjëherë nuk mund ta fundosnin.Për jetën e këtij poeti mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh. Një oqean pa fund që i mori shumë nga shpirtërorja e tij. Por ,që asnjëherë nuk ia hoqi ndriçimin e brendshëm. Regjimi i kohës e shtrëngonte çdo ditë drejt vdekjes.Çdo ditë ishte një betejë me errësirën e një sistemi. Kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra e tij nxinte nga kroma e kohës, kur gjithçka dukej e vdekur dhe e humbur? Por ai, poet siç ishte, vazhdonte të jetonte me një shpirt të ndezur për të ndarë dritën. Megjithëse bota përreth, ishte bërë e errët.

17.

Kështu ai priti, me një durim të pashoq dhe një besim të heshtur, ardhjen e pranverës. Ai e ndiente se pas çdo dimri. Pas çdo viti të vuajtjes, mund të vinin edhe dritat e reja. Kishte vite, që nuk e ndjente mungesën e reve të shiut.Kishte vite, që nuk e ndjente vrapin e erës së re, që sjell freski dhe liri. Por ai e dinte, që një ditë ajo erë do të kthehej. Dhe ai, si një poet, që e mbante shpirtin të pastër, po e priste pranverën. Madje kur e ndihte se ajo vononte. Kishte besimin e palëkundur,se ajo nuk mund të mungonte përgjithmonë.

18.

…Sipër, në vjeshtë rrallohen vizitorët në Dhërmi, por nuk mungojnë ata, që e shijojnë edhe njëherë këtë vend, duke kaluar këndej-këndej deri te deti. Këtu, kur arritëm, gjetëm rrugën të heshtur. Pa pritur njeri dhe vazhduam udhën deri te tokat ku ka qenën centrali. Aty ku dikur kishte rrezatuar dritë.Dhe si ajo dritë që e kishte sjellë edhe një poet me fjalët e tij.

19.

…Edhe një herë folëm për Petron. Folëm për dritësimin, që ai solli, për zjarrin e fjalës. Që e ndezi dhe për dritën, që shpërndau përtej errësirës.Ai ka qenë një shenjë, një simbol i asaj, që ne ende e mbajmë në zemrat tona. Për gjithë ato që ai bëri, që ndjeu, që jetoi. Dhe pas një pauze të shkurtër. Si një lamtumirë e thjeshtë, morëm frymë dhe u larguam: “Lamtumirë poet. Hasta la vista Petro!”

ripublikim 2025