Marjol Ago
Gjermani 2024

Në Kuç sot po bie dëborë,
Që nga vreshtët dalngadalë,
Që nga larg ma bën me dorë,
E në shpirt më ngreh një valë.
Sa i bardhë ky qiell i ftohtë,
Fushat ngrirë, malet përqafuar,
Si një përrallë nga një kohë,
Që vjen në poezinë time e shkruar.
Hesht Lumi nën akull të shkruar,
Dhe në Ormane fryn shumë erë,
Përmbi Kuç dëbora e shtruar,
Në oxhak shijohet një gotë verë.
Në çdo hap e ndiej të ftohtin,
Një mall i ëmbël më përfshin,
Çdo flokë bore më ngjall motin,
Ku fëmijëria prapë më përpin.