Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Në moderimin e promovimit të veprës studimore shkencore "Dekodimi i Krimeve"...Halil Rama

Në moderimin e promovimit të veprës studimore shkencore “Dekodimi i Krimeve”…Halil Rama

Halil Rama

NË MODERIMIN E PROMOVIMIT TË VEPRËS STUDIMORE SHKENCORE “DEKODIMI I KRIMEVE”…

Kënaqësi e veçantë të moderoja sot në ditën e tretë të Panairit të 28-të të librit, veprën studimore shkencore “DEKODIMI I KRIMEVE” të politologut, diplomatit dhe publicistit të mirënjohur kosovar BASHKIM HISARI.

Si redaktor i kësaj vepre, e pata më të lehtë pas reçenesave kompetitive e profesionale të dy recenzentëve të saj: akademik JUSUF BAJRAKTARI dhe Prof. Asc. dr. SHKËLQIM ZEKA, të cilët edhe në këtë takim promovues mbresëlënës të organizuar nga Federata Shqiptare e Veteranëve të luftrave për liri e pavarësisë të popullit shqiptar dhe Shtëpia botuese prestigjioze “PENA” e Prizrenit, bënë vlerësimet e tyre maksimale.

Që në nisje të promovimit me pjesëmarrjen e dhjetra personaliteteve akademike, shkencore e të letrave, vura në dukje se “Vepra ‘DEKODIMI I KRIMEVE’ është një përmbledhje e detajuar shkencore dhe morale që analizon marrëdhëniet shqiptaro-serbe në dritën e së vërtetës historike, duke hedhur dritë mbi krimet e kryera ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë”.

Parë nga ky këndvështrim, akademiku i mirënjohur kosovar, Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, ndër të tjera vlerësoi se “Libri i Z.Hisari është një studim serioz publicistiko-shkencor, i cili është punuar me barometrat e metodologjisë së punës shkencore”. Ndërsa recenzenti tjetër, Prof. asc. dr. Shkëlqim Xeka, ndër të tjera evidentoi faktin se “Vepra ‘DEKODIMI I KRIMEVE’ e politologut, diplomatit dhe publicistit Bashkim Hisari, pasqyron realitetin historik të marrëdhënieve shqiptaro-serbe të cilat përbëjnë një ndër kapitujt më të ndërlikuar të historisë së Ballkanit”.

Nga ky këndvështrim e vlerësuan këtë libër edhe Znj.TatjanaParllaku Çarkaxhiu-kryetare e OBVLP, poetja dhe prozatorja e njohur Bujana Malaj, Prof.asc. dr. KEIDA USHTELENCA dhe nënkryetari i OBVLP kolonel Trifon Llupo.

Vetë autori Hisari, pasi falenderoi pjesëmarrësit dhe folësit në këtë promovim, solli fakte rrëqethëse e tejet trishtuese të gjenocidit të pashembullt serb ndaj popullsisë së pafajshme kosovare.

Vepra e tij studimore-shkencore me 348 faqe, është kompozuar në pesë kapituj: Konteksti historik i marrëdhënieve shqiptaro-serbe; Udhët e vështira dhe të dhimbshme pas Luftës së Dytë Botërore; Ngjarjet që paraprinë intervenimin e NATO-s; Lufta e Kosovës-nga masakrat te aktet e gjenocidit serb kundër civilëve shqiptarë dhe Kosova në fokusin e politikës ndërkombëtare pas intervenimit të NATO-s.

Në këtë vepër komplekse shumëpërmasore argumentohen shkencërisht marrëdhëniet shqiptaro-serbe të karakterizuar historikisht nga konflikte të thella politike, etnike dhe territoriale, të cilat kanë lënë pasoja të mëdha në zhvillimin e dy popujve (shqiptarëve dhe serbëve). Këto tensione, – shkruan autori Hisari, u thelluan ndjeshëm, veçmas gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Bashkim Hisari ka një karrierë të gjatë dhe të shumanshme në fushën e gazetarisë, diplomacisë dhe të drejtave të njeriut. Nga viti 1998 është angazhuar në hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, në kuadër të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Më parë ai ka shkruar dhe botuar librin “HISTORI TRAGJIKE NGA LUFTA SHQIPTARO-SERBE ” si dhe shumë studime dhe shkrime publicistike, të botuara në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja.

Ka qenë pjesë e Shërbimit Diplomatik të ish-Jugosllavisë, në detyra Konsull në Konsullatën e Përgjithshme në Hamburg dhe Shtutgart-RF e Gjermanisë dhe Sekretar i Parë i Ambasadës në Bern-Zvicër.

Është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), ndërkohë ka qenë shef i Zyrës së Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Prishtinë…