
NËNTOR I MBETUR PENG
Nëntor, nëntor,
28 Nëntor!
U ngrit flamuri në Vlorë me nder,
për gjysmën e atdheut të lënë në terr.
Jashtë mbetën trojet tona me dhimbje:
Kosova e lashtë me shqipe në çdo fije,
gjysma e Maqedonisë me zemër të vrarë,
Presheva që pret si vëlla i ndarë.
Mali i Zi me gurë që njohin stërgjyshër,
Çamëria që rënkon për bijtë e zhdukur,
nëpër pyllnajë e shkrepa të thyer e tretur.
Hapni krahët, o shqipe, në qiell fluturoni,
trojet e Arbërisë në zemër mblidhni;
tokat e humbura me mall t’i kërkoni,
atë që është e jona bashkë e bashkoni.
Shqiptarë, për një çast harroni paranë,
harroni pozitën, urrejtjen, hajninë;
harroni dallimet që ndajnë çdo shtëpi,
se gjaku i Arbërit është vetëm një.
Bëhuni bashkë, në një zemër të tërën,
shihni me sy të vërtetën,
se kombi rritet kur qëndron si mal,
e copëtohet kur ndahet si valë.
26.11.25
Hatip Hulaj