Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Nëntorët e Atdheut-Arjana Fetahu Gaba

Nëntorët e Atdheut-Arjana Fetahu Gaba

Nëntorët e Atdheut

Flamurin tim,

sot e mbajta me dorën e zemrës,

e s’u lodha.

Brënda ngjyrës së kuqe endur në pëlhurë,

ishte Atdheu im,

që vetëm unë ja shihja,

relievin e tij të ashpër ndanë bjeshkëve,

njerëzit e mi të dashur që I shoh rrallë,

rrugët ku lashë shikimin e trishtë ,

dhe këngët e Laver djalit.

Ata bisedonin me mua,

ndërsa kapërceja me hapa, pellgjet e këtj fundnëntori.

Njerëzit përreth,

si dinë e as i njohin ata nëntorë,

që unë I prisja me shirita pundoresh nëpër duar,

tek bënim kuadratë e formonim R.P.P.Sh,

siç bëjnë gjedhët në kope,

kur I shtynte “Baloja”.

Por unë isha ende fëmijë në mendje e shpirtit,

saqë doja të isha në rresht e para.

Nëntorët e Atdheut gjithmonë I kam dashur,

por sot,

pikëtisht sot,

doja të më shihnin të gjithë,

tek mburresha me krenari shqiptari,

e të thërrisja fort,

siç di shpirti të më flasë

-A e njihni këtë flamur që qëndisi Marigoja?!

A s’është më i bukuri në botë?!

A e dini që kam gjakun e Arberit,

dhe jam Kastriot?!

Unë e mbajta në dorë flamurin,

e nuk u lodha,

ndërsa e kuqja lëshonte pak fllad shqipërie,

dhe kthente në pak rozë,

ca mall faqeve të mia,

kur era e shpaloste vigan!

#follower#explorepage#everyonehighlights#everyonefollowers#everyone