

Nëpër botë,udhëtojnë këmbët.
Nëpër botë,udhëtojnë këmbët.
E zemra qan,për vendin tim,
Se në botë,shtrëngoj dhëmbët.
Nga të ftohtit,në shpiti im.
Mirupafshim,Shqipëri,s’them dot!
Se,rrënja ime është atje Shqipëri,
Botës s’mund t’i bëhem bir!
Edhe nënë,s’më bëhet gjithashtu.
Ndaj më dhimbset edhe guri,
Edhe toka e të parëve.
Se atje valëvitet edhe flamuri.
Se jam,nga vendi i trimave.
Lamtumirë si thuhet nënës!
As,vendlindjes ku je rritur.
Nëpër botë udhëtojnë këmbët.
Zemra,vendit,bashkëngjitur.
Mirupafshi Shqipëri,s’them dot!
Edhe lamtumirë po që po.
Se atje një ditë dotë k’thehem,
Dhe mos jem me kokë poshtë.
Vetëm këmbët udhëtojnë n'botë
Mendje e zemër të ngjitur n'vendi im.
Këtyre rrugëve, të botës së kotë,
Le,si dritë,aromën e vendit tim.
V Pëllumbi.autori
21/12/2025 Artë Greqi.