Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Ngritni flamujt!Sami Arifi 

Ngritni flamujt!Sami Arifi 

NGRITNI FLAMUJT!
Shkruar poezi nga Sami ARIFI

O flamuri i etnisë vjetër,
me njerëz tuaj u bëre vepër!
Valëvite i gjakosur dorë më dorë,
për t’reguar se ka arbëror!

Nëpër kohë ndërrove shumë fe,
kurrë s’harrove gjuhë atdhe!
Armiqtë tanë të përbetuar,
gjuhën tonë e quanin t’mallkuar!
Nga latin, grek, turk e shkja,
e bënë këtë për t’na përça!

N’faltore tona flamuj të huaj,
thonë t’këtij vendi s’janë t’askuaj!
Është një popull pa trashëgmi,
si i tillë s’meriton liri!

O shqiptar jeni vetja,
mos ngurroni me t’vërteta!
N’faltore t’shqiptare,
perdikoni në gjuhë të parëve!
Shqip lutuni në ligje hyjnore,
Do të gëzohet kjo Tokë arbërore!

Të bekuar na lindi Zoti,
veç n’gjuhë t’nënes kthjellet moti!
N’objektet tuaja ngritni flamujt,
kurrë s’do t’mposhteni prej askujt!