Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Një vështrim për librin : "Vendlindja gjurmë që s'duhen harruar"-Nga Msc. Agim Lika

Një vështrim për librin : “Vendlindja gjurmë që s’duhen harruar”-Nga Msc. Agim Lika


Nga Msc. Agim Lika, Tiranë, Korrik 2025.

Një vështrim për librin : “Vendlindja gjurmë që s’duhen harruar”,

(Një vështrim në krahun perëndimor të kodrave Maminas-Rodon), shkruar nga studiuesi ushtarak Sinan Lala.

Studimi (Libri) “Vendlindja gjurmë që s’duhen harruar.” Arrin të depërtojë thellë në zemrën e lexuesit, duke shfaqur një akt të vyer që jo vetëm pasuron historinë tonë, por gjithashtu forcon lidhjen e thellë me rrënjët tona, me kulturën dhe historinë e pasur të trevës së Manëz, Maminas, një trevë e njohur për dijen dhe për resurset njerëzore të kualifikuar, etj. Autori Lala, ka arritur të krijojë një vepër që komunikon drejtpërdrejt me shpirtin e çdo lexuesi, duke nxjerrë në pah vlerat etno – gjeografike, historike të kësaj treve.

Para disa ditësh më ra në dorë libri më i ri i studiuesit të apasionuar Sinan Lala: “Vendlindja gjurmë që s’duhen harruar”, (Një vështrim në krahun perëndimor të kodrave Maminas-Rodon). Autori Sinan Lala, për mua është një studiues i veçantë, profesionist, i cili ka trajtuar e sqaruar në këtë libër (studim) me vendosmëri të rrallë dhe me realitet, historinë e trevës së Manzës, ku përfshihen Rada, Kamerrrasi, Kuçoku, Borça, Shkalla, Armathi dhe Hammallja (Fshat), përfshirë fshatrat, Rrubjekë, Bilalas, dhe Maminas. Ky është libri i parë historik që është shkruar për këtë zonë. Njëkohësisht ky studim do të përdoret si referencë nga studiues të tjerë, pasi libri është mbështetur në fakte dhe dokumente të shumta, të cilat autori disa nga këto dokumenra i ka përdorur si faksimile, dhe nga një literaturë të pasur, të cilat autori i ka përdorur si referencë, në këtë studim (libër). Përmbajtja e këtij libri (studimi) është, i ndarë në shtatë kapituj kryesorë, libri është voluminoz, me 307 faqe.

Njëkohësisht libri është në format të madh pothuajse në A-4. Libri fillon me një përshkrim etno-gjeografik, ku autori shpjegon se ku shtrihet kjo krahinë, si është relievi, bimësia. Ndër të tjera autori shpjegon rrugët që kanë kaluar në këtë krahinë që lidhnin Durrësin me Lezhën, Prizrenin, me Nishin etj. Autori jep një panoramë të plotë të fshatrave që janë të vendosura në krahun perëndimor në drejtimin Maminas, Prezë, Rodon. Ai ka marrë në shqyrtim gjithë vargkodrat nga Maminasi në Rodon, pavarësisht ndarjes së sotme administrative, duke shpjeguar me detaje kodrat, përrenjtë, liqenet që e përshkojnë atë etj.

Ndër të tjera autori thotë: “Nuk mund të njohësh, kuptosh dhe shpjegosh asgjë nga historia e Shqipërisë pa njohur dhe folur për historinë e Durrësit të krijimit dhe të ecurisë së tij, të lavdisë së tij nga lashtësia në mesjetë e deri në ditët e sotme. Aq më pak mund të flasësh për fshatrat e kësaj Krahine. Jo thjeshtë e vetëm për arsye afërsie fizike, as për arsye të qenit shumë herë pjesë e vartësisë pilitiko – administrative prej tij. Por, për nga rëndësia dhe nga ndikimi që ka patur Durrësi..” në çdo hap të formimit të etnosit, kombit dhe shtetit shqiptar. Vargu i kodrave që përmendëm, ndodhet në mesin e këtij trekëndëshi dhe është i përfshirë në çdo rast dukuri e ngjarje të ndryshme që kanë qenë të lidhura me qendrat e mësipërme.

Në kapitullin e dytë autori trajton “Treva në Kohë të ndryshme historike” Në këtë kapitull, autori fillon me lashtësinë, antikitetin dhe mesjetën ku shpjegohen antikteti klasik, i vonë, mesjeta e hershme, e mesme, e vonë ku jepen sqarime të shkurtra por të kuptueshme nga lexuesi i thjeshtë, për ngjarjet kryesore që kanë shoqëruar këto periudha historike, ai ndalet në ngjarjet historike në mesjetë, njëkohësisht jepen fakte të zbulimeve arkeologjike në fshatrat e krahinës. Një rëndësi të veçantë autori i kushton dhe toponimeve siç është emrtimi i një kodre në Rrubjekë Kodra e “Skurie”, me këtë emër njihej e gjithë zona e shijakut me rrethinat e saj. Më pas autori merr në shqyrtim ndryshimet e shumta të shekujve XII dhe fillimi i shekullit XIII dhe XIV. Autori trajton gjerësisht dhe “defterin e regjistrimit osman të vitit 1431-1432”, të ilustruar dhe me një hartë (faksimile) ku jepen fshatrat e regjistruara të vilajetit të Krujës, marrë nga “Kristo Frashëri Historia e Tiranës fq.52” Në kapitullin e tretë, “Ardhja e Osmanllinjëve” në këtë kapitull autori jep shpjegimin për familjen Kastrioti, (Kruja dhe luftërat e lavdishme të Skënderbeut), ndë të tjera autori ndalet në zotërimet e familjes Kastrioti në shekullin e XV. Shteti i Gjon Kastriotit. Vijon me Kepin e Rodonit dhe kuvendin Françeskan. Më pas vijon me besimet fetare dhe konvertimi i banorëve në Fenë Islame. Ku autori ndër të tjera trajton dhe toponimet që kanë ardhë deri në ditët e sotme të gjurmëve krishtere, pothuajse në të gjitha fshatrat e Krahinës si: Kodra e kishës, Bregu i Kishës, Kodra e priftit, Kodra e Domit etj, të gjitha këto toponime flasin për origjinën e vjetër të besimit krishter të banorëve të kësaj treve. Ndër të tjera autori shpjegon edhe gjeografinë kishtare të fshatrave të kësaj treve, nga Maminasi në Rodon.

Në kapitullin e katërt “Degradimi i pushtimit osman dhe lufta për pavarësi” Në këtë kapitull autori trajton se kush ishte qëllimi i sundimit turk, më pas ai trajton zhvillimet në shekulli e XVI, të perandorisë osmane, fuqizinit të saj ushtarak, në këtë kapitull shpjegohen dhe timaret, ziameti dhe hasi, njëkohësisht trajtohen dhe ndryshimet që kishin ndodhur në perandorinë osmane në shekullin e XVII dhe XIX. Gjithashtu autori trajton dhe lëvizjet antiosmane që kishin ndodhur në Krahinën Misjes duke filluar me Ibrahim Agë Kërtushën, çetën e Bajram Dishës, një çetë tjetër ishte ajo e drejtuar nga Tomë Nikoll Brahimit, e Dan Rrahmanit dhe e Hajdar Bushit. Çeta që luftonin kundër turqve ishin në Metallje, Shtrazë, Kënetë, Sukth dhe Maminas. Këto Çeta drejtoheshin nga trimat Zenel Metalla, Sulë Smoqi, Dalip Lala, Maksut Troplini, Osman Picari Rrem Kasa. Dalip Lala drejtonte çetën e Maminasit dhe fshatrave përreth. Në vitet 1911-1912 kemi gjallërim të lëvizjeve për liri, kundër zgjedhës osmane, kjo lëvizje po shtrihej në të gjithë Krahinën deri në shpalljen e pavarësisë, ku nga nënprefektura e Shijakut kemi katër firmëtarë të shpalljes së pavarësisë në kuvendin e Vlorës më 28 Nëntor 1912.

Në kapitullin e pestë: “Krahina në periudhën e luftës dhe përpjekjeve për konsolidimin dhe modernizimin e shtetit të ri shqiptar” Në këtë kapitull autori paraqet gjendjen e Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, krijimi i qeverisë së Vlorës nga Ismail Qemali, e cila nuk e shtriu juridiksionin e saj në të gjithë Shqipërinë, pasi kemi luftë në Janinë dhe në Shkodër, mbrojtja e këtyre qyteteve nën flamurin turk nuk i shërbente çështjes shqiptare. Qeveria e Vlorës bëri përpjekje që këto dy qytete të mbroheshin në emër të Shqipërisë e jo të Turqisë. Në këtë periudhë qartësohen veprimet diplomatike të qeverisë shqiptare, kemi konferencën e ambasadorëve, ku njihet Shqipëria si shtet i pavar 17 dhjetor 1912. Për mbrojtjen e Shkodrës kemi vullnetarë nga nënprefektura e Shijakut, dhe nga fshatrat e Manzës dhe të Ishmit. Më 29 korrik 1913, u zhvillua konferenca e Londrës e cila mori vendim përfundimtar duke njohur pavarësinë e Shqipërisë, por me kufij të cunguar. Më pas autori trajton ardhjen e Princ Vididt në Durrës. Njëkohësisht në vitin 1914 kemi lëvizjen kruengritëse të drejtuar nga Haxhi Qamili së bashku më Zenel Hoxhën, në fshatrat e Ishmit. Gjithashtu autori trajton luftën e parë botërore. Pas dështimit të lëvizjeve të vitit 1914, Austo-Hungarezët, ndërmorën një sërë masash represive, arrestime të atyre që nuk u nënshtruan punës angari. Njëkohësisht ata zhvilluan një operacion çarmatimi të popullsisë së kësaj Zone. Më pas trajtohet qeverisja e Zogut” hapja e shkollave Shqipe në nënprefekturën e Shijakut. Në vitin 1939, kemi hapjen e shkollës në Radës, ku studiuesi na ka sjellë një informacion në lidhje me emrat e nxënësve. Autori sjell në vëmëndjen e lexuesve ligjin e reformës agrare e vitit 1930. Ky ligj nuk la gjurmë në jetën e fshatarëve. Në informacion me shumë vlera është një shkresë e komunës Prezë dërguar nënprefekturës së Shijakut, ku jepet një informacion i plotë i familjeve proletare, që nuk zotërojnë tokë nga fshatrat e kësaj komune, ku përfshiheshin dhe fshatrat Radës, Kamerras, Manzës. Bilalas, Kullë, Maminas, Rrubjekë. Gjithashtu ishin të evidentuar në një shkresë të vitit 1938 dhe familjet që kishin mullinjtë primitiv për vajin e ullirit. Më pas autori trajton luftën e dytë Botërore. Ku autori trajton dhe lëvizjen e legalitetin dhe lëvizjen NÇl. Ai ka trajtuar çetën e Xhemal Gjergjit i cili ka vepruar në krahun perëndimor Maminas Rodon. Njëkohësisht autori ka trajtuar me detaje luftën NÇl, kundër fashistëve Gjerman. Pjesëmarrjen e popullit në këtë lëvizje, ngritjen e këshillave NÇl. Të dëshmorëve që ranë për çlirimin e vendit etj.

Një çështje tjetër që trajtohet në këtë kapitull është dhe Sistemi socialist. Ku përshkruhet gjendja e prapambetur e krahinës pas përfundimit të luftës NÇl. Në këtë kohë kemi ndërtimin e ndërtesës së Komunës në Radë. Më pas autori trajton arsimin, kulturën dhe shëndetësisë. Autori i referohet studiuesit dhe historianit Betnard Fisher i cili ka thënë: “Arsimi u vlerësua si mjeti kryesor për t’i nxjerrë shqiptarët nga sistemi arkaik shoqëror nga errësira e shekujve” në periudhën 1946-1948 vëmendja kryesore i’u kushtua hapjes së shkollave fillore më pas iu kushtua rëndësi arsimit unik 7-vjeçarë. Në këtë çështje trajtohen hapja e shkollave fillore në Radë, në Manzë, në Armath. Në këtë periudhë kemi dhe luftën kundër zakoneve prapanike, të prapambetjes, të jetës patriarkale.etj. autori sjell me fakte reale dhe me emra të gjithë ata që ndoqën arsimin, pas arsimit 7-Vjeçarë nga fshatrat e Radës, Kamerrasit, Manzës, Rrubjekës etj. Në lidhje me shkollën 7, 8, 9-vjeçare të Radës, jepen të dhëna të sakta për drejtorët dhe mësuesit që kanë kontribuar nga viti 1945 – 2024, e njëjta gjë është bërë për shkollat e Manzës, shkollës në Kuçok, historinë e hapjes së shkollës së mesme, drejtorët ndër vite, mësuesit etj.

Një tjetër informacion lidhet dhe me zhvillimin e infrastrukturës shkollore në Krahinë, shkolla 7, 8, 9-vjeçare Armath, emrat e drejtorëve ndër vite dhe emrat e mësuesve. Shkollat fillore, Borçë, Hamalle, emrat e mësuesve që punuan në këto shkolla. Shkolla fillore dhe ajo 8, 9-vjeçare në Rrubjekë emrat e drejtorëve dhe të mësuesve që punuan në këto shkolla. “Lista e mësuesve është ndërtuar mbi bazën e intervistave të kryera nga vetë autori me banorë të fshatrave”. Gjithashtu autori sjell informacion për edukatoret e kopshtit në fshatrat, Radë, Kamerras, Miniera Kuçok, Manzë fshat, në Shkallë, në Armath, në Hamalle dhe në Borçë.

Autori sjell një informacion për aktivitetin kulturor që ishte në rritje, duke na dhënë një informacion të plotë për instrumentetistët, këngëtarët, vallëtarët, aktorët e humorit, trupën e teatrit, në veprimtaritë fiskulturo sportive, pjesëmarrësit në ekipet e futbollit, volejbollit, basketbollit, në mundje, në çiklizëm, në hipizëm, në tërheqje litari meshkuj e femra. Një kujdes i veçantë në këtë periudhë i është kushtuar dhe ndërtimit të ambienteve sportive në shkolla dhe në fshatrat e krahinës. Një informacion i rëndësishëm në këtë çështje është dhe rritja e shërbimit të kujdesit shëndetësor duke filluar nga spitali në Manëz dhe në fshatrat e tjerë, me qendrat shëndetësore, duke i sjellë me emra mjekët stamatologët dhe infermierët që kanë shërbyer, në këtë trevë.

Një informacion tjetër i rëndësishëm që na sjellë autori në libër është për tokën dhe veprimtarinë agrare të banorëve të fshatit, ku trajtohet zhvillimi i reformës agrare, ligji për rishikimin e saj u bë më 17 nëntor të vitin 1946, në bazë të këtij ligji u shpronësuan 7 familjet e mëdha. Në këtë periudhë kemi tharjen e kënetave, ndërtimin e kanaleve kulluese, shpejt u hodh idea e kolektivizimit të bujqësisë. Në vitin 1947 kemi krijimin e kooperativës së Maminasit. Në vitin 1956 kemi fillimin e punës për krijimin e kooperativës së zonës. Në Radë në vitin 1956, u krijua kooperativa, po në këtë vit u krijua dhe në Kamerras.

Autori jep informacion për kryetarët e parë të kooperativave. Më pas kemi krijimin e koopetivës bashkuar Manzë që përfshinte të gjitha ekonomitë e fshatrave të saj. Në lidhje me këtë autori na sjell informacion të detajuar, me emrat të kryetarëve, nënkryetarëve, kruezoteknikëve, kryeagronomëve, kryevetererinerëve, kryetarëve të degës së financës, punonjësve të financës, kryetarit të degës së planit, zyra e kuadrit arkivë-protikoll, si dhe informacion për sektorët dhe përgjegjësit përkatës me emra. Të tjera zhvillime ku trajtohen elektrifilimi, hapja e minierës së Manzës në vitin 1969, lidhur me këtë kemi arsimimin e një kategorie njerëzish që do vepronin në gjeologji- miniera.

Një tjetër informacion është dhe ai që lidhet me instalimet ushtarake (repartet) që ishin dislokuar në këtë krahinë. Gjithashtu vend të rëndësishëm në këtë libër zë dhe informacioni për kuadrot e larta ushtarake që kanë dalë nga kjo krahinë: Kolonel Rifat Gjyzeli, ish Drejtor i Tankeve në Ministrinë e Mbrojtjes. Doktor i shkencave Kolonel Hysni Gjergji, ish Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Ushtarak. Kolonel Hyqmet Shehi, ish Drejtor Tipografisë Ushtarake, në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku, ish Komandant i Komandës së Mbështetëse. Gjeneral Major Astrit Mehja, Drejtor i përgjithshëm i Ministrinë së Brendshme dhe Zëvendësministër i Brendshëm. Gjeneral Brigade Agim Lala, ish Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Zëvendëshef i Shtabit të Përgjithshëm të FA. Mahut Hysa, ish Komandant i Regjimentit të aviacionit në Rinas.

Në kreun e pestë trajtohet: “Qeverisja pas vitit 1990” autori i bën një rezyme të hollësishme gjithë ngjarjeve që na shoqëruan në këtë periudhë të vështirë të tranzicionit. Një informacion që na jep autori është dhe në lidhje me “disa ndryshime në jetën dhe veprimtarinë e banorëve të zonës” kemi përmirësimin e jetës së banorëve të zonës, me shtëpi të reja, janë shtuar bizneset që veprojnë në zonë, ku autor i sjell me emra këta biznesmenë të suksesshëm të zonës duke filluar nga gjiri i Lalëzit deri në Maminas.

Në kapitullin e gjashtë trajtohet “Vartësia administrative, në periudha të ndryshme” Deri në vitin 1711. Krahina e Manzës ka qenë në përbërje të Kazasë së Ishmit, pas vitit 1711- 1778 Krahina ka qenë bë vartësi të Kazasë së Tiranës, deri në vitin 1778, vit kur Tirana u shpall Pashallëk. Duke e ruajtur statusin e Kazasë. Në vitin 1880, me ferman të veçantë të Sulltanit, Shijaku shpallet Kaza, Preza dhe Ishmi morën Statusin e Nahijes. Pas vitit 1913 Ishmi dhe Preza morën statusin e Krahinarisë, në vartësi të nënprefekturës së Shijakut. Në vitin 1925 kemi zgjedhjen e pleqnive të katundeve, ku autori jep informacion të plotë me emra kryepleqtë dhe anëtarët e çdo fshati. Në vitin 1938 u krijua Komuna e Radës ku bënin pjesë fshatrat, Radë, Maminas, Rrubjekë Bilalas, Kamerras, Kullë, Shkallë, Armathë, Hamalle, Kodër Laç. Me ligjin e 22 tetor të vitit 1944 “Mbi Këshillat NÇl të lokaliteteve, nënprefekturave, thuhej në zonat e Shqipërisë së lirë do të mbahet ndarja e vjetër administrative. Në vitin 1947 u bë ndarja e re administrative, autori na jep një panoramë të plotë për këshillat populli të fshatrave Kamerras, Radë, Manzë, Kuçok, Shkallë, Armath, Hamalle, Borçë. Me bashkimin e fshatrave në kooperativë pas vitin 1963, kemi krijimin e këshillit të bashkuar, në lidhje me këtë strukturë autori na sjell një informacion të plotë për kopertinën e Mamzës dhe të Maminasit, duke na sjellë dhe emrat e personave që kanë kryer detyrën e kryetarit të Këshillit të bashkuar. Pas vitit 1991 kemi kalimin në Bashki dhe kryeplaku i fshatit zgjidhet nga bashkia. Më pas autori sjell të plotë informacion në lidhje me Kryetarët e bashkisë së Manzës deri në vitin 2015, pas këtij viti nga reforma e kryer bashkia Manëz është kthyer njësi administrative dhe varet nga Bashkia Durrës. Në kapitullin e shtatë “Fshatrat, banorët dhe disa zakone e tradita” .Në këtë çështje autori jep një informacion në lidhje me vendbanimet e hershme të kësaj Krahine, lëvizjet e shumta të çrregulta dhe të vazhdueshme që janë kryer, lëvizjet e popullsisë pas vdekjes së Skënderbeut. Ai i referohet Milan Shuffly, i cili ka thënë: ” banorët e tanishëm nuk kanë asnjë lidhje me banorët e periudhës paraturke” autori na jep një informacion të plotë në lidhje me lëvizjen e popullsisë.

Një çështje tjetër që ai trajton është “Fshatrat dhe banorët e tyre” ai ka fulluat me fshatin Radë, shtrirjen gjeografike dhe kufizimet me fshatrat e tjerë. Teqia e Radës e ndërtuar në vitet 1700, autori trajton fiset kryesore të fshatit Radë, fisi Shehi me ndikim të madh në fshat dhe më gjërë. Autori përmend disa personalitete nga ky fshat si: Z.Asllan Shera, pedagog, ish drejtor thesari në Ministrinë e Financës. Z Gëzim Huqi, ish Drejtor Finance në Ministrinë e Mbrojtjes. Z. Fatbardh Sallaku, Doktor i Shkencave Profesor, Rektor i Universitetit Bujqësor të Kamzës. Z Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave pedagog i jashtëm në Universitetin e Mjekësisë. Z. Aris Huqi, Doktor i Shkencave, pedagog në fakultetin e Mbrojtjes së Bimëve në Universitetin Bujqësor. Fshati Kamerras. Përshkrimi gjeografik dhe topografik, kufizimet.

Autori jep një informacion të detajuar nga viti 1431-1432, kur del për herë të parë ky fshat.

Fiset kryesore të këtij Fshati, autori na sjellë një CV letrare të poetit dhe shkrimtarit të ndjerë Demir Gjergji, banor i këtij fshati. Autori trajton me emra poetë dhe shkrimtarë nga zona Maminas Rodon, duke filluar nga; Poeti Ymer Gjergji, i cili ka botuar një vëllim poezi. Z.Sinan Lala autor i tre librave historikë. Z. Sami Gjoka, poet dhe shkrimtarë, ka botuar tre libra. Z. Serbet Gjyzeli, poet ka botuar një vëllim me poezi. Z. Vangjel Frroku, piet ka botuar një libër me poezi. Z.Agim Hoxha piktor peisazhi. Z. Agim Lika, autor i gjashtë librave me poezi dhe historikë. Znj. Sabia Kurti autore e dy vëllimeve me poezi, Z. Naim Gjoka autor i dy librave historikë. Dy deputetë të parlamentit pluralist: Z Pëllumb Dema 1991 -1995 dhe Z. Sami Gjergji Doktor i Shkencave bujqësore, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2005-2009.

Më pas ai vijon me të dhënat gjeografike dhe topografike të fshatit Manzë, fiset që e banojnë këtë fshat. Nga ky fshat kanë dalë shumë personalitete në arsim, kulturë, shëndetësi mbrojtje, një ndër ta ështē Doktori i Shkencave Ahmet Gjyzeli. Kështu autori vijon me fshatrat Kuçok, fshatin Shkallë, një nga personalitetet kryesore të këtij Fshati është: Profesor Dr. Shkëlqim Fortuzi, ish Drejtor rajonal i tatimeve Durrës, nga viti 2924 Rektor i Universitetit të Durrësit. Fshati kodër Laç, Armathë, ai jep shpjegimin e emrit Armathë, bën një shpjegim për Valmin, që pozicionohet midis Kodër Laçit dhe Armathit. Fiset e para që kanë populluar Armathin dhe popullimin gradual me fise të tjera nga fshatrat përreth dhe tao të ardhura nga Bastari, Macuklli dhe Dubra. Një nga peronalitet e këtij fshati është Z. Medi Bici, Diktor i Shkencave, ai ka kryer detyra të ndryshme si anëtar i Gjykatës së Lartë nga viti 2010 e në vijim. Ka qenë anëtar 7 këshillit të lartë Gjyqësore dhe zëvendëskryetar i Këshillit të emërimeve në Drejtësi në vitin 2019- 2020. Mënpas vijon me fshatin Hamalle, fshat i banuar nga ilirët. Autori jep disa të dhëna për historinë e këtij fshati, popullsinë, fiset që banojnë në të. Më pas vijon me fshatin Borçë, fshat i banuar në vitin 1920, jepen të dhëna për fiset që e popullojnë fshatin.

Në vijim flitet për fshatin Rrubjekë. Një qendër banimi e hershme e përmendur në regjistrimin e vitit 1583. Jepen disa të dhëna për toponimet në këtë fshat, fiset kryesore që e popullojnë këtë fshat. Një personalitet i dalë nga ky fshat është: Z. Sulejman Kodra, me titull Profesor, Doktor, ai ka punuar si Zëbendësrektor i UT, shef Departamenti. Është autor i monografisë shkencore “Glomerulonefritet” dhe tekstit universitar “Nefrologjia”. Z. Muharrem Domi, zgjedhur deputet i Kubendit Popullor në legjislaturën 1974-1978. Më pas vijon me fshatin Bilalas, një emër që del vonë ai nuk përmendet nga regjistrimi i administrative.inistratës austro-hungareze. Autori jep informacion plr fiset që e popullojnë këtë fshat.

Në fund trajtohet fshati Maminas, autori jep shpjegimin se ku pozicionohet ky fshat. Jepet një informacion i detajuar nga fiset që popullohet, si dhe personalitet që kanë dalë nga ky fshat.

Z. Gëzim Koni, ka studiuar në fakultetin ekonomik në UT. Ai ka kryer detyra të ndryshme, ka qenë këshilltar pranë Këshillit të Ministrave, Zëvendësministër i tregtisë. Zëvendëskryetar i Komitetit ekzekutiv të Tiranës, pas vitit 1992 krijoi shoqërinë AGB. Shpk, si dhe aksionet kryesor i këshillit mbikëqyrës të birrës Tirana.

Z. MYNYR KONI, mbaroi studimet në Fakultetin e shkencave të natyrës, bë degën Biologji, në UT. Në Vitin 1996, bëhet diktor i Shkencave, më pas merr titullin Profesor i Asiocur dhe Profeaor. Ka punuar si punonjës shkencor në Akademinë e Shkencave. Ka punuar si Dekan i Fakultetin të Shkencave të Natyrës në UT. Në periudhën 2016-2020 ka punuar Rektor i Universitetit të Tiranës.

Në vijim autori flet për Karreçin, fiset që e popullojnë. Një vëmendje të veçantë autori i kushton dhe lëvizjeve të popullsisë nga këto fshatra në drejtim të Durrësit dhe Tiranës. Duke qenë një zonë e butë me prodhimtari të lartë bujqësore, shumë familje nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë i banuan këto fshatra. Autori jep me detaje të gjitha fiset që kanë populluar Radën, Kamerrasin, Manzën, Borçën, Shkallën, Armath, dhe Hamallen. Nga regjistrimi i vitit 2024, në këtë zonë banojnë 3487 familje, ne 12713 banorë. Më pas autori vijon Mbi disa kushte të jetesës së banorëve” ku jepet një informacion I plotë për ndërtesat, shtëpitë e banimit dy katëshe dhe një katëshe pas viteve 1960.

Autori na jep një informacion për veshjet e burrave dhe të grave. Ai flet dhe plr kushtet e mjerueshme të higjienës në jetën e banorëve të fshatrave. Kushtet e vështira të furnizimit me ujë.

Një çështje tjetër e rëndësishme është “Jeta shpirtërore dhe disa zakone e tradita” Ku autori flet për festat pagane si dita e verës.Dita e Novruzit, e Shëngjergjit. Autori flet dhe për bestytnitë e banorëve të zonës. Roli dhe ndikimi që ka pasur kanuni. Ai trajton dasmat, lista e ftesave, Paja që përgatitej. Rregullat e marrjes së nuses, në datën burrat qëndroni veç dhe gratë veç. Te burrat kishte orkestër, ndërsa për gratë dasmat nuk ishin shumë argëtuese, një tjetër traditë ishte dhe lindja e fëmijëve, e cila përbënte ngjarjen kulmore në jetën e çiftit. Fëmija i lindur duhet të kishte Nun, një tjetër zakon fetar ishte synetlliku. Në këtë çështje autori trajton traditën e kujdesit ndaj më të vjetërve, prindërve dhe gjyshëve të tyre.

Një nga zakonet që i ka rezistuar kohërave janë edhe ritet në rast vdekjesh, ku autor i trajton me detaje këto zakone. Autori nuk lë pa përmendur dhe gjakmarrjen, duke e ilustruar dhe me shembuj konkretë, sot kjo plagë është eliminuar pothuajse fare në këtë zonë. Më pas autori trajton “Disa urime, Mallkime dhe bestytni të ndryshme”. Ku autori i trajton mjaft bukur dhe me detaje duke i ilustruar dhe me shembuj kinkretë, ajo që është për tu theksuar është se autori këto urime, mallkime, betytni i ka grumbulluar nga intervistat që ka zhvilluar me banorë të fshatrave të zonës, gjë që i japin origjinalitetin dhe e bëjnë të besueshme për lexuesit e gjërë. Si përfundim:

Me një mirënjohje të thellë, falenderoj autorin, z. Sinan Lala, dhe të gjithë ata që kontribuan për hartimin dhe bëtimin e këtij studimi (libri) të çmuar, me vlera për Zonëndhe më gjërë.

Dhe njëherë urime autorit të librit, i cili oas njënpune disa vjeçare, për këtë prurje të jashtëzakonshme!

Libri juaj është drita që ndriçon rrugën e kujtesës historike të kësaj treve, dhe që frymëzon zemrat e të gjithëve banorëve të saj. Ashtu siç e cilëson Dr Hysni Gjergji tek parathënia,

“Ky libër duhet të jetë në çdo familje dhe institucion në krahinën tonë, ta kenë në biblotekën e tyre këtë vepër” unë do të shtoja se ky libër duhet të jetë dhe përtej trevës Manzës, Maminasit dhe jo vetëm. Ky studim (libër), duhet të jetë pjesë e Historisë së Durrësit dhe e historisë së Shqipërisë. Suksese librit tuaj drejt lexuesit!