ÇERAZELA KONDI

NJËZET VJET PRITJE DHE DASHURI.
Tregim!
Puhiza e mëngjesit,sillte erën e borzilokut që nëna mbillte dikur poshtë dritares të vjetër.
Ndaloi hapat pranë shtëpisë së rrënuar.
Kohë më parë,kishte vendosur të ndërtonte në vëndin e tij të lindjes
një ” Hotel- Restorant” për turistët që vinin nga larg.
Të sillte frymëmarje të re në fshatin e heshtur dhe të braktisur.
Atë ditë,kur u nis për në Amerikë,
nëna ja mbushi valixhen me fletë borziloku.
” Që të më kujtosh,o bir,”i tha me zërin që i dridhej,mes dashurisë dhe parandjenjës së mungesës.
Era e lules,i solli kujtimin e nënës.
Muret e zbardhura dhe dyshemeja e kalbur,ende shpërndanin atë ngrohtësi të vjetër dashurie,si kujtime i një kohe që s’kish ikur kurrë.
Në oxhakun e vjetër,një grusht hi dhe një kërcu lisi,i nxirrë nga bloza,flinin të heshtur.
Dukej sikur të ishin shuar një natë më parë dhe prisnin dorën ti ndiste përsëri.
– Ma shove zjarrin e oxhakut,
o bir!
-Ma thave pragun e derës,
o bir!
Zërat vinin nga kisha e Shën Kollit?
Ishte i jati dhe nëna plakë?
Apo frymë të tretura nga balta e mallit?
– Mëma ime! Babai im! U ktheva!
Vonesa nuk është harrim…
-Baba me kë po flet?- Pyeti Stela.
-Me kujtimet,bija ime…
– tha me zërin të largët,si të fliste me veten.
Një djalosh,ju afrua me hapa të qetë,sytë e tij flisnin më shumë se fjalët.
– Zoti Stefan,e kam amanet nga nëna…më tha:” Nëse ai një ditë kthehet,jepi këtë letër.”
-Si quhej nëna jote? – e pyeti me zë
që i dridhej.
-Vita zotëri.
– Ku ndodhet ajo tani?
Djali uli kokën,sytë ju mbushën me vesë lotësh.
-Në kishën e Shën Kollit zotëri.
Zemra e Stefanit,rrahu fort.
Çdo fjalë që lexonte nga letra e zverdhur nga vitet,ishte një plagë e vjetër që lëngonte sërish.
“Fani,dashuria ime e parë!
Sa vite të kam mbajtur në zemër?
Sa netë kam pritur,hapat e tua që nuk u kthyen kurrë?
Sa netë,pranë lumit Osum,ku valët pasqyronin hënën dhe kohën e humbur?
Kur u nise në kurbet,unë mbeta,me dhimbjen dhe me një shpresë të shuar:A do të shihja më?
Ajo natë,në korien e Shën Thanasit
s’më hiqet nga kujtesa.
Ti u nise për botën e madhe,unë mbeta me një jetë,që po rritej brënda meje.
Ai që po të jep këtë letër,
është,djali yt.
I vura emrin tënd Fani,që të thërrisja me përkëdheli.
Unë s’do të mbetem më në këtë botë,por ai do të mbetet fryti i dashurisë tonë,të ndaluar dhe të përjetshme.”
Kur ngriti kokën,djali kishte ikur.
-Cili është ai djalë,që ka sytë e tu baba?- pyeti Stela me zë të butë.
-Vëllai yt,bija ime- pëshpëriti.
– Gjaku im,që nuk e dija se ekzistonte.
Të nesërmen,Stefan dhe Stela,shkuan në kishën
e Shën Kollit.
Varri i Vitës,ishte mbuluar me bar të njomë dhe lule të egra,që lëkundeshin lehtë nga era.
Ai vuri letrën mbi gurin e ftohtë
dhe pëshpëriti:
-Më fal dashuria ime,për çdo ditë të humbur,për çdo lot të heshtur.
Amerika më dha gjithçka që kërkova në jetë,por më morri gjithçka që kisha:Vëndlindjen,
prindërit,dashurinë…
Në heshtjen e mëngjesit,u dëgjua një zë i njohur.
Fani po afrohej,me një tufë lulesh të egra në dorë.
– I mbledh çdo ditë,në korien e
Shën Thanasit,zoti Stefan.
Mamaja më çonte shpesh aty.
-Pse më thërret” Zoti Stefan”?
– Unë jam babai yt…- tha me lot në sy.
-Nganjëherë,nuk mjafton vetëm gjaku për të qënë baba.
Kur isha i vogël,më mungonte një zë që të më quante” bir”
Dhe unë,heshta nëntëmbëdhjetë vjet.
– Do të të marr në Amerikë,të vazhdosh shkollën…
– I kam premtuar mamasë,që mos ta lë vetëm.
Të mos i mungojnë lulet e bukura mbi varr.
– Po shkollën?- e pyeti Stela me ngrohtësi.
– Jam në vitin e tretë,menaxhim biznesi.
– Uaaa,unë jam në të parin- tha ajo me gëzim fëmijëror.
-Po mami,pse nuk ka ardhur me ju?
Stela ,vështroi me trishtim këmbanën e kishës.
-Aksident ajror…As trupin
nuk ja gjetëm.
-Më vjen keq,tani ke babin…
Stela i hodhi dorën në qafë.
– E kemi të dy- vëllai im i bukur!
Fani e mbështeti në gjoks.
– Motra ime ëngjëllore!
Stefanit,i shikonte nga larg me
sytë plot gëzim.
Mbi rrënojat e shtëpisë së vjetër,
u ngrit hotel- restoranti
me emrin” VITA”
Në hyrje,mbi mur,u gdhënd
me gërma të arta:
“Për dashuritë që vdesin
por nuk harrohen”
Kur nata mbulon fshatin dhe dritat e hotelit,ndriçojnë mbi lumin
Osum,era sjell aromën e luleve nga koria e Shën Thanasit.
Atëhere,përtej kohës,dëgjohet
psherëtima e Vitës:
Dashuria nuk vdes kurrë!
Pret dhe nuk humbet!
Shndërrohet në dritë!
Dhe nuk e shuan,as harresa!
Çerazela Kondi,15 Nëntor,2025,Athinë!!