
O FLAMUR, O DRITË LIRIE
O flamur, o shqipe zjarr,
n’ag valon mbi çdo kala,
je bekim n’zemrën plagë,
n’drit t’lirisë je kurorë flakë.
O flamur, o djep i besës,
ti për ne je nanë e babë,
je shqiponja që hap qiellin,
n’zheg e n’stuhi n’prush e dallgë.
O Flamur, o dritë lirie,
Kombi shqiptar ende lëngon,
Zemra s’pranon dy gjysmë jetë,
N’pragje Arbërie gjak pikon.
Historin me rrënjë sa mali e deti,
shpata, pushka pena gjaku i të rënëve,
e duam Mëmëdheun në rrënjët e të parëve.
Amaneti i shenjtë libër në kufijtë e zemrës.
Poeti vargje hedh si ylber drite,
Si rreze ndriçimi në ditar kohe,
mijëra zemra për liri u tretën,
Mbeten pishtarë si drita e hënës.
Hej, sa borxh t’kemi, o Skënderbe,
kur n’Krujë me shqipe ngrite flamurin,
princat i bashkove si degë në një trung,
Liria mbeti zjarr që stuhitë s’e shuajn’.
Anekënd botës Ismail Beu trokiti,
Shqipërinë firmosi si vatan,
n’Vlorë flamuri fluturoi n’qiell t’arbërit,
Me lot gëzimi shpalli Pavarësinë e larë me gjak.
O flamur, balli ynë i kuq me shkabë,
n’trojet e gjakut valvitesh krenar,
je flakadan që s’ka shi që të shuan,
je diell që ngroh çdo bajrak shqiptari n’ag.
Mbi trungun e Arbërit fluturon shqiponja,
si plis i bardhë që mban hallet e maleve,
je gur i çmuar në gji shekujsh ruajtur,
dritë lirie që s’nxitet nga udhët e erërave.
Të parët mbollën pemën e lirisë,
rrënjët i lanë n’besë e në gjak,
ilirët ndër damarë me epope të shkruara,
flamuri i Skënderbeut, i shenjtë e i pashuar flakë.
Hymni i Asdrenit diamanti i përjetësisë,
amaneti i të rënëve nder mbi varg,
zogjtë heshtin kur ngrihet në qiell,
e ne marrim forcë si Prometeu në zjarr.
O flamur, o shenjti i lirisë,
Kosova të bekon si vëlla,
n’duart e UÇK-së je ngritur në dritë,
bashkim i trojeve, lule që s’vyshket aspak.
Nexhbedin Basha
27 nëntor 2035