Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Parku i Paskuqanit, nga moçali i heshtur në hapësirën e jetës urbane-Nga Caush Kullafi

Parku i Paskuqanit, nga moçali i heshtur në hapësirën e jetës urbane-Nga Caush Kullafi

Vepër e identifikuar me emrin e Rakip Sulit

Nga Caush Kullafi

Qytetet nuk ndërtohen vetëm me beton dhe asfalt, por me vizion, kujdes dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj komunitetit. Parku i Paskuqanit përfaqëson një nga shembujt më domethënës të transformimit urban në Shqipërinë e viteve të fundit: një shndërrim rrënjësor nga një hapësirë e braktisur dhe e degraduar në një park publik që sot pulson jetë, gjelbërim dhe aktivitet qytetar. Ky transformim ,është  social, estetik dhe ekonomik, duke u identifikuar natyrshëm me emrin e kryetarit të bashkisë, z. Rakip Suli.

Dikur, zona ku sot shtrihet Parku i Paskuqanit ishte një moçal i qetë, ku zhurma e vetme ishte këndimi monoton i bretkosave dhe prania e ujërave të ndenjura që simbolizonin neglizhencën urbane. Ishte një hapësirë që qyteti e shmangte, një vend ku natyra ishte lënë në mëshirë të rastësisë.

Sot, i njëjti vend ngjan më shumë me një zemër të gjelbër urbane: pemë që lartësohen si kolona natyrore të qytetërimit, drita që pezullojnë mbi shtigje si yje artificialë, dhe hapësira që gumëzhijnë nga aktivitete sportive, kulturore dhe artistike. Në vend të bretkosave, dëgjohen të qeshura fëmijësh; në vend të baltës, shëtitore të pastra; në vend të izolimit, bashkëjetesë qytetare.

Ky kontrast përbën një figurë të qartë krahasuese: nga errësira e braktisjes në dritën e përkujdesjes publike.

Parku i Paskuqanit është  një hapësirë estetike. Ai është konceptuar si një mjedis funksional dhe gjithëpërfshirës. Shtigjet për ecje dhe vrapim,pedonalja,  këndet sportive, hapësirat për aktivitete kulturore, si dhe zonat e qeta ku kafeja shijohet nën hijen e pemëve, e kthejnë parkun në një laborator të jetës urbane moderne.

Në këtë kuptim, Parku i Paskuqanit funksionon si një univers i vogël qytetar, ku natyra, shëndeti, kultura dhe socializimi ndërthuren në mënyrë harmonike. Kjo është një risi e rëndësishme për zonën, e cila për dekada ishte e privuar nga hapësira publike cilësore.

Një nga efektet më të prekshme të këtij transformimi është rritja e vlerës së pronës përreth parkut. Hapësirat e gjelbra të mirëmenaxhuara janë të njohura në literaturën urbane si faktorë kyç në zhvillimin ekonomik lokal. Banesat përreth Parkut të Paskuqanit sot kanë një vlerë më të lartë, jo vetëm financiare, por edhe sociale.

Parku ka kthyer zonën nga një periferi e nënvlerësuar në një hapësirë të dëshirueshme jetese, duke krijuar një zinxhir pozitiv zhvillimi: më shumë investime, më shumë vizitorë, më shumë jetë.

Në një bashkëbisedim në zyrë, kryetari i bashkisë, z. Rakip Suli, flet me krenari për parkun jo si për një projekt të përfunduar, por si për një organizëm të gjallë që kërkon kujdes të vazhdueshëm. Kjo qasje e dallon projektin: jo vetëm si 

ndërtim, por mirëmbajtje vizioni.

Figura e tij del në këtë kontekst figura e  njeriu të punës, të mirëkuptimit dhe humanizmit, i cili e sheh qytetin jo si një hartë, por si një bashkësi njerëzish me nevoja reale. Parku i Paskuqanit, në këtë kuptim, është pasqyrë e këtij vizioni: një vepër që flet më shumë përmes rezultateve sesa fjalëve.

Parku i Paskuqanit është  është një dëshmi se transformimi urban është i mundur kur vizioni bashkohet me punën dhe ndjeshmërinë njerëzore. Nga një moçal i harruar në një hapësirë që frymon jetë, ky park mbetet një simbol i qartë i ndryshimit pozitiv dhe një shembull se si hapësirat publike mund të rikthehen në shërbim të qytetarit.

Në këtë proces, emri i Rakip Sulit mbetet i lidhur natyrshëm me parkun, jo si një shenjë personale, por si përfaqësim i një filozofie qeverisëse që vendos njeriun dhe mjedisin në qendër të zhvillimit.

Shkurt 2026