Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Patriot njëherë në vit – të mos kujtohemi vetëm në festa! Shon Malaj-poet

Patriot njëherë në vit – të mos kujtohemi vetëm në festa! Shon Malaj-poet

Shon Malaj

PATRIOT NJËHERË NË VIT – TË MOS KUJTOHEMI VETËM NË FESTA!

Bashkë me festat kombëtare na shfaqet një realitet i hidhur: ne kujtojmë rrënjët, identitetin dhe flamurin vetëm një herë në vit, ndërsa 364 ditët e tjera i harrojmë si të mos kishin ekzistuar.

Një ditë në vit bëhemi të gjithë patriotë me zë të lartë; por gjatë vitit, shumë prej nesh e humbin gjuhën, traditën, familjen, moralin,vlerat që mbajnë gjallë një komb.

Shpesh dëgjojmë shqiptarë që flasin gjuhë të huaj me fëmijët e tyre, ndërsa shqipen e lënë në hije. Dhe absurditeti më i madh është se kjo ndodh brenda vetë Shqipërisë.

Si mund të ruash flamurin, kur nuk ruan gjuhën?

Njëherë në vit e ngremë flamurin me plot krenari, ndërsa më 30 nëntor e palosim dhe e fusim në dollap, sikur historia të jetë një dekor sezonal, jo amanet brezash.

Harrojmë Skënderbeun, harrojmë Ismail Qemalin, harrojmë burrat që me mençuri, besë dhe karakter ndërtuan themelet e këtij shteti.

Harrojmë se familja është qeliza e kombit.

Harrojmë se tradita nuk është pengesë, por pasuri.

Harrojmë se dinjiteti nuk mësohet në një ditë feste, por ndërtohet çdo ditë.

Atdheu nuk është foto për rrjete sociale në 28–29 nëntor.

Atdheu nuk është stoli që e vendosim vetëm në ditë të caktuara.

Atdheu është përgjegjësi e përditshme.

Atdheu është i yni për sa kohë ruajmë gjuhën, familjen, moralin, zakonet dhe karakterin kombëtar. Këto janë themelet që e mbajnë Shqipërinë të fortë dhe të pastër ,jo datat e kalendarit.

Nuk është Shqipëria ajo që na ka harruar.

Ne jemi ata që kujtohemi vetëm njëherë në vit!

Shon Malaj-Poet