Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Përshëndetje nga largësia-Hatip Hulaj

Përshëndetje nga largësia-Hatip Hulaj

PËRSHËNDETJE NGA LARGËSIA

Ti, bilbil ngado që shkon ,
fluturon fushave dhe maleve,
mbi lumenj,dete dhe oqeane,
ndalu pak në vendlindjen time,
shiko a ka pësuar ndryshime.

Shko aty ku bëra hapin e parë,
shiko a ka mbetur frymë e gjallë,
shtëpinë e vjetër a e kam nē këmbë,
në oborr trëndafilat a janë tharë.

Shko mandej të shkolla ime,
merri dhe m’i sill ca kujtime,
në oborr të shkollës kur vraponim,
të lumtur kur loznim dhe këndonim.

Qëndro te rrethoja e “Kroit Madh”,
shihi rrugët, andej ujë kah kam bartë,
pyet aty nga shtëpia,
a janë gjallë e gjithë shoqëria.

Shko atje lartë në “Zabel”,
këngës më të bukur t’ia merrë,
përshëndete gjithë fshatin tim,
s’do t’i harroj deri në amshim.

20.01.25
Hatip Hulaj
Nierstein