Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Piro dhe Piraku-Erget Cenolli

Piro dhe Piraku-Erget Cenolli

PIRO DHE PIRAKU

Këngën II, të “Iliadës” përshkruhen me hollësi aleatët e Akejve dhe të Trojanëve. Në disa shkrime të mëparshme kemi përmendur aleancën e Akejve, sot do të përmendim dy prej fiseve që luftuan në krahun e mbretit Dardan, Prijam (Prijësit, siç thuhet në Shqipen e sotme).

Citojmë:

“Trekenve u printe Akamanti, e atyre nga Helensponti u printe trimi Piro.

…………………………………………………………………………

Edhe Peonëve harkëtarë, që ishin nga lumi i Aksit

me rrjedhë të gjerë që ujit fushat rrotull,

Piraku u printe…” (“Iliada”, Kënga II, vargjet 1016-1023. Përktheu zoti Gjon Shllaku).

Shohim se asi kohe emri Piro ishte shumë i shpeshtë. Historia e lashtësisë njeh disa personazhe me këtë emër. Kemi Piro Neoptolemin, birin e Akilit i cili në fund të luftës rrëmbeu Andromakën dhe më të lindi Molosin. Po të asaj kohe janë edhe Pirot që sipërpërmendëm. Në këtë mes ajo që na le më tepër mbresë është trajta Pirak. Prapashtesa -ak, është studiuar prej dyshes Çabej-Xhuvani në studimin e tyre “Prapashtesat e gjuhës shqipe”, në të cilin thuhet, se: “… përgjithësisht kjo prapashtesë është autoktone e shqipes, sikundër që duket te fjala plak…”.

Personaliteti më i famshëm është Pirua i Epirit. Të gjithë këta emra lidhen me epitetin “i kuqi” ose “kuqua”, pasi duket se të gjithë i kanë pasur flokët e kuqe.

Mendojmë se emërtimi Piro e ka prejardhjen nga Pirustët, fis Ilir që ishte vendosur në qarkun Mat, Pukë e Mirditë. Për emrin e tyre prof. Çabej thotë se është një prej emërtimeve tipike të kalimit prej Ilirishtes në Shqipe. Po sipas tij, te shqiptarët e sotëm kjo fjalë shqiptohet, PRUSH. Është ky shkaku që në ato anë ka edhe një emërvend të thirrur, “Qafa e Prushit”. Dihet që Pirustët ishin metalurgë të zotë të metaleve me ngjyrë dhe prushi ishte elementi kryesor për të mundësuar shkrirjen e tyre. Pra Piro, mendojmë se ka kuptimin “Njeri me flokë të PRUSHTË”. Disa studiues të sotëm ngatërrohen me epitetin që i vunë romakët Piros së Epirit, duke e quajtur: “Piro Burrus”. Fjalën burrus e ngatërrojnë me Shqipen, burrë. Në të vërtetë këto janë ngjasime homonimike, pasi në Latinishten Paraklasike, burrus i thonë ngjyrës së kuqe. Pra, edhe Latinët e kanë thirrur: “FLOKËKUQI” (shih, “Oxford Latin Dictionary”, 1982 (OLD).

Erget Cenolli d.v.