Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Pleqëria vjen- Nexhat Bexheti

Pleqëria vjen- Nexhat Bexheti

Pleqëria vjen- Nexhat Bexheti

Në ditët e pleqërisë,kujtime të ndritura

Mbi shpatulla ngadalë rrënjët e kohës së shkuar

Si pemë që vuan,por gjithmonë që rritet

Historia jote, një përrallë që rrëfehet

Në sytë e thyer prekja e kujtimeve të kaluara

Në zemrën tënde,një thesar që gjithmonë kujtohet

Ditët e pleqërisë,si një fllad i butë

Përjetësia e shpirtit,një histori që përjetohet

Në hije të errët të natës së vonë

Kujtimet e shkuarjes si yje të ndritura

Ditët e pleqërisë si valixhe me thesar

Përjetimi i pleqërisë është edhe grandioz

Kënaqësitë e ndodhura gjatë rinisë riaktulizohen

Përvojat u’a mësojmë nipave dhe mbesave

Edhe dashuritë e humbura n’a përmallojnë

Rinia ndodh që të kaloje përmes katakombave

Pleqëria i ulë për toke si të kaluara qofshin

Dikush akoma s’mundet të ndahet nga rinia

Akoma e ndjen dhe e kërkon dashurinë e humbur

Në zemrën tënde,një botë që kujtohet me hare