PLISI 1500-VJEÇAR I TRENIT
Kjo foto është pjesë e reliefit të një guri varri gjetur prej arkeologëve në fshatin Tren të Devollit.
Fshati është i dëgjuar për një sërë gjetjesh të rëndësishme që tregojnë vazhdimësinë e pandërprerë të popullit Shqiptar nga kohërat Parailire deri sot.
Të tilla janë: Shpella e Trenit e periudhës Neolitike, vizatimet e Gjahtarëve të drerëve, të periudhës së Bronzit e kështu me rradhë, për të arritur tek kjo stelë varri që paraqet dy farkëtarë të cilët po punojnë një vegël hekuri.
Nga gjithë relievi kemi paraqitur kokën e njërit prej tyre, ku tregohet qartë PLISI I BARDHË.
Kjo gjetje, sipas arkeologëve, është e shekujve 4-6, pas Krishtit, që tregon se Veshja Shqiptare e para rreth 1500-viteve është e njëjtë me atë sot.
Këta devollinj duarartë, këtë veshje pa dyshim që e kishin trashëguar nga gjyshërit, stërgjyshërit dhe katragjyshërit e tyre, pra PLISI udhëton ndër Shqiptarë prej mijëra vite më parë.
