Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Poezi-Bruna Gjoni Pervathi

Poezi-Bruna Gjoni Pervathi

Më puth kur hëna të kthehet nga larg
E ashtu përskuqur të shtrihet mbi det
Të hedhim tutje mallin që derdhet mbi mall
E sytë të na kthehen këng që flet.
Se dashuritë e medha ta kthejnë buzëqeshjen
Të bëjnë me krahë edhe kur si ke
Na bën luleborë që çel stinëve të ftohta
Një trëndafil që lind ….veç për ne


Më duaj edhe kur zemërimi i ngjan furtunës
Të frikësuar të shkruajmë lutje në meshë
Të harrojmë se ne nuk e mbajnë idhnimin
Nga fjalë që vijnë e ikin pa asnjë peshë
Se dashuria është një qiell i pa fund
Që na zgjon dëshira çmëndurake
Është një shpresë e bukur që degët shkund
Është parajsë që nuk frikësohet nga mëkatet