GUXIMI
Aty befas një stuhi
Ç’më buroi me zell të ri
Porsi ëndërr diç m’u shfaq
Ish e ç’është këtë s’e di!
M’u kujtua në ish ai
Emrin shumë ia kisha dëgjuar
Papritmas ndjeva thellë në gji
Mos isha unë në k’të magji?
Ah,more!Pse s’më përgjigjesh?
Po vjen vërtet a po shtiresh?
Sikur ndjenjat të kishin zë
Unë e ti do t’ishim një.
Marsia Kërtusha (klasa X)
POEZIA ËSHTË JETË
Fjalë të zgjedhura kërkon poezia
Fjalë që dalin nga zemra, vërtetë
Vargjet kanë dhembje, i lidh dashuria
Prandaj dhe themi që poezia është jetë
Poezia bën që n’horizont t’shohësh larg
Në kokë vijnë mendimet radhë-radhë,
Poeti skalit e gdhend çdo varg
Portret i zemrës, derdhur mbi valë
Poezia është jetë, ajo ka dhe shpirt
Jeton brenda meje ashtu,vargjeshkruar
Sytë prej të verbri marrin dritë
Se janë vargje zemre, prej jete buruar
Ejsi Kulla (Klasa V)
VITI I FUNDIT
Mbi fletën e bardhë
Sot rri e menduar
Për vitin e fundit
Nisem për të shkruar.
Sa ditë, sa javë
Sa muaj, kujtime
Sa zënka e fjalë
Ëndrra, përqafime
Teksa fjalët thur
Me ndjenjë e kujtime
Çdo moment i yni
Para syve m’u kthye
Kujtoj ditën e parë
Urrej atë të fundit
Në ëndrra udhëtuam
Nëpër rryma të lumit
Fleta po më ikën
Ashtu si ikën vitet
Gjurmët mbeten rrënja
Ndryshe janë ditët.
Glea Murati (klasa XII)
LUFTO
Lufto për ato ëndrra që të mbajnë gjallë
Lufto!Brenda teje nuk ka forcë të të ndalë.
Lufto kur trupi lodhet e zemra thyhet
Kur bota është e madhe dhe e ftohtë.
Kur askush s’të do fitues e shtyhet
Të të shkaktojë dhimbje edhe lot.
Lufto edhe nëse plagosesh a digjesh
Beteja do të humbësh,mos u dorëzo!
Tërhiqu të marrësh forca të reja
Kthehu të fitosh të humburat beteja!
Eriselda Dema (klasa X)


