Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Prof. Dr. Xhavit Ahmeti ishte veptimtar i arsimit shqip dhe i kauzës së mdhe kombëtare-Shkruar nga Sami ARIFI

Prof. Dr. Xhavit Ahmeti ishte veptimtar i arsimit shqip dhe i kauzës së mdhe kombëtare-Shkruar nga Sami ARIFI

Shkruar nga Sami ARIFI

Prof. Dr. Xhavit Ahmeti ishte veptimtar i arsimit shqip dhe i kauzës së mdhe kombëtare

     Prof. Dr. Xhavit Ahmeti

Xhavit Ahmeti u lind, më 25 tetor të vitit 1952, në fshatin Prelepnicë-Komuna e Gjilanit, ai shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme Normale në Gjilan. Xhavit Ameti studimet në lëndën e Kimisë i kreu në Sarajevë e në Prishtinë, ndërsa magjistraturën dhe doktoraturën i kreu në kryeqytetin e Kroacisë në Zagrebnë-Dega e Kimisë-Drejtimi: Metodat fizike në kimi, që i mbaroi me sukses të lartë.

Xhaviti, punës, si asistent në  FSHMN-Dega e Kimisë, ia filloi menjëherë pas diplomimit më 01/ 10/ 1975, ai mbajti ushtrimet në lëndën e Kimisë Analitike Instrumentale në Seksionin e Kimisë, gjithashtu mbajti ushtrimet edhe te studentët e Fakultetit të Mjekësisë-Stomatologjisë dhe te studentët e Seksionit të Fizikës të FSHMN. Gjatë një viti shkollor me autorizimin e përgjegjësve të Seksionit të Kimisë mbajti mësimin edhe në Akademin Pedagogjike “Skënderbeu” të Gjilanit. Në vitin 1986 autorizohet të mbaj ligjoratat në lëndën e Kimisë së Përgjithshme, në mënyrë që pastaj, më 1987 zgjedhet me titull të docentit që pas një kohe, më saktsisht në vitin 1994, arrin titullin e profesorit inordinar, gjegjësisht ordinar në FSHMN dhe në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së.

Prof. Dr. Sc. Xhavit Ahmeti, krahas me punë te studemtët, ishte i angazhuar edhe me punë shkencore-kërkimore, i cili ishte pjesëmarrës në disa projekte shkencore-hulumtusese. Profi Xhavit qysh kur ishte si student u angazhuar me projekte me karakter ndërkombëtar të UNDP-së.

Prof. Dr. Xhavit Ahmeti ishte veprimtar i madh i çështjes kombëtare, ai dha shumë për Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Prof. Dr. Xhavit Ahmeti në vitin 1991, ishte aktivist i shquar në organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe për këtë shkak, nga pushteti serbo-sllav, u dënua me dy muaj burg. Prof. Xhaviti në zgjedhjet e para të Republikës së Kosovës u zgjodh deputet i Parlamentit të RK, ai në Kuvendin e II-të LDK-së në vitin 1994 u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie. Profesor Xhaviti për disa vite me radhë ishte Këshilltar për Arsim i Presisentit Dr. Ibrahim Rugovës, gjithashtu edhe organizator i sistemit të arsimit të Pavarur të RK.

Ai ndërroi jetë më 21 nëntor të vitit 1996 në një aksident trafiuku gjatë udhëtimit zyrtar për çështjen e shkollës shqipe. Dr. Xhavit Ahmeti ishte dhe mbeti një figure e madhe e kombit shqiptar. Vepra e tij jeton dhe gjithnjë madhërohet dhe çmohet nga të gjithë studjuesit e dijës. Dr. Sc. Xhavit Ahmeti, edhe se u nda që herët nga jeta prej kësaj Bote, ai la opus të lakmuar të veprimtarisë së tij profesionale dhe shkencore: Prof Xhaviti la më se 24 punime shkencore, 27 kumtesa të mbajtura në simpoziume të ndryshme, e tribuna tjera shkencore, si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë vendit, ai la për njerëzit e dijës tekste të shumta shkollore dhe universitare dhe shumë përkthime në lëminë e literaturës shkencore të lëndës së kimisë, meqë ai ishte edhe njohës i shumë gjuhëve të huaja. Ai ka lënë pas vetes gruan dhe pesë fëmijë: tri vajza dhe dy djem të cilët jetojnë në Prishtinë.

Shkruan: Sami ARIFI