Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Re dimri mbi liqen-Defrim Selmani

Re dimri mbi liqen-Defrim Selmani

RE DIMRI MBI LIQEN
Retë mbi liqen…
Përgjumja,
puth këngën e valës
bregliqenit që hesht…
buzë e valës ledhaton bregun gri…


Pikëshiut griset guna
e dhirtë e liqenit që fle…
Heshtja këngën e gjuhëve të
erës dëgjon…


Gjurmë e mallit tim,
flatron ëndrra të bardha
mjelmash në breg…
Mbretëron përreth
qetësi e reve gri
e venitur pas xhamash në shi…
D.Selmani 20 Nëntor 2025.